Politikë
Koronavirusi- Nga qendrat tregtare tek ecjet në rrugë/ Rama me “dorë të hekurt”: Mos na detyroni të përdorim forcën

Në kushtet ku qeveria ka vendosur masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë qytetarë gjenden përballë një “paniku” së cfarë do të ndodhë me furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë, apo edhe nëse do të ndalohet ecja në këmbë.
Në një konferëncë për mediat, kryeministri Rama u shpreh se nuk ka nevojë për panik, pasi në këtë drejtim nuk do të ndryshojë asgjë.
“Në asnjë vend nuk është bllokuar aktiviteti prodhues, as në Itali. Ja çfarë thotë fjalë për fjalë edhe qarkoja e fundit e qeverisë italiane lidhur me fabrikat dhe kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjedise prodhimi.
Të garantohet maksimal puna në distancë apo nga shtëpia. Atë pjesë të punës edhe fasonët mund ta japin për t’u bërë nga shtëpia nëse është e mundur.
Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca ndërnjerëzore e 1 metri të bëhen shkurtimet e nevojshme brenda atij mjedisi. Pra nëse jemi në kushte kur nuk arrijnë distancat, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës dhe duhet kuptuar shumë qartë; kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Italia apo të gjitha vendet e tjera po bëjmë ndonjë ndarje klasash apo një trajtim diskriminues qoftë në call center apo fason.
Nëse mbyllim bare dhe lokale, nëse shmangim maksimalisht grumbullimet, atje ku ka sistem organizativ ku një shef është plotësisht e mundur të garantohemi se nuk infektohemi dhe nuk bëhemi përçues të virusit nga fakti që jemi detyruar të jemi së bashku.
Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë. Ka një pyetje për qendrat tregtare. Do të pezullohen të gjitha aktivitetet ku nuk lidhet për shërbimin ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash apo parfumesh.
Edhe sikur bota të ketë mbaruar nesër mbrëma nesër paradite, furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë do të jenë të hapura. Jini të qetë dhe në këtë drejtim nuk do të ndryshojë asgjë.
A do të pezullohet ecja në këmbë? Nuk pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe as familje të tëra të ngrihen dhe të grumbullohen tek Kodrat e Liqenit. Uroj që të mos përdorim forcën siç mund të ndodhë për festën e Ditës së Verës në Elbasan.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...