Connect with Us

“Më thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën”/ Gruaja trondit me historinë e dhimbshme

Sociale

“Më thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën”/ Gruaja trondit me historinë e dhimbshme

Publikuar

-

Në studion e emisionit me ‘Zemër të Hapur’  sot është trajtua historia tronditëse e 37 vjecares Flutura Deda.  Ajo ka rrëfyer mes lotësh se në moshën 15 vjecare e detyruan të martohet me burrin e motrës, pasi kjo e fundit humbi jetën nga një sëmundje e rëndë.

Atë e martuan në vitin 2005, vetëm pak kohë pasi e motra ndërroi jetë.  bë nënë e 2 femijeve, 2 që i kishte lënë e ndjera dhe 2 të tjereve që lindi vetë.

Ajo thotë se raporti me bashkëshortin nuk ka qenë kurrë raport burrë e grua madje për të nuk ka patur asnjë cast të lumtur, përkundrazi i vetmi motiv që e ka mbajtur në jetë janë dashuria e fëmijëve të saj.

Sot ajo gjendet në kushte të vështira financiare dhe kërkon ndihmë që bashkia të reagojë dhe ta ndihmojë me rindërtimin e banesës së shkatërruar.

“Djali ishte 6- muajsh, me thanë mos hajde këtu se do ta presim kokën, askush se mendonte se po vuante nga një sëmundje e rëndë, të gjithë thoshnin se ajo ishte budalle dhe nuk mund ta merrte atë burrë 15 vjeçe. Aty ka qenë një tmerr i vërtetë! Unë nuk dija çfarë ishte marrdhënia, ka qenë një marrdhënie skandaloze, isha e dorëzuar tek ai edhe mund të më vriste. Për mua sadoqë kam lindur dy fëmijë me të ai është burr motre, i them vetës si jetoj, si vazhdoj të jetojë, ai e shikonte që unë nuk kisha dashuri për të, pinte dhe nga kushtet ekonomike pasi ishte me kredi me borxhe. Ai vinte në shtëpi dhe më fliste, por kujt i fliste, një cop druri apo guri, kështu e quaja veten. Kalova në depresion pas tre muajsh.

LEXO EDHE:  “Kam qënë viktimë e dhunës”/ Rudina Hajdari zbulon pse vendosi të tregojë historinë e saj

Djali i madh sëmurej shpesh dhe e çoja në spital dhe aty dëgjoja që thuhej se ajo do që ta vrasi fëmijën pasi i ka të motrës. Unë edhe kisha edhe nuk kisha tu jepja darkë fëmijëve, një shitëse më thoshte eja bjeri derës së dyqanit tim. Ai nuk punonte, sot është në polici private vetëm me atë jetojmë. Në atë kohë mbarova shkollën tetë -vjeçare, as dëftesën nuk e mora. Më martuan, nuk mendova asgjë, ishte një kohë ndryshe, ishte viti 2000. Nëna nuk më pyeti kurrë, shoqet moshatare që kisha unë ishin të lojës së shkollës. Nuk kam qenë kurrë e gatshme të ndërtoja një familje. Djalin e gjeta 3- muajsh, vajza sot është e lumtur dhe më thërret nënë, jam e kënaqur që ajo ka një familje të lumtur dhe një burrë të mirë. Ka qenë prezent vajza e madhe që shita varësen për bukën e gojës. Kanë arritur sa na kanë bllokuar dhe rrogën e burrit dhe na kanë lënë pa bukë në shtëpi.” tha ajo.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka parë babain teksa është vetëvrarë”

Publikuar

-

Nga

Pastori rrëfen dramën e motrave Josifi/ “Blerta ka para babain teksa është vetëvrarë”

Pastori Fitor Muça, i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Opinion”, ku po mflitet për dramën e familjes Josifi, ai tha se i kishte njohur Blertën dhe Anisën gjatë kohës që ato frekuentonin kishën “Rilindja”, që ai drejton.

Pastori bëri me dije se vajzat janë shkëputur prej këtij besimi që në vitin 2013, ndërsa i ka cilësuar vajza të mira.

Ai tregoi dhe se Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i pallatit.

“Përsa i kam takuar dukeshin nomale madje mund t’i cilësoja vajza të mira. Të paktën në atë kohë po. Me sa di ato kanë kaluar trauma të mëdha. Blerta ka qenë dëshmitare dhe ka parë të atin teksa është hedhur nga ballkoni i një pallati përballë. Këtë unë nuk e dija atëherë, tani po e marr vesh. Kjo dramë është mbajtur e fshehur në mënyrë të veçantë, sa të mos kuptoje që kishin kaluar diçka të tillë. Nënën e tyre nuk e kemi takuar fare. Blerta thotë që ne kemi qenë deri në moshën 15 vjeçare dëshmitare të Jehovait dhe këtë ma vërtetojnë edhe besimtarë të kishës sonë që janë nga Përmeti. Më pas kanë shkuar në kishën Ungjillore në Përmet. Kur kanë ardhur në Tiranë, derisa kanë qenë pjesë e ungjillorëve atje, janë bërë pjesë e ungjillorëve edhe në Tiranë. Fundi i vitit 2009 fillimi i vitit 2010, kanë ardhur në kishën “Rilindja”. Ato janë larguar nga kisha Ungjillore në vitin 2013. Udhëheqësja që ka patur edhe Blertën pjesë të grupit është larguar në SHBA në vitin 2015. Ajo thotë që Blerta është larguar prej kishës gati dy vite më parë. Kisha “Rilindja” nuk ka qenë stacioni i tyre i fundit. Sikurse dëshmitari foli, e ka takuar Blertën dhe Anisën duke bërë punën e dëshmitarëve të Jehovait”, u shpreh pastori duke shtuar se Dëshmitarët e Jehovait nuk janë të krishterë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Publikuar

-

Nga

Historia e Kombinatit/ Klodiana Lala: Nëna dhe vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja sa i përket aludimeve mbi sektin fetar në të cilin vajzat Josifi bënin pjesë.

Lala tha se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sket që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala në “Opinion”.

LEXO EDHE:  Krimi makabër në Gjermani/ Shqiptari ther me thikë ish gruan

LEXO EDHE:  Histori +16 /Komshiu me bëri atë që burri nuk …

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013./CNA.al

LEXO TE PLOTE