LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nesër nuk do jenë më në punë"/ Rama paralajmëron fasoneritë dhe call center-at

12 Mars 2020, 20:36, Politikë CNA
"Nesër nuk do jenë më në punë"/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë lidhur me call center-at dhe fasoneritë që vazhdojnë të punojnë edhe pse është urdhëruar të shmangen grumbullimet e punonjësve.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Rama tha se nesër këto aktiviteti që nxorrën punonjësit sot në protestë, do të mbyllen.

“Nesër këto aktivitete nuk do të jenë në punë. Këto që themi ne janë masa që duhet t’i marrin për veten e tyre, familjarët e tyre dhe për punonjësit. Në rast se nuk do të merren do ketë penalizime”, tha kreu i qeverisë.

Kujtojmë se në media është ngritur vazhdimisht shqetësimi për call center-at dhe për fasoneritë, ndërkohë që mëngjesin e sotëm punonjësit e fasonerive u ngritën në protestë, pasi refuzonin të shkonin në punë./CNA.al

Lajmet e fundit nga