Connect with Us

Po kalonte vijat e bardha me biçikletë/ Plagoset një person në qendër të Tiranës

Kronika

Po kalonte vijat e bardha me biçikletë/ Plagoset një person në qendër të Tiranës

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës.

Mësohet se një makinë ka përplasur  një person që po kalonte me biçikletë në vijat e bardha në zonën e 9-katësheve.

I plagosuri ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa ambulanca sapo ka mbërritur për ta marrë dhe dërguar në spital, ku do të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE:  Moti i keq përgjak rrugët/ Aksident i rëndë në Elbasan

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije emri i të plagosurit dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen 613 kg drogë, një armë gjahu dhe 13 fishekë/ Arrestohen 2 persona në Kurbin

Publikuar

-

Nga

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, në sajë të operacionit të koduar “Godull”.

Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga shtetasit me iniciale S.Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R.S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të 60-vjeçarit, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

LEXO EDHE:  Moti i keq përgjak rrugët/ Aksident i rëndë në Elbasan

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim për vjedhje/ Merr fund arratia për 44 vjeçarin

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se të dy këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzat për shpërdorim detyre/ Kryebashkiaku kallëzohet në prokurori

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek Guci, është kallëzuar penalisht në prokurori për shpërdorim të detyrës.

Sipas BW, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek  Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj.

Kjo sepse ka bërë kallëzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet në terren/ Identifikohen mbi 100 të kthyer nga Italia

Publikuar

-

Nga

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, policia dhe ushtria kanë rinisur kontrollen në terren në mbarë vendin, për identifikimin e personave të kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Mësohet se ata kanë ngritur gjithsej 70 pika të kontrollit dhe ndërkohë janë identifikuar mbi 100 të kthyer nga Italia pas 27 shkurtit.

Qytetarët që kontrollohen iu kërkohet ID ose pasaportë, dhe verifikohen në TIMS.

Në rastet kur verifikohet se personi vjen nga vendet me risk, policia i merr emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresën si dhe e këshillon të qëndrojë në shtëpi dhe nëse shfaq probleme të telefonojë në numrin 127.

LEXO EDHE:  Aksidenti me vdekje në Shkodër/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Goditi me shufër hekuri protestuesin/ Arrestohet 43-vjeçari

Në rast se kapen sërish nga patrullat, ata do të ndëshkohen në bazë të urdhërit të nxjerrë një ditë më parë nga ministria.

LEXO TE PLOTE