Connect with Us

PD i nxjerr videon Ramës/ Çfarë deklaronte para dhe pas konfirmimit të koronavirusit

Politikë

PD i nxjerr videon Ramës/ Çfarë deklaronte para dhe pas konfirmimit të koronavirusit

Publikuar

-

Partia Demokratike i ka publikuar një video kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratat që ky i fundit ka bërë për koronavirusin para se të konfirmoheshin raste në Shqipëri dhe pasi u konfirmuan.

Më 9 mars kryeministri deklaronte se Shqipëria nuk është e kërcënuar nga ky virus, ndërsa më 10 mars tha se vendi jonë është në luftë.

Demokratët kërkojnë të dinë se kujt duhet t’i besojnë, deklaratës së 9 apo 10 marsit.

LEXO EDHE:  Foto/ Rama në overdozë?

“Kë duhet të besojmë: Edi Ramën e datës 9 Mars apo Edi Ramën e datës 10 Mars?”, shkruan Partia Demokratike në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Akuzat e PD-së/ Rama injoron Bashën: Lërini në dëshpërimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një konferencë për mediat ku ka dhënë shpjegime të reja për tre ditët e shtetrrethimit në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Një nga pyetjet, ishin dhe akuzat e PD-së, gjatë këtyre ditëve, ku kryeministri Rama zgjodhi ti përgjigjej shkurt dhe prerë.

“Këta lërini në dëshpërimin e tyre se edhe në kohën kur të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë luftë tani që njerëzit duhet të jenë njerëz më shumë se asnjëherë me njëri tjetrin. Është një luftë ku të gjithë duhet të rrimë vetëm dhe të jemi bashkë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi- Nga qendrat tregtare tek ecjet në rrugë/ Rama me “dorë të hekurt”: Mos na detyroni të përdorim forcën

Publikuar

-

Nga

Në kushtet ku qeveria ka vendosur masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë qytetarë gjenden përballë një “paniku” së cfarë do të ndodhë me furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë, apo edhe nëse do të ndalohet ecja në këmbë.

Në një konferëncë për mediat, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka nevojë për panik, pasi në këtë drejtim nuk do të ndryshojë asgjë.

 “Në asnjë vend nuk është bllokuar aktiviteti prodhues, as në Itali. Ja çfarë thotë fjalë për fjalë edhe qarkoja e fundit e qeverisë italiane lidhur me fabrikat dhe kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjedise prodhimi.

Të garantohet maksimal puna në distancë apo nga shtëpia. Atë pjesë të punës edhe fasonët mund ta japin për t’u bërë nga shtëpia nëse është e mundur.

Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca ndërnjerëzore e 1 metri të bëhen shkurtimet e nevojshme brenda atij mjedisi. Pra nëse jemi në kushte kur nuk arrijnë distancat, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës dhe duhet kuptuar shumë qartë; kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Italia apo të gjitha vendet e tjera po bëjmë ndonjë ndarje klasash apo një trajtim diskriminues qoftë në call center apo fason.

Nëse mbyllim bare dhe lokale, nëse shmangim maksimalisht grumbullimet, atje ku ka sistem organizativ ku një shef është plotësisht e mundur të garantohemi se nuk infektohemi dhe nuk bëhemi përçues të virusit nga fakti që jemi detyruar të jemi së bashku.

LEXO EDHE:  “Ngrihuni, na hiqni qafe fizikisht”/ Rama i kthehet Metës: Po qan hallet e kriminelëve

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj: Cila është magjia e Bashës për të bashkuar PD-në?

Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë. Ka një pyetje për qendrat tregtare. Do të pezullohen të gjitha aktivitetet ku nuk lidhet për shërbimin ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash apo parfumesh.

Edhe sikur bota të ketë mbaruar nesër mbrëma nesër paradite, furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë do të jenë të hapura. Jini të qetë dhe në këtë drejtim nuk do të ndryshojë asgjë.

A do të pezullohet ecja në këmbë? Nuk pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe as familje të tëra të ngrihen dhe të grumbullohen tek Kodrat e Liqenit. Uroj që të mos përdorim forcën siç mund të ndodhë për festën e Ditës së Verës në Elbasan.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi zgjeron hartën e përfshirjes europiane/ Kancelares Merkel po i del parashikimi

Publikuar

-

Nga

Shtrirja e koronavirusit në Evropë po i zgjeron kufijtë, vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se prej saj mund të infektohet deri në 70% e popullsisë.

Siç njofton nga Londra, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, në Britani, Ministrja e Shëndetësisë u diagnostikua me koronavirus ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 450 persona, rritja më e madhe kjo brenda një dite.

Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në Evropë, ndërsa vendet fqinje i frikësohen një impakti të ngjashëm gjatë ditëve në vijim.

Epidemia në Itali filloi më pak se tre javë më parë. Tashmë ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz, ka shkaktuar disa qindra viktima dhe ka detyruar një vend të tërë të izolohet. Në Lombardi, në Italinë veriore, spitalet janë të mbingarkuara. I gjithë vendi po mundohet të përllogarisë humbjet. Impakti ekonomik ndaj Italisë pritet të jetë brutal, me sistemet e transportit dhe bizneset e mbyllura, turistë që nuk udhëtojnë më dhe konsumatorët që qëndrojnë në shtëpi.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se vendet e tjera do të pasojnë pas disa javësh Italinë, me epideminë që pritet të arrijë kulmin së shpejti. Liderët politikë po përpiqen të përballen me sfidën dhe të udhëheqin nëpërmjet shembullit të tyre. Udhëheqësit e BE-së e zhvilluan takimin e tyre të martën nëpërmjet videokonferencës.

LEXO EDHE:  Paskal Milo e thotë copë/ Rama nuk është diplomat, e papranueshme

LEXO EDHE:  “Ngrihuni, na hiqni qafe fizikisht”/ Rama i kthehet Metës: Po qan hallet e kriminelëve

Në Spanjë, Greqi dhe Republikën Çeke, universitetet dhe shkollat janë mbyllur për të paktën dy javë. Udhëheqësja e Gjermanisë bëri të mërkurën një paralajmërim të fortë.

“Duhet të kuptoni se nëse virusi është këtu dhe popullsia nuk ka imunitet ndaj tij, ndërsa nuk kemi ende një vaksinë apo terapi, një përqindje e lartë e ekspertëve thonë se 60 – 70% e popullsisë do të infektohet për sa kohë vazhdon kjo situatë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Corona”, virusi që filloi në një qoshe të Kinës është përhapur tashmë në mbarë botën dhe po transformon mënyrën e jetesës së qindra miliona njerëzve.

LEXO TE PLOTE