Connect with Us

Masat për koronavirusin/ Pezullohet puna në fasoneri dhe call centera

Sociale

Masat për koronavirusin/ Pezullohet puna në fasoneri dhe call centera

Publikuar

-

Puna në fasoneri dhe call centera do të pezullohet duke nisur nga nesër në kuadër të masave për parandilimin e koronavirusit.

Kështu u shpreh kryeministri Rama në një konferencë për mediat, ku bëri me dije se nga inspektimet bizneset nuk kanë ruajtur distancat mes punonjësve prej më shumë se 1 metër larg dhe nuk kanë përmbushur rregullat e higjienës.

“Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ish-kryeministri mesazh optimist/ Meksi: Përhapja e “flamës” virus varet prej nesh!

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri, Aleksandër Meksi, ka adresuar një thirrje të sinqertë shqiptarëve lidhur me rregjimin karantinës që duhet vlerësuar si një masë e detyrueshme për të shmangur përhapjen e virusit “Korona” që po shokon botën me panikun.

Në mesazhin e publikuar nga faqja e tij në rrjetet sociale ish Kryeministri e vlerëson si sakrificë mbylljen nëpër shtëpia dhe braktisjen e pirjes së kafes tradicionale  e takimet me miq e shok, ndërsa konkludon se përhapja e kësaj “Flame”, sikurse ai e etiketon koronavirusin, “varet prej nesh”.

“Vëllezër e Motra bashkëkombës !!!
Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira.

Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme.

E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh.

LEXO EDHE:  Biznesmeni i shkruan Ramës/ Thirrje publike me shpresë se do të dëgjohet …..

LEXO EDHE:  Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Ndroq/ 140 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor

Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.

Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat !!” shkruan ish kryeministri Aleksandër Meksi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 1016 numri i viktimave, 12839 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Bilanci i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Itali po rritet në mënyrë të fikshmë.

Shifrat e fundit flasin për 1016 të vdekurve, pra 198 viktima më shumë se dje.

Gjithashtu të infektuar janë 12839, 2249 më shumë se dje.

Numri i pacientëve në terapi intensive është 1153.

6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

LEXO EDHE:  Takimi me studentët/ Pedagogu i njohur i përgjigjet “dhëmb për dhëmbë” Ramës

Numri i personave të shëruar është 1258.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Masat ndaj koronavirusit/ Kryegjyshata Botërore Bektashiane pezullon çdo aktivitet

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka pezulluar të gjitha veprimtaritë fetare.

Në një njoftim zyrtarë për mediat, Kryegjyshata Botërore Bektashiane njofton 6 masat e marra në kuadër për të parandaluar përhapjen.

“Në të gjitha mjediset e gjyshatatve, teqeve, qyrbeve apo prindërive të ndalohet çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.

Ndalohet kategorikisht të gjitha festat, darkat e ndryshme, llokmat për myhiban apo dashamirës bektashinjtë dhe si çdo lloj tubimi tjetër që është traditë e tarikatit dhe nënkupton grumbullimin e besimtarëve.

Mjediset e teqesë, qyrbeve dhe çdo vend i ndenjës së besimtarëve të pastrohen urgjentisht me dezinfektues apo solucion të ndryshëm me bazë alkooli dhe klori. Vetë punonjësit e teqeve të kontrollojnë dhe zbatojnë higjienën e tyre vetjake.

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në SHBA

Dervishët dhe baballarët e teqeve të shmangin sa më shumë vizitat e qytetarëve, t’i shtyjnë ato sa të jetë e mundur për një periudhë të mëvonshme deri në largimin e plotë të rrezikut të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen të gjithë klerikët dhe personeli ndihmës në gjyshata e teqe.

Urdhri fillon sot dhe mbaron deri në 3 prill”, shkruhet në njoftimin zyrtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE