LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 613 kg drogë, një armë gjahu dhe 13 fishekë/ Arrestohen 2 persona në Kurbin

12 Mars 2020, 09:00, Kronika CNA
Kapen 613 kg drogë, një armë gjahu dhe 13 fishekë/

Goditet një rast i tentativës së trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, në sajë të operacionit të koduar “Godull”.

Blutë raportojnë se kanë vënë në pranga shtetasit me iniciale S.Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R.S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të 60-vjeçarit, forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi, gjetën dhe një gomone.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se të dy këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale ?Trafikim i narkotikëve?, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ?Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga