Connect with Us

“Nesër administrata shtetërore pushim”/ Rama njoftim të rëndësishëm për punonjësit

Politikë

“Nesër administrata shtetërore pushim”/ Rama njoftim të rëndësishëm për punonjësit

Publikuar

-

“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim”.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se kjo është një masë e marrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga koronavirusi.

Rama deklaron se punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen në drejtorinë  e Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë thotë se nuk duhen marrë në automjete familjarë përveç punonjësve të administratës, ndryshe paralajmëron se do të merren sanksione të rënda.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aerportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër.

LEXO EDHE:  Emergjenca mjedisore/Edi Rama zbulon aksionin më të ri të Forcave të Armatosura

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda. Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo e personave që do të mbërrijnë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa thekson se duhet shumë kujdes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bllokoi qarkullimin edhe me mjete private/ Rama thirrje mediave

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se Tirana dhe Durrësi do të vendoset në karantinë, si dhe do të pezullohet trasporti ndërqytetas dhe lëvizja me automjete private.

Mirëpo pas këtij vendimi, kreu i qeverisë i bën thirrje mediave televizive të akreditojnë automjetet e trupave të tyre që duhet të raportojnë nga qytete të ndryshme, pasi thekson se në të kundërt nuk do të lejohen.

LEXO EDHE:  Ilir Meta tregon prapaskenat e zgjedhjes President/Rama donte që …!

LEXO EDHE:  U akuzua për korrupsion/ Rama i jep post të rëndësishëm

“Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit Tr-Dr, mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Së Shtetit në Tiranë. Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Tirana e Durrësi në karantinë/ Rama: Bllokohet qarkullimi i makinave private

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tirana e Durrësi në karantinë/ Rama: Bllokohet qarkullimi i makinave private

Publikuar

-

Nga

Qeveria vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Pas pezullimit të shërbimit të transportit urban, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot një tjetër masë drastike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të vendoset në karantinë Tirana dhe Durrësi.

“Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të blindohet perimetri i qarqeve tiranë-durrës dhe do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private e atyre të transportit ndërurban, drejt tiranës dhe durrësit apo anasjelltas nga tirana dhe durrësi drejt zonave të tjera të vendit

Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private në Tiranë e Durrës, si dhe transporti ndërurban mes Tiranës e Durrësit

-Nga e premtja në 06.00 deri të dielën në mesnatë do të mbyllet qarkullimi i automjeteve private dhe urbanëve në Shkodër,Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.

-Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra

-Këto masa ekstreme kufizimi të lirisë së qarkullimit janë domosdoshmëri për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë shqipërinë nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të koronavirusit mbi ne dhe të afërmit e të njohurit tanë

– Ky është një “grip” që do të prekë shumë prej nesh! 80% e atyre që do të preken do ta kalojnë pa asnjë shenjë. kjo do të thotë se gjithkush nga ne mund ta ketë, prandaj edhe pse nuk ndjejmë asgjë, na takon të gjithëve të mbrojmë të moshuarit e të sëmurët rrotull nesh, sepse po e transmetuam tek ata u kemi “ bërë peshqesh” një hall të madh.

LEXO EDHE:  Emergjenca mjedisore/Edi Rama zbulon aksionin më të ri të Forcave të Armatosura

LEXO EDHE:  Rama publikon videon e arrestimit flagrant të 3 tatimorëve/Këta ta sjellin stomakun në fyt, armiq të popullit

– Ndër ata që kanë shenja, janë shumë më pak ata që bëhen për spital, sepse shumica e kalon me sikletet e një gripi të zakonshëm dhe prej atyre që përfundojnë në spital shumica shërohen, por prapëseprapë askush nga ne nuk mund dhe nuk duhet të verë bast me probalitetin tejet të ulët që ai/ajo apo i afërmi i tij/saj të hyjë tek ata që mund të humbasin edhe jetën! në asnjë mënyrë jo. kurrën e kurrës!

– Frikë aspak, kujdes po! shumë fare madje!

-Kam besim dhe kini besim: nuk kemi në dorë ta vrasim armikun e padukshëm që na rrotullohet të gjithëve, duke kërkuar pengje në shtëpitë tona, po kemi në dorë ta lodhim derisa ta mundim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave!

-Përveç vetëdijësimit sa më të shpejtë, kufizimit sa më drastik të lëvizjeve të përditshme, respektimit të këshillave të autoriteteve shëndetësore dhe solidaritetit kombëtar, duke u bërë njësh shtet/qytetarë, asgjë tjetër s’na duhet dhe asgjë tjetër s’na ndihmon dot.

Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit!”-shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fotot në kohë/ Kur Edi Rama ishte një “nxënës” i keq dhe kopjac

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama qeveris vendin, prej vitit 2013, kur e solli në pushtet Ilir Meta.

Tashmë në pothuajse shtatë vite qeverisje, rezultatet e të cilës i shohim dhe i prekim çdo ditë, Edi Rama të paktën një gjë ka mësuar ta bëjë mirë. Që është propaganda, dhe asgjë më shumë sesa kaq. Ekonomia shkon çdo ditë e më keq, ama Rama tashmë ka mësuar të flasë në publik edhe pa letër para.

Por, çfarë ndodhte shtatë vite më parë.

CNA.al iu sjell më poshtë disa foto, të bëra në mars të vitit 2013, kur Edi Rama kërkonte të sillte Rilindjen në pushtet. Sikurse shikohet nga fotot, Rama në atë kohë, edhe pse në fakt nuk kishte program hiç, që të mos harronte se çfarë duhej të deklaronte para qytetarëve, e shkruante në dorë si një nxënës i keq dhe kopjac.

LEXO EDHE:  U akuzua për korrupsion/ Rama i jep post të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Habit ish-ministri i LSI/Çfarë i propozon Ramës për qeverinë e re

Fotot janë bërë në muajin mars 2013, disa ditë para darkës me ngjala në Gjirin e Lalzit, kur ftonte Ilir Metën për bashkëqeverisje.

Darka e ngjalave më pas, u “kurorëzua” me marëveshjen e 1 prillit, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Meta, i cili kishte qenë për 4 vite pjesë e qeverisë Berisha, u largua nga posti i ministrit të Ekonomisë në Janar të 2011-ës, pas protestave të dhunshme në bulevard ku humbën jetën 4 protestues dhe në 1 prill 2013, bashkohet në koalicion me Ramën.

CNA.al do të vijojë të sjellë herë pas here foto në kohë, të cilat tregojnë moralin pa moral dhe fytyrën e vërtetë të politikanëve tanë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE