Connect with Us

Ndërron jetë e moshuara në spitalin e Kurbinit/ Dyshimet e para

Kronika

Ndërron jetë e moshuara në spitalin e Kurbinit/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Një e moshuar ka ndëruar jetë në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa viktima është një 72-vjeçare, e cila ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një tjetër rast të prekur nga koronavirusi, por pritet të dalë përgjigja e analizave, e cila do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

GJKKO sekuestron makinën blind të kundërshtarit të fortë të Aldo Bares

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar automjetin blind të Saimir Taullaut.

GJKKO bën me dije se sekuestrimi i makinës blind do të bëhet për një periudhë 4 mujore.

Ndonëse Saimir Taullau, ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit, GJKKO ka marrë këtë vendim, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën e OFL-së për sekuestrimin e disa pronave të tjera.

Këtë vendim e ka kundërshtuar menjëherë avokati i Taullaut, i cili thotë se do të ankimojë sekuestron e makinës së blinduar.

LEXO EDHE:  Manastirliu “shuplakë” opozitës/ “Janë agjentët virus, iu bashkuan së keqes”

LEXO EDHE:  Rama debat me banorët në Kurbin/ “Më hoqët trurin...”

Saimir Taullau njihet si një ndër kundërshtarët më të fortë të Aldo Bares. 50 vjeçari nga Lushnja është biznesmen në këtë zonë, ndërkohë që i ka shpëtuar për mrekulli disa atentateve. Ai është i skeduar nga policia për aktivitete të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit./ CNA.al

Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

Aktivitete të jashtëligjshme brenda dhe jashtë vendit, atentate dhe breshëri plumbash/ Kush janë të rrezikshmit që iu sekuestruan makinat

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ardi Veliu bën paralajmërimin e fortë/ Respektoni masat ose do të ndëshkoheni

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka paralajmëruar ndëshkim për të gjithë ata që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Gjatë një deklarate për mediat. Veliu theksoi se nga nesër në orën 06:00 do të lejohen të qarkullojnë në Tiranë  vetëm ambulancat, mjetet e transportit rrugor, mjetet e mediave dhe mjetet që tranportojnë medikamete.

Sa i takon personave që duhet të udhëtojnë drejt Rinasit, Veliu tha se duhet të raportojnë paraprakisht në sallat operative, për orën e udhërimit dhe biletën.

“Do të lejojmë të qarkullojnë ambulanca, mjetet që tranportojnë mallra për konsum, ato të shërbejnë për tranportin e medikamevete dhe mjetet e mediave që janë të loguara, çdo punonjës i mediave do të jetë i pajisur me bage përkatës. Në lidhje me të gjithë qytetarët të cilët do të përdorin Rinasit duhet të konfirmojnë sallën operative, 112 ose 129 për orarin e udhëtimit si dhe kohën e lëvizjes, nëse nuk do të jenë bërë këto njoftime paraprakisht në sallat operative, udhëtari nuk do të lejohet të lëvizë në asnjë aks rrugor dhe do të ndërshkohet”, u shpreh Ardi Veliu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po kalonte vijat e bardha me biçikletë/ Plagoset një person në qendër të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës.

Mësohet se një makinë ka përplasur  një person që po kalonte me biçikletë në vijat e bardha në zonën e 9-katësheve.

I plagosuri ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa ambulanca sapo ka mbërritur për ta marrë dhe dërguar në spital, ku do të marrë ndihmën mjekësore.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoni

LEXO EDHE:  “Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije emri i të plagosurit dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE