Connect with Us

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta harron “luftën” me qeverinë, mesazhi për qytetarët

Politikë

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta harron “luftën” me qeverinë, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (Laprake), ku në kuadër të Aleancës per Dhurimin e Gjakut, ka dhuruar gjak se bashku me nje pjese te kabinetit te Tij, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ndërkohë, Meta i është përgjigjur interesit të mediave edhe në lidhje me situatën e koronavirusit në vend si dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

Kreu i shtetit ka zgjedhur të japë një përgjigje “me qetësi dhe dashuri”, duke harruar “luftën” me qeverinë.

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet tronditëse/ Qeveria e përfshirë në grabitjen në Rinas

“Task-forca në Presidencë nuk zëvëndëson apo dublon atë të qeverisë. Janë të ndryshme, kjo është në funksion të detyrave që ka presidenti.  Për shkak të situatës, duhet të përqëndrohemi tek mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik. Duhet ti referohemi 127, por duhet parë mundësia edhe për një nr tjetër për të përballuar fluksin e qytetarëve. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe pa panik”-tha Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj afatin e shlyerjes së kredive për bizneset dhe qytetarët, pas thirrjes së bërë ditën e djeshme nga lideri i demokratëve.

Basha përshëndet vendimin dhe fton qeverinë që të zbatojë propozimet e bëra nga PD për hir të Shqiptarëve. Kryetari i PD thotë se duhet të jemi pranë qytetarëve dhe bizneseve të vogla, pasi koha nuk pret.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

LEXO EDHE:  Raporti i Komisionit të Venecias/ Kryemadhi “merr në mbrojtje” Metën: “Ka zgjidhur gjithmonë kriza të vështira”

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Mentor Kikia/ “Jemi bërë gazi i botës duke pajtuar politikën shqiptare”

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nesër administrata shtetërore pushim”/ Rama njoftim të rëndësishëm për punonjësit

Publikuar

-

Nga

“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim”.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se kjo është një masë e marrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga koronavirusi.

Rama deklaron se punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen në drejtorinë  e Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë thotë se nuk duhen marrë në automjete familjarë përveç punonjësve të administratës, ndryshe paralajmëron se do të merren sanksione të rënda.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aerportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Rama tregon ku do ngrihen lagjet e reja

LEXO EDHE:  Rama i përvishet Bashës/ "Vare të paktën atë fyell në mur, ndërro maskën dhe orën"

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda. Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo e personave që do të mbërrijnë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa thekson se duhet shumë kujdes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bllokoi qarkullimin edhe me mjete private/ Rama thirrje mediave dhe shërbimeve të transportit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë se Tirana dhe Durrësi do të vendoset në karantinë, si dhe do të pezullohet trasporti ndërqytetas dhe lëvizja me automjete private.

Mirëpo pas këtij vendimi, kreu i qeverisë i bën thirrje mediave televizive të akreditojnë automjetet e trupave të tyre që duhet të raportojnë nga qytete të ndryshme, pasi thekson se në të kundërt nuk do të lejohen.

“Për të kryer shërbimet e tyre informative gjatë “shtet-rrethimit” të fundjavës brenda perimetrit Tr-Dr, mediat televizive duhet të akreditojnë automjetet e trupave të tyre, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Së Shtetit në Tiranë. Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Meta: Aktiviteti i konsujve të nderit në Evrope, me rëndësi për diplomacinë ekonomike

LEXO EDHE:  Foto-Qytetari ia mbledh Edi Ramës/ Mos belbëzo më për Ilir Metën se vetë e zgjodhe, tani...

Gjithashtu thirrje për regjistrimin e automjeteve është bërë edhe për sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi.

“Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tr-Dr, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit, emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thekson më tej kryeministri./ CNA.al

Tirana e Durrësi në karantinë/ Rama: Bllokohet qarkullimi i makinave private

LEXO TE PLOTE