Connect with Us

Koronavirusi zgjeron hartën e përfshirjes europiane/ Kancelares Merkel po i del parashikimi

Politikë

Koronavirusi zgjeron hartën e përfshirjes europiane/ Kancelares Merkel po i del parashikimi

Publikuar

-

Shtrirja e koronavirusit në Evropë po i zgjeron kufijtë, vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi se prej saj mund të infektohet deri në 70% e popullsisë.

Siç njofton nga Londra, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, në Britani, Ministrja e Shëndetësisë u diagnostikua me koronavirus ndërsa numri i të infektuarve i kaloi 450 persona, rritja më e madhe kjo brenda një dite.

Italia vazhdon të jetë vendi më i goditur në Evropë, ndërsa vendet fqinje i frikësohen një impakti të ngjashëm gjatë ditëve në vijim.

Epidemia në Itali filloi më pak se tre javë më parë. Tashmë ka infektuar dhjetëra mijëra njerëz, ka shkaktuar disa qindra viktima dhe ka detyruar një vend të tërë të izolohet. Në Lombardi, në Italinë veriore, spitalet janë të mbingarkuara. I gjithë vendi po mundohet të përllogarisë humbjet. Impakti ekonomik ndaj Italisë pritet të jetë brutal, me sistemet e transportit dhe bizneset e mbyllura, turistë që nuk udhëtojnë më dhe konsumatorët që qëndrojnë në shtëpi.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se vendet e tjera do të pasojnë pas disa javësh Italinë, me epideminë që pritet të arrijë kulmin së shpejti. Liderët politikë po përpiqen të përballen me sfidën dhe të udhëheqin nëpërmjet shembullit të tyre. Udhëheqësit e BE-së e zhvilluan takimin e tyre të martën nëpërmjet videokonferencës.

LEXO EDHE:  Masat ndaj koronavirusit/ Ndërpritet plotësisht transporti publik në Tiranë

Në Spanjë, Greqi dhe Republikën Çeke, universitetet dhe shkollat janë mbyllur për të paktën dy javë. Udhëheqësja e Gjermanisë bëri të mërkurën një paralajmërim të fortë.

“Duhet të kuptoni se nëse virusi është këtu dhe popullsia nuk ka imunitet ndaj tij, ndërsa nuk kemi ende një vaksinë apo terapi, një përqindje e lartë e ekspertëve thonë se 60 – 70% e popullsisë do të infektohet për sa kohë vazhdon kjo situatë”, tha kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Corona”, virusi që filloi në një qoshe të Kinës është përhapur tashmë në mbarë botën dhe po transformon mënyrën e jetesës së qindra miliona njerëzve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Ramën”/ Nishani: Kreu i PD duhet të marrë përsipër përgjegjësinë

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, u është përgjigjur kritikëve që shprehen se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Rama pas fitores së mandatit të tretë, nuk ka nevojë për askënd që ti shërbejë. Më tej, në një intervistë për Abc, Nishani shtoi se Basha nuk e ka rrëzuar dot Ramën për gjithë këto vite dhe sipas tij, nuk do ta rrëzojë kurrë.

“Në 91-shin partia e Punës hyri në garë në kuadrin e pluralizmit. Dallgën e madhe në kutitë e votimit nuk e ndalonte dot më. Duhet të marrësh përsipër përgjegjësinë si drejtues i opozitës duke bindur shqiptarët që do sjellësh ndryshim. Dhe humbja nuk i faturohet një njeriu. Nuk është e keqja Lulzim Basha. E keqja është Edi Rama. Basha nuk e ka rrëzuar dot dhe nuk ka për ta rrëzuar dot.

 Edi Rama e fitoi atë që donte, Nuk ka nevojë për asnjë shërbim më. Kush i ka shërbyer Edi Rama I ka shërbyer deri më 25 Prill. Blendi tha që duhet të ikë Edi Rama. Edi Rama ka tetë vite që nuk ikën. Pas 12 vitesh pot ë vazhdojmë të themi të gjejmë një mekanizëm që të heshtim, do jetë Edi Rama prapë. Unë kam përgjegjësi qytetare. E keqja e këtij vendi është Edi Rama. Ka modelin e qeverisjes më të inkriminuar. Edi Ramën e rrëzon vetëm nëse në kutitë e votimit shkojnë 1 mln shqiptarë dhe jo 600 mijë shqiptarë. Ata kanë ndenjur në shtëpi sepse nuk janë bindur.”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste të krimit zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim në nëntë qarqe/ Tabaku: Kemi çuar në SPAK mbi 50 raste

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Sipas saj, gjatë fushatës është përdorur çdo burim i mundshëm nga administrata për të blerë votat dhe për të përdorur burimet financiare shtetërore.

Nuk ka më një ndarje mes shtetit dhe partisë, pasi i gjithë shteti ishte në funksion të zgjedhjeve. Blerja masive e votave nga njëra anë, përdorimi i të gjitha burimeve financiare shtetërore, qendrore, lokale nga ana tjetër, kjo e shoqëruar nga presione mbi votuesit dhe Database e Partisë Socialiste që doli nëpër media, tregojnë që i gjithë shteti ishte në fushatë dhe u përdor çdo burim i mundshëm nga administrata”, theksoi Tabaku.

Në një intervistë nëpërmjet skype në Syri Tv Tabaku u shpreh se PD do t’i kërkojë KQZ-së që në 9 qarqe rezultati i zgjedhjeve të shpallet i pavlefshëm.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i mjekut britanik/ Vala e dytë e Covid-19 mund të jetë më e rrezikshme, ja kur pritet

LEXO EDHE:  Merkel akuzon ashpër Rusinë për sulmet kibernetike

Partia Demokratike ka deklaruar që në ditën e parë se do të vazhdojë me hetimin dhe të vendoset përpara drejtësisë kushdo që ka shkelur ligjin, këdo që ka cenuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne kemi çuar mbi 50 raste në SPAK dhe 130 raste në prokuroritë e rretheve nga njëra anë dhe nga ana tjetër kemi kërkuar pavlefshmëri të rezultatit aty ku ka patur shkelje madhore”, shtoi Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rruga e Arbërit 80% e përfunduar”/ Krashi: E shikoj Dibrën si një Korçë të dytë

Publikuar

-

Nga

Lavdrim Krashi i cili doli fitues në këto zgjedhje ka folur në një intervistë televizive për fushatën elektorale në qarkun e Dibrës ku e cilësoi si fantastike. Gjithashtu ai foli edhe për Rrugën e Arbërit, ku shtoi se do të marrë një zhvillim të jashëzakonshëm. Sipas tij, kjo rrugë do t’i japë mundësinë  qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve.

“Qarku i Dibrës është qarku që përgjatë 4 viteve të fundit për hir të së vërtetës ka pasur një vëmendje të shtuar të themi të taksapaguesit shqiptar. E kam fjalën për rrugën e Arbrit. Një rrugë e kërkuar përgjatë 100 viteve të fundit, por vetëm këtë radhë po bëhet realitet. Në fakt unë gjatë fushatës e kam kaluar 7 apo 8 herë. Është në masën 80% e përfunduar. Ka dhe disa punë. Është një rrugë, e cila përmban përveç investimit të madh prej 350 milionë eurosh të taksapaguesit shqiptar. Ka dhe disa vepra shumë të vështira, tunel edhe ura gjatësi prej 26 kilometrash. Ky është  një investim që i krijon mundësinë qarkut të Dibrës që të shpërthejë. Mendoj që rruga e Arbrit do t’i japë mundësinë krejt qarkut të Dibrës që të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve. Unë e shikoj Dibrën krejt si qark, si një Korçë të dytë”, u shpreh Krashi.

Sa i përket uljes së tij në Parlament, kandidati fitues u shpreh se që ditën e parë si deputet do të kërkojë të drejtën e emigrantëve për të votuar, si dhe do të nisë me projekte për Qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE:  Rama e thotë hapur/ “Testohen vetëm njerëzit që kanë simptoma, shifrat janë shumë më të larta”

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i mjekut britanik/ Vala e dytë e Covid-19 mund të jetë më e rrezikshme, ja kur pritet

“Do të kërkoj që ditën e parë, sipas procedurave dhe hapësirave që na lejohen për të kërkuar të drejtat e qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Këtu e kam fjalën për të drejtën e votës, jo në kuptimin, se ne e kemi të drejtën e votës, po mundësinë që qytetarët shqiptarë të votojnë në vendin ku ata jetojnë. Jam krejt i bindur që unë do të gjej bashkëpunim shumë të ngushtë me të gjithë kolegët e mi brenda PS, por edhe me grupet e tjera parlamentare me PD dhe LSI”, përfundoi Krashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE