Connect with Us

Kush punon në të zezë rrezikon shumë

Bota

Kush punon në të zezë rrezikon shumë

Publikuar

-

I ftuar në studion e DW në Berlin, Mustaf Abazi, kryetarin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani.

Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvjeçare ose me vetëm përvojë pune. E vetmja zgjidhje për ta është Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Në intervistë me DW, drejtori i rrjetit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Mustaf Abazi, shpjegon se si funksionon kjo rregullore.

Deutsche Welle: Zoti Abazi, para se të nisim bisedën, na thoni dy fjalë për kompaninë tuaj.

Mustaf Abazi: Unë, prej tashmë 15 vjetësh, drejtoj një kompani që merret kryesisht me suvatime të brendshme dhe punime të jashtme, sidomos me fasadimin e objekteveve.

Cilat janë kualifikimet që kërkohen në zanatin tuaj? 

Në Gjermani ka vërtet një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar, edhe në ndërtimtari. Prej vitit 2016 ekziston mundësia e ardhjes në Gjermani me vizë pune nga Shqipëria dhe Kosova, me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, dhe besoj se ka ardhur një numër shumë i madh dhe shumë të tjerë janë në pritje.

A duhet të jenë të kualifikuar këta persona? 

Mirë është të kenë një kualifikim, së paku njohuri pune. Por ne kemi punësuar edhe njerëz pa njohuri fillestare, dhe kemi arritur me stafin tonë që t’ua mësojmë punën. Por është shumë e rëndësishme që ata që duan të vinë këtu, të kenë së paku përvojë pune në vendet prej nga vijnë,

Që ta sqarojmë, ju e keni fjalën gjithnjë për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Po ligji i ri gjerman për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar që hyri në fuqi më 1 mars të këtij viti u jep përparësi personave me kualfikim së paku dyvjeçar. A ka në Shqipëri dhe Kosovë kulafikime të këtij lloji në profesionin tuaj? 

Ka, edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, kemi shkollat e zanatit (në Shqipëri shkollat profesionale). Diploma nga këto shkolla është një lehtësim i madh për ata që duan të vijnë. Atyre mund t’u rritet edhe paga. Megjithatë, për ne mjaftojnë edhe njerëz me përvojë pune, edhe pa patur një çertifikatë të tillë.

Por këtyre u duhet një kontratë që të marrin vizë pune, apo jo? 

Gjithsesi. Ata duhet të lidhin kontratë me punëdhënësit e këtushëm. Kontrata shkon në zyrën e punësimit dhe ata shikojnë se a ka gjermanë, që janë pa punë, apo njerëz nga Evropa, dhe nëse nuk ka kandidatë të tjerë për këtë vend pune, atëherë Zyra e Punës e lejon edhe një kontratë për dy-tre vjet. Me këto letra nga Zyra e Punësimit, ata mund të shkojnë në Ambasadë në Shqipëri apo Kosovë, dhe të marrin një vizë pune për Gjermani.

Por pritja është shumë e gjatë. Cilat janë arsyet? 

Ne kemi një masë shumë të madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani.Ndoshta ka pasur edhe keqpërdorime të vizave. Por edhe ka pasur shumë vetë që kanë përfituar nga ky rregull, deri tani afërsisht 20 mijë.

LEXO EDHE:  “Punësimi im në Shqipëri u kthye në biznes”/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për largimet masive

Ndërkohë të tjerët vijnë si turistë dhe nisin punën në mënyrë ilegale. Çfarë risku marrin ata përsipër? 

Ne si punëdhënës nuk guxojmë t’i punësojmë se dënimet janë shumë të mëdha. Shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro, nëse një puëtor kapet në të zezë.  Dhe, veç kësaj, atyre do t’u bëhet nga një ndalesë, prej dy deri në pesë vjet. Në këto kohë ai nuk ka të drejtë të hyjë më në Gjermani. Kështu që nuk ia vlen të bëhet, sepse rrezikojnë shumë.

Dhe dy fjalë për shoqëatën tuaj. Ju jeni drejtues i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Çfarë mund të bëni ju për t’ua lehtësuar bashkatdhetarëve ardhjen në Gjermani? 

Shoqata jonë është e regjistruar në 17 vende të botës. Ne kemi synim të lidhemi me njëri-tjetrin dhe kështu e kemi më të lehtë t’i sistemojmë njerëzit që vijnë nga Kosova apo Shqipëria në kompanitë tona. Kështu nuk e kanë të nevojshme as të mësojë gjuhën deri në nivel të lartë, por ka mundësi edhe me një nivel prej A2, të vijnë këtu.

Ju vetë keni ardhur si refugjat para 25 vjetësh. Çfarë këshille mund t’u jepni migrantëve shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën në Gjermani? 

Të integrohen në shtetin gjerman, në kulturën gjermane e të fillojnë të mësjojnë gjuhën gjermane, nëse duan të rrinë për një periudhë afatgjate.

Ju, kur erdhët atëherë, a e merrnit me mend që do të rrinit këtu 25 vjet?

Nuk e kisha menduar kurrë. Ne atëherë kemi ikur nga lufta. Çdo vit kemi pasur dëshirë të kthehemi, situata në Kosovë ishte e vështirë deri sa u çlirua Kosova, dhe pastaj u vendosëm këtu, krijuam familje dhe mbetëm.

Intervistoi Anila Shuka-DW

Për vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti Rregullorja e Ballkanit Perendimor, Nëse ajo e do të zgjatet, kjo varet nga shumë faktorë. Së fundmi, shumë politikanë të partisë qeverisëse, CDU/CSU, ishin shprehur kundër zgjatjes, sepse sipas tyre Gjermania ka papunësi të lartë te personat e pakualifikuar. Sipas statistikave, në periudhën nga fundi i vitit 2015 e deri në fund të vitit 2018, numri i lejeve të qëndrimit për shkak të punësimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, u rrit nga 13 000 deri në 66 000. Mbi 31 000 syresh nuk kishin asnjë kualifikim, bën të ditur Enti Federal i Migracionit. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bie në mënyrë drastike çmimi i Bitcoin/ Analistët fajësojnë koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Çmimi i Bitcoin ka rënë në mënyrë drastike dhe ka humbur 20 përqind të vlerës së tij në më pak se një orë.

Vlera e Bitcoin ka rënë nën 6000 dollarë, duke shënuar vlerën e saj më të ulët që nga viti 2019.

Disa analistë të kriptocurrency kanë fajësuar shpërthimin e koronavirusit (COVID-19) , i cili ka pasur një ndikim të madh në tregjet tradicionale për këtë rënie drastike.

Virusi, i cili u shpall një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit të ditën e djeshme, ka pësuar humbje të vazhdueshme në javët e fundit.

LEXO EDHE:  “Punësimi im në Shqipëri u kthye në biznes”/ Mjekja shqiptare në Gjermani flet për largimet masive

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin

Parashikuesi ekonomik, i cili paralajmëroi përplasjen financiare globale të vitit 2008, thotë se mund të ketë një tjetër përplasje.

Rënia e fundit do të thotë se më shumë se 50 miliardë dollarë tani janë fshirë nga vlera e përgjithshme e Bitcoin që nga fillimi i muajit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Zbulohet strategjia/ Si e ka mbajtur Tajvani normën e infektimit nga koronavirusi të ulët

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka prekur mijëra persona në disa shtete të botës dhe prej disa muajsh është duke vijuar beteja që u shfaq fillimisht në Whan të Kinës.

Por pavarësisht se shumë shtete janë prekur, ajo që bie në sy është se virusi ka kursyer Tajvanin, ndonëse ekspertët parashikuan se  Tajvani do të kishte numrin më të madh të çështjeve jashtë Kinës.

Deri më tani numri i rasteve të konfirmuara nga Tajvani është nën 50 dhe besohet se kjo vjen si shkak i përgatitjes së shpejtë dhe ndërhyrjes së hershme për tu përballur me virusin.

Doktor Jason Wang, një ekspert i politikave të shëndetit publik në Universitetin Stanford në SHBA., tha se Tajvani e njohu shkallën e mundshme të krizës në fillim dhe ishte në gjendje të qëndronte e fortë përpara shpërthimit.

Qeveria e Tajvanit që në fillim ndaloi udhëtimet për vizitorët nga Kina, Hong Kongu dhe Macau, si dhe zbatoi një urdhër ndalimi për eksportimin e maskave ​​kirurgjikale.

Programi i hartuar nga qeveria e Tajvanit lejonte qytetarët të raportonin historitë e udhëtimit dhe simptomat e sëmundjes. Udhëtarët marrin më vonë një mesazh me statusin e tyre shëndetësor.

LEXO EDHE:  Ishte dënuar për armëmbajtje pa leje/ Ekstradohet nga Gjermania 23-vjeçari shqiptar

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin

Gjithashtu është vënë re se qytetarët kanë qenë shumë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet dhe kanë zbatuar të gjitha këshillat që i janë dhënë.

Një investim i zgjuar i qeverisë është kërkimi biomjekësor gjatë dekadave të fundit dhe ekipet kërkimore që janë duke punuar për të prodhuar në masë një test të shpejtë diagnostikues për COIVD-19.

Të Dielën e kaluar, një ekip hulumtues në Akademinë Sinica të Tajvanit zhvilloi antitrupa që mund të identifikojnë proteinën që shkakton koronavirusin. Ata synojnë të prodhojnë një test të ri të shpejtë për koronavirusin që mund të shkurtojë kornizën kohore për diagnozë në 20 minuta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Trump pezullon të gjitha fluturimet nga Evropa për në SHBA, për 30 ditë 

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë.

Në fjalimin e mbajtur nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën mbrëma, ai tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” përjashtojnë Britaninë.

“Këto kufizime do të përshtaten në varësi të kushteve në terren,” tha presidenti. Ai shtoi se do të ketë përjashtime “për amerikanët që kanë kaluar nëpër kontrollet e duhura,” por nuk dha hollësi.

Në Evropë, Italia është goditur më rëndë, me më shumë se 12,000 infeksione të konfirmuara dhe më shumë se 800 vdekje, sipas të dhënave. Franca, Spanja dhe Gjermania kanë secila nga rreth 2,000 raste të konfirmuara.

Fjalimi vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin një pandemic globale.

Presidenti Trump tha se masat e forta për të frenuar përhapjen e koronavirusit në SHBA janë përpjekja më agresive dhe e gjithanshme për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump. Ai tha se ka besim se me këto masa të rrepta, SHBA do të arrijnë të ulin ndjeshëm kërcënimin ndaj qytetarëve dhe se virusi më në fund do të mposhtet.

“Ne po lëvizim shumë shpejt,” shtoi ai.

LEXO EDHE:  Basha përçan opozitën/ Përjashton aleatët

LEXO EDHE:  BE diskuton buxhetin e ardhshëm dhe punësimin

Presidenti tha se “kjo nuk është një krizë financiare,” në përpjekje për të qetësuar tregjet e aksioneve që kanë pësuar rënie të thella ditët e fundit. Ai paraqiti një sërë stimujsh ekonomikë dhe financiarë për bizneset e vogla që po ndikohen negativisht nga koronavirusi.

Komentet e Presidentit Trump vijnë ndërkohë që ai vetë ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, pasi e ka paraqitur gjendjen në kontradiktë me vlerësimin e zyrtarëve të shëndetit publik në administratën e tij.

“Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër,” tha Presidenti Trump në fjalimin e shkurtër nga Zyra Ovale.

Në SHBA deri tani ka 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 të vdekur.

Numri i rasteve në SHBA ka vazhduar të rritet.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një ndër ekspertët kryesorë që po përpiqen të menaxhojnë koronavirusin, tha të mërkurën: “Mund të pohoj se do të shohin më shumë raste dhe se gjërat do të keqësohen më tepër se sa janë tani.”/ VOA

LEXO TE PLOTE