Connect with Us

Masat kundër koronavirusit/ Ish-zëdhënësja e PD-së leksion Veliajt dhe Ramës, mesazhi për qytetarët

Politikë

Masat kundër koronavirusit/ Ish-zëdhënësja e PD-së leksion Veliajt dhe Ramës, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj ka reaguar në lidhje me masat e marra nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Nebijaj komenton pezullimin e transportit urban, ndërsa thekson se nuk është kjo zgjidhja, por do duhej të bëhej dezinfektimi i tyre.

“Pezullojme transportin publik ne menyre qe punonjesit e fasonerive dhe call centerave te shkojne ne pune ne kembe. Keshtu e kemi me ne kontroll situaten se mos infektohen rruges ata dhe kursejme leket e dezinfektimit.”-shkruan Nebijaj.

Më tej, ajo i jep një leksion edhe qeverisë në lidhje me mbylljen e bizneseve të vogla, ku shkruan se do duhej të kishte një plan për paketat fiskale, qeratë, tatimet.

“Mbyllim bizneset e vogla po as qe na plas fare te kemi nje vendim per paketat fiskale, qerate, tatimet, taksat. E kujt i duhen keto. Pezullojme jeten ne qytetet e prekura, japim urdhra dhe direktiva se si te lahen duart gjithe diten, mbyllim njerzit ne shtepi po se vrasim mendjen hic se si te menaxhohet situata e Pezullimit te jetes ekonomike dhe sociale te vendit per te shpetuar dhe ndihmuar realisht situaten. Dy muaj qe e prisnim kete situate, spatet kohe te mendonit per nje plan konkret.”.

LEXO EDHE:  “Do mbahesh mend për fikje shpresash o i pabesë”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Më tej, ajo ka edhe një mesazh për qytetarët, të cilëve u kërkon të ruajnë veten, dhe iu kujton sesi na vjedhin çdi dotë nëpërmjet faturave të ujit dhe dritave.

“Ruani veten o njerez, kujdesuni per familjaret, dhe Zoti na ruajt te gjitheve! Ata #bashke do ia dalin kjo eshte pak po e sigurte.

**Nderkohe vijojme paguajme per pasojat e termetit nepermjet faturave te energjise dhe ujit te pishem, po nejse se asaj pune ia hodhen me sukses me gjithe leket qe u mblodhen e fondet qe u dhane nga BE. Te majt e jotja thote populli.”-përfundon postimin Nebijaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata nga Covid-19/ Rama qetëson qytetarët: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Rama qetëson qytetarët: Nuk do të ketë një mbyllje të dytë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rritjen e rasteve të personave të prekur nga Covid-19.

Në konferencën me gazetaret, kreu i qeverisë ka shuar zërta, për një rimbyllje të mundshme, për shkak të situatës së krijuar me koronavirusin.

Sipas tij, kjo do të kishte përmasa kritike për të gjithë, ndaj kërkoi nga të gjithë qytetarët që të marrin përgjegjësitë e veta. Sa i takon bërjes së analizave në spitale private, Rama tha se kjo i takon ta vendosin autoriteteve përkatëse.

“Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe me ushtri për çdo qytetar është i pamundur. Rritja e numrave ndodh në të gjitha vendet që hapen dhe është çdo qytetar që duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Ne po bëjmë çmos sa na takon, por unë nuk mendoj që ne duhet ti kthehemi mbylljes. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do ikë djhe ne nuk mundet dot mbyllu hapu derisa virusi ishte aty.

LEXO EDHE:  Basha sulmon publikisht Ramën/Zbulon se çfarë ka në mendje kryeministri

LEXO EDHE:  “Njerëzit nuk mund të vdesin urie”/ Deputeti apel të fortë Ramës

Mbyllja e parë ishte e duhur për tu përgatitur, por tani jemi të përgatitur për ta përballuar në frontin e shëndetit këtë rritje numrash. Por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe duam të minimizojmë pasojat, çdo kush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe. Ky është thelbi. Ne e kemi rritur numrin e testeve dhe testet i bën autoriteti përkatës, a ja jep apo nuk ja jep të drejtën spitaleve privatë të bëjnë apo mos bëjnë, kjo është çështje e autoritetet përkatës, jo e imja”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shënim/ Sistemi miks që sfidon Luli Bashën

Publikuar

-

Nga

Bashës tani i mungojnë deputetë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka zhvilluar rreth mesditës së sotme me gazetarët, u shpreh se Partia Socialiste mbështet hapjen e listave, por kjo nuk do të thotë se preket pakti i 5 qershorit, pasi janë procese paralele.

Rama theksoi se mbështet hapjen e listave, pasi sipas tij kjo është ajo që mbështetet edhe nga qytetarët.

“Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë”-tha Rama.

Pra, nga vetë fjala e kryeministrit, është kuptuar qartë se Partia Socialiste do t’i hapë listat e saj për zgjedhjet e ardhshme, por nuk do të prekë marëveshjen e 5 qershorit me PD dhe LSI, e arritur falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Kjo do të thotë se mes variantit vetëm lista të mbyllura apo vetëm lista të hapura, shtohet edhe një aspekt tjetër. Sistemi miks.

Se kush janë problematikat që shkaktojnë listat e mbyllura dhe koalicionet e këtij sistemi që kemi aktualisht, dhe mënyra e përdorur në 2017, ku partitë e vogla hynë brenda listave të PD-së dhe PS-ë, mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet në vitin 2009, ku partitë aleate kandidonin në koalicion, por edhe problematikat që shfaqin listat e hapura dhe listat e mbyllura, konstitucionalisti Ilri Rusmajli, dy ditë më parë në një material të gjatë referuar Kuvendit, tregonte me detaje se cilat ishin diferencat, aspektet kushtetuese dhe problematikat që kishte çdo lloj sistemi.

LEXO EDHE:  “Njerëzit nuk mund të vdesin urie”/ Deputeti apel të fortë Ramës

LEXO EDHE:  Përçahet mazhoranca/ Xhafaj dhe Veliaj, aleancë të fshehtë me LSI

Ndërsa sot me lëvizjen e bërë nga Rama duket qartë, se kryeministri ka tentuar që të fitojë mbështetjen e opinionin publik. Me veprimin e bërë ai tregon qartë se Partia Socialiste do t’i hapë listat e saj. Pra, PS-ja do t’i ketë listat e hapura.

Një formulë të tillë socialistët e kanë përdorur në zgjedhjet lokale të vitit 2011, ku këshilltarët bashkiakë, në listën e tyre të renditur vendoseshin sipas votave që ata merrnin në zonën e caktuar që mbulonin.

Mesa duket të njëjtën formulë, PS-ja do ta përdorë edhe tani për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pra, Rama do t’i hapë listat publikisht dhe nga ana tjetër sfida ngelet në dorë të Lulzim Bashës. Atij do t’i miratojë Reformën Zgjedhore, ashtu siç është firmosur marrëveshja. Dhe do të kemi përballë një mazhorancë me lista të hapura dhe një opozitë që mesa duket po “qan” për listat e mbyllura.

Tani “topi” është në fushën e Lulit sërish. Do të hapë listat edhe ai, ashtu siç kërkon shumica e opinionit publik, apo do të qëndrojë i mbyllur në guackën e tij me një tufë servilash të paaftë, të cilët i kanë garantuar vetëm humbje dhe me shumë gjasa do të jenë po ata që do ta çojnë drejt një tjetër disfate./ CNA.al

Analiza e Rusmajlit për koalicionet në 2013, që vlen njësoj edhe sot

“Jo koalicione”/ Rusmajli: Listat e hapura kanë disa efekte negative

Reforma Zgjedhore/ Rusmajli: Partitë e vogla duan koalicion për të anashkaluar pragun 5%

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Rama me qëndrim të prerë

Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë se nuk do të ndryshojë sistemin zgjedhor, por është i gatshëm për hapjen e listave.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët për Reformën Zgjedhore, Rama tha se ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.

“Hapja e listave është një standard, formulat do të diskutohen. Hapja e listave nuk duhet të rrezikojë përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto, dua të sqaroj se përse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi (për hapjen e listave), jo opinion, por duke iu referuar kodin të praktikave të Venecias dhe një deklarate që ka bërë Venecia lidhur me mosndryshimit e legjislacionit për sistemin, ku thotë se janë tre elementët; sistemi në vetvete, ne kemi sot një proporcional rajonal dhe kjo nuk preket dhe pavarësisht se nga ana e opozitës parlamentare është kërkuar kombëtar, që do të thotë ndryshim sistemi.”-tha Rama.

Po ashtu, ai është shprehur i prerë se nuk do të preket as madhësia e zonave zgjedhore, por shtoi se KQZ do të preket sipas marëveshjes së arritur në 5 qershor.

“Madhësia e zonave zgjedhore, nuk preket. Dhe së treti KQZ, kjo preket, por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit, jo prekje e sistemit që vjen jashtë konsensusit të 5 qershorit, pra produkt i kësaj. Ky është një ndryshim esencial, shumë më esencial se hapja e listave dhe derisa bëjmë këtë s’ka pengesë që të bëjmë tjetrën. Edhe kjo nuk përbën shkelje, se Venecia e sqaron se ‘nuk është absolute që jo që parathuhet, dhe pikërisht rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes. Nga ana tjetër qoftë Venecia apo instancat e tjera cështje që lista të hapura, mbyllura, apo pragu, etj, i konsiderojnë mekanizma korrektues të një sistemi.

LEXO EDHE:  Berisha-Ramës: Zhvillimi nis me rrugën, nuk ndërtove asnjë kilometër

LEXO EDHE:  “Njerëzit nuk mund të vdesin urie”/ Deputeti apel të fortë Ramës

Sistemi nuk preket, mekanizimi korrektues është në funksion të asaj që palët gjykojnë si përmirësim. Dhe e fundit që kam, lidhja e këtij procesi dhe vënia e kunjës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit është krejtsisht e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërci i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe ne do të kërkojmë deri në fund që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, ky është problemi i tyre, ata janë kundër që të kryhet nga partitë. Kundër kam qenë edhe unë.”-u shpreh Edi Rama.

Sa i takon akuzave të opozitës jashtë parlamentare, Rama i cilësoi si marëzi, pasi sipas tij hapja e listave nuk prish marëveshjen.

“Kështu opozita jashtë parlamentare ka zero alibi për të kërkuar apo pretenduar garancitë, se është pjesëmarrje në proces. Ideja se hapja e listave prish marrëveshjen është një çmenduri. Kërcënimet nuk e ndihmojnë procesin, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr dot askush nga jashtë kuvendit, as me forcë as me shantazhe. Rrugët e padenja për të garantuar shumica për ta cuar sistemin drejt ndonjë ndryshimi që do të prodhonte rënie të cilësisë së demokracisë, por që të diskutosh si problem hapjen e listave dhe ta konsiderosh cenim të integrimit është marrëzi” tha Rama.

LEXO TE PLOTE