Connect with Us

Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

Sociale

Koronavirusi/ Kirurgu i njohur mesazh qytetarëve: Do ia dalim, vetë e keni në dorë

Publikuar

-

Ish-ministri i Shëndetësisë-Manastirliut/ “Urdhëro sa më shpejt të mos përdoren dorezat”

Nisur nga situata e krijuar për shkak të koromavirusit në Shqipëri, kirurgu i njohur Arben Beqiri i ka drejtuar një thirrje qytetareve që të kufizojnë lëvizjet dhe te mos takojnë njeri.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiri thekson se nuk ka buxhete magjikë apo masa të ndryshme, por sipas tij një situatë e tillë mund të bllokojë sistemin shëndetësor.

Po ashtu ai iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve ndërsa thekson se bashkë do ia dalim, por njerëzit duhet të vetizolohen.

“A do ja dalim?

Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme mbi pandemine nga covid 19

Me keqardhje konstatoj qe rruget e Tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tektuk te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!

Nuk ka te ngjare qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.

Nuk egzistojne as veprime, masa apo buxhete magjike qe te mund te zgjidhim situaten.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero leksion qeverisë/ Çfarë duhet të bëjë në lidhje me fasoneritë

Por egzistojne te gjitha premisat qe perhapja e ketij infeksioni teper ngjites te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme qe per cdo dy paciente qe dalin nga terapia intensive 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.

Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni, dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.

A do ja dalim? Sigurisht qe PO!

Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira 2 jave. E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do ti benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!

VETEIZOLOHUNI!

E keni ju ne dore!”-shkruan kirurgu Arben Beqiri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Publikuar

-

Nga

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet kërkon të ndryshojë emrin

Pas Urës Vajgurore, një tjetër qytet në Shqipëri pritet të ndryshojë emrin.

Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, ndërsa ideja është hedhur nga një grup intelektualësh, të cilët kërkojnë ti rikthejnë emrin që ka mbajtur në lashtësi “Onhezmi”.

Nisma është përkrahur edhe nga disa banorë të cilët nuk kanë nguruar të shprehin qëndrimin e tyre pro në rrjetet sociale.
Emri sipas latinishtes mund të ketë dy kuptime, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet me varka e anije dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.



Gjatë pushtimit italian, Saranda është quajtur për pak kohë “Porto Eda”, për nder të vajzës së madhe të Benito Mussolinit.

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Rama bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë në vijim

LEXO EDHE:  Pipero entuziast/ "Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë"

Saranda do të thohë “40” në gjuhën greke, emër që e ka marrë nga manastiri i “40 shenjtorëve” në kodrën mbi qytet.

Kujtojmë që pak ditë më parë Këshilli Bashkiak i “Urës Vajgurore” votoi unanimisht pro ndryshimit të emrit për qytetin që tashmë quhet Dimal, si emri ilir i qytetit antik që ndodhet në atë zonë. Pritet të shohim nëse ky ndryshim do të ndodhë edhe për Sarandën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Shqipëria i bashkohet Nismës së Rrjetit të Pastër/ Yuri Kim: Vendim i rëndësishëm

Shqipëria i është bashkuar Nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Rrjetin e Pastër.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili deklaron se kjo është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut.



Për këtë ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo thotë se ky është një vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

LEXO EDHE:  A do të shkaktojë Covid-19 një valë të nacionalizmit ushqimor?

LEXO EDHE:  A përfundoi "Epoka e Artë e Udhëtimit" për Evropën?

“Krenare që shohim Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruan Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Publikuar

-

Nga

OSHEE publikon oraret/ Kjo zonë e Tiranës do të jetë nesër pa drita

Disa zonja të Tiranës ditën e nesërme do të jenë pa drita për një orar të kufizuar.

Kjo për shkak se Operatori i Sistemit të Transmetimit po kryen punime për instalimin e sistemit të matjes në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku”, që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i nënstacionit Farkë.



Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.

LEXO EDHE:  Pipero entuziast/ “Vaksina e koronavirusit mund të jetë gati në vjeshtë”

LEXO EDHE:  OBSH apel të fortë shteteve/ Mos i hiqni masat ndaj pandemisë!

OSHEE njofton se pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE