LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi/ Bashkia Durrës pezullon shërbimin e transportit publik

12 Mars 2020, 08:10, Politikë CNA
Koronavirusi/ Bashkia Durrës pezullon shërbimin e transportit publik

Pas Bashkisë së Tiranës edhe Bashkia e Durrësit ka vendosur pezullimin e shërbimit të transportit publik.

Në një njoftim të Bashkisë së Durrësit thuhet se për shkak të koronavirusit, duke filluar nga data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytetin bregdetar.

?Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

-Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit

-Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna

-Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.?-thuhet në njoftim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga