Connect with Us

Kompanitë celulare duhet të vihen në shërbim të situatës/ Si mund t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve  

Sociale

Kompanitë celulare duhet të vihen në shërbim të situatës/ Si mund t’iu vijnë në ndihmë qytetarëve  

Publikuar

-

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri vijon të rritet. Ministria e Shëndetësisë mesditën e sotme bëri të ditur se tashmë në vendin tonë kemi 23 raste të konfirmuara të infektuar nga COVID-19.

Por, ndërsa Shqipëria vijon betejën me koronavirusin, ndihma e gjithësecilit është shumë e vlefshme për përballimin e kësaj situate.

Një ndër asetet shumë të vlefshme për t’u vënë në shërbim të situatës janë edhe kompanitë celulare.

Për çfarë mund të përdoren konkretisht?

Së pari për të përçuar mesazhe tek abonentët e tyre. Ata kanë me miliona abonentë dhe kanë të gjithë numrat e klientëve. Mesazhet që përçohen nga mediat dhe nga rrjetet sociale sado të fuqishme të jenë, apo sado direkte të jenë, një përqindje të caktuar njerëzish ndoshta edhe nuk e prekin.

Nëpërmjet shërbimeve të klientit (call centers) që kanë në dispozicion për t’u shërbyer klientëve të tyre, ata mund të shndërohen shumë thjeshtë në qendra për pritjen e telefonatave të emergjencës që tashmë shkojnë vetëm tek 127, e cila punon jashtë kapaciteteve të saj.

Njerëz të trajnuar mund t’u bashkangjiten këtyre skuadrave dhe mund të bëjnë të mundur shërbimin e shumë më shumë telefonatave që bëhen aktualisht. Abonentët e secilës telefoni celulare janë shumë familjarë me numrat e shërbimit të klientit, dhe do të jetë e thjeshtë për ta. Kjo kërkon vetëm pak organizim nga ana logjistike dhe gjithashtu zhvillim për të organizuar mbajtjen e të dhënave dhe koordinimin me emergjencat dhe instancat e tjera shoqërore.

Kompanitë celulare mund të përdorin call centerat e tyre apo edhe call centerat e tjera publike, duke u vënë në shërbim të qytetarëve në këto momente, pasi është një moment alarmi për vendin.

Dërgimi i mesazheve direkt nga call centerat apo qendrat e kompanive celulare do të ishte mjaft e efektshme në këtë kohë.

LEXO EDHE:  “Nuk ka vend për panik”/ Eksperti shqiptar në SHBA flet për vaksinën e koronavirusit

Pra, mund të përçohen mesazhe, informacione direkt nga Ministria e Shëndetësisë, mund të përdoret 127 edhe nga call centerat e kompanive duke vendosur persona të trajnuar.

Por, më e rëndësishmja është përçimi i mesazheve, që njerëzit të mos kenë panik, por të kenë qartësinë, kujdesin  dhe informimin e duhur në këtë proçes, ku kërkohet që secili të japë kontributin e tij. Qytetari së pari duke qëndruar në shtëpi.

Kompanitë celulare duke vendosur në shërbim numrat e telefonit, databasen e tyre, duke e bërë këtë shërbim për emergjencat, do të ishin një ndihmë e çmuar, duke i njoftuar njerëzit për të mos dalë në rrugë, duke i njoftuar për masat që duhet të marrin, 24 orë në 24.

Përtej mesazheve mund të kryejnë edhe shumë shërbime të tjera, por ky është një hap i parë që do të ishte shumë i rëndësishëm dhe do të tregonte edhe solidaritetin e madh të tre kompanive mobile që janë në Shqipëri.

Sot në Shqipëri nuk ka nje njeri pa një telefon celular, por njerëz pa facebook dhe twitter mund të ketë me qindra apo mijëra. Por, pa celular nuk ka njeri. Ç’ka do të thotë se qeveria duhet të kërkojë ndihmën e këtyre kompanive dhe ato të vihen në shërbim të situatës, për të gjetur një mënyrë komunikimi.

Shteti, qeveria vetë duhet ta mendojë këtë hap si një kontribut të vyer për qytetarët./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shkon në 23 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 23 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se tetë rastet e reja, janë dy në Tiranë, tre në Durrës, dy në Elbasan dhe një në Rrogozhinë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”.-tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Po ashtu, ajo theksoi se pesë prej të infektuarve ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

LEXO EDHE:  Nga Nini Dede/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër!

LEXO EDHE:  TVSH-ja për biznesin e vogël/ Duka: Vendimi është i parakohshëm, por ...

Sipas MSH, shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

“Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.
Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.
Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.”-deklaroi zv.ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Merret vendimi/ Banka e Shqipërisë shtyn për 3 muaj pagesat e kredive

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë vendos të shtyjë për 3 muaj pagesat e kësteve të kredive të marra nga qytetarët, në kushtet e situatës në vend.

Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka dalë me këtë vendim që favorizon qytetarët dhe bizneset.

Në vendim theksohet se kreditë nuk do të falen, por do të shtyhet afati i pagesës së tyre për 3 muaj, deri në nomalizimin e situatës.

Kujtojmë se një ditë më parë kryetari i opozitës Lulzim Basha e parashtroi këtë si një kërkesë që duhej marrë në kushte të menjëhershme, ndërsa kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se kreditë po rishikohen.

LEXO EDHE:  Nga Nini Dede/ Më mirë t’ju qeshin sot, sesa t’ju qajnë nesër!

LEXO EDHE:  Paketa antishpifje/ Meta sulmon Qeverinë, del në krah të mediave

Sakaq, pritet që Banka e Shqipërisë të dalë me një njoftim publik për të dhënë më shumë detaje rreth vendimmarrjes së tyre në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë një apel të fortë për mediat, lidhur me situatën e koronavirust në vendin tonë, i cili ka prekur 15 persona.

AMA i kërkon mediave t’i kushtojnë më shumë vëmendje mbrojtjes së publikut dhe personelit në studio televizive dhe redaksitë e informacionit.

Ajo kërkon që subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin dhe urdhëron të ndalohet prezenca e publikut të përqendruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.

“Në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Shtimi i lidhjeve direkte, në distancë, mënjanon rreziqet e transmetimit të virusit.

LEXO EDHE:  Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

LEXO EDHE:  Çlirimi i qeverisë nga krimi/ Basha zbardh strategjinë

Angazhimi dhe puna voluminoze e redaksive audio dhe audiovizive për raportimin dhe mbulimin e zhvillimeve në terren, duhet të marrë parasysh dhe shëndetin e personelit gazetaresk dhe mbështetës, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Duke vlerësuar shëndetin e qytetarit mbi gjithçka, AMA, nga data 12.03.2020 do të monitorojë transmetimet audiovizive dhe për rastet e evidentuara të neglizhencave apo shkeljeve të kërkesave të mësipërme do të fillojë procedurat administrative”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AMA-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE