LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klodian Tomorri thirrje qeverisë për masa drastike/ "Mbyllni gjithçka"

12 Mars 2020, 17:09, Politikë CNA
Klodian Tomorri thirrje qeverisë për masa drastike/ "Mbyllni

Gazetari, Klodian Tomorri, ka kritikuar ashpër masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Tomorri shprehet se institucionet që duhet të mbronin shëndetin publik dështuan në mënyrë spektakolare të parandalojnë infektimin e paralajmëruar të Shqipërisë, ndërsa bën thirrje urgjente për marrjen e masave drastike.

“Masat gjysmake jane katastrofike. Ky virus luftohet me masa ekstreme qe ne fillim.

Qeveria shqiptare u soll ne menyre totalisht te papergjegjshme nga data 25 shkurt deri dy dite me pare duke lejuar levizjen e lire te udhetareve nga Italia. Institucionet qe duhet te mbronin shendetin publik deshtuan ne menyre ekzemplare, por edhe te neveritshme te ndalojne infektimin e paralajmeruar te Shqiperise.

Por pasi gabuan ne fillim dhe lejuan infektimin e vendit, autoritetet jane duke gabuar serish me masat gjysmake qe po ndermarrin.

Kjo situate kerkon dore te hekurt dhe masa drastike. Masat gjysmake ne keto raste jane katastrofike.

Shqiperia duhet te vendose urgjentisht karantinen e detyrueshme per te gjithe udhetaret qe vijne nga jashte. Nuk eshte vetem Italia e infektuar. Epidemia po perhapet me shpejtesi ne France, Spanje, Gjermani, Austri, Zvicer dhe kudo. Mbyllja vetem e Italise ne kushtet kur udhetaret nga vendet e tjera lejohen te hyjne dhe levizin lirisht eshte totalisht e padobishme.

Pas sigurimit te kufijve, duhet urgjentisht te thellohen me shume madat e distancimit social ne vend. Eshte e pafalshme se si lejohen ende hapur fabrikat e medha, Call Centerat, bankat. Tashme duhet mbyllur cdo gje pervec farmacive dhe bizneseve qe prodhojne apo tregtojne te mirat primare te domosdoshme per popullaten.

Qeveria duhet te marre persiper nga buxheti nje pjese te kostove per pagesen e rrogave te punonjesve, te pakten per nje periudhe dy javore. Mund te duket me kosto te larte ne fillim. Por eshte e sigurte qe kjo kosto, nuk eshte asgje me faturen qe do te shkaktohet nese infeksioni perhapet masivisht.

Bejeni sot. Bejeni tani dhe lutuni qe te mos jete duke ndodhur sakaq transmetim masiv komunitar.

Kjo nuk eshte kohe per te hezituar,” shkruan Tomorri në faqen e vet në rrjetet sociale/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga