Kronika
Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet në terren/ Identifikohen mbi 100 të kthyer nga Italia

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, policia dhe ushtria kanë rinisur kontrollen në terren në mbarë vendin, për identifikimin e personave të kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi.
Mësohet se ata kanë ngritur gjithsej 70 pika të kontrollit dhe ndërkohë janë identifikuar mbi 100 të kthyer nga Italia pas 27 shkurtit.
Qytetarët që kontrollohen iu kërkohet ID ose pasaportë, dhe verifikohen në TIMS.
Në rastet kur verifikohet se personi vjen nga vendet me risk, policia i merr emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresën si dhe e këshillon të qëndrojë në shtëpi dhe nëse shfaq probleme të telefonojë në numrin 127.
Në rast se kapen sërish nga patrullat, ata do të ndëshkohen në bazë të urdhërit të nxjerrë një ditë më parë nga ministria.
Lajme të Rekomanduara:

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...