LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ftesë Bashës/ "Të bëhemi një, nuk është koha për opozitarizëm"

12 Mars 2020, 21:08, Politikë CNA
Rama ftesë Bashës/ "Të bëhemi një, nuk

Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike kundërshtarit të tij politik Lulzim Bashës, lidhur me situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Rama tha se qeveria dhe opozita duhet të bëhen një dhe jo të sulmojnë njëra-tjetrën. Kreu i qeverisë theksoi se nuk është koha për propozime dhe e krahasoi opozitën shqiptare me atë të shteteve tjera.

“Atë mesazh që kam pasur gjithmonë, atë mesazh që kam pasur kur patëm tërmetin, atë mesazh që ka një njeri normal në një kohë anormale. Kjo nuk është koha për opozitarizëm, nuk është koha për aksione opozitare, për task-forca opozitare, aksione opozitare, propozime opozitare, është koha të bëhemi një. Unë ndjek përveç të tjerave se si sillen opozitat në vendet tjera. Një opozitë e ndërgjegjshme që ka diçka për të thënë, ose për të nxitur nuk del në televizor për ta bërë, por shkon në kanalin e duhur që është kanali komunikimit institucional. Ndërsa një opozitë del e flet për maska të skaduara, kur jo ne por Kanadaja dhe Spanja para dy ditësh ka shpërndarë masivisht të gjitha maskat stok të cilave u kishte kaluar afati. Kalimi i afatit të maskave është si e parfumit, i cili nuk e ka efektin 100%, por 98%”, deklaroi Rama në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga