Connect with Us

Kallëzimi penal ndaj Berishës/ PD “i përvishet” keq Ramës

Politikë

Kallëzimi penal ndaj Berishës/ PD “i përvishet” keq Ramës

Publikuar

-

Partia Demokratike ka reaguar për kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u depozitua nga Komisioni i Shëndetësisë për përhapje të lajmeve të rreme që shkaktojnë panik.

Me tone të ashpra, PD thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund ta fusë dot në karantinë të vërtetën dhe opozitën. Demokratët paralajmërojnë se asnjë kallëzim apo shantazh nuk do t’i largojë nga misioni për të thënë të vërtetën.

PD deklaron se denoncimi i Berishës për të moshuarën nga Durrësi që ndërroi jetë, e infektuar me koronavirus, por pa u trajtuar sipas protokollit dhe denoncimi i Partisë Demokratike për shpërndarjen nga qeveria të 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetësor, kanë rezultuar të vërteta.

Sipas tyre, këto raste vërtetojnë shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë së kryeministrit, i cili deri para pak ditësh siguronte shqiptarët se nuk ishin të rrezikuar dhe se ky ishte thjesht një grip.

“1. E vërteta është se qeveria nuk mori në kohë asnjë masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit të rrezikshëm. Deklaratat e Edi Ramës dhe të Ministres së Shëndetësisë se kishin marrë masa, u provuan me fakte se ishin të gënjeshtra. Vetëm pas denoncimit tonë të datës 25 dhe 26 Shkurt se në asnjë prej qendrave shëndetësore dhe spitalet në vend, nuk kishin dërguar mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në datën 28 Shkurt njoftuan se kishin shpërndarë mjetet mbrojtëse në gjithë Shqipërinë. U provuam me fakte, se fatkeqësisht këto mjete mbrojtëse ishin të skaduara dhe nuk ofronin asnjë mbrojtje për personelin shëndetësor, të cilët janë të rrezikur nga kontakti i përditshëm dhe i lartë më qytetarët.

2. E vërteta është se qeveria, edhe sot që flasim nuk ka tërhequr sasinë e maskave të skaduara të shpërndara për personelin mjekësor. Akoma shumica e mjekëve dhe e stafit shëndetësor, që përballen me qindra njerëz në ditë, punojnë të pambrojtur.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu braktis çadrën dhe ndjek Ramën?!/Deputetja: Ja e vërteta!

3. E vërteta është se qeveria nuk ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për përballimin e situtës. 3.5 milionë dollarë janë të asgjë para përmasave në rritje të krizës. Ky fond nuk mjafton as për të furnizuar me dizifektant qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

4. Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje.

5. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar nga taksat, tarifat dhe sigurimet shoqërore/shëndetësore, bizneset që janë urdhëruar të ndërpresin aktivitetin e tyre.

6. Qeveria nuk ka marrë masa për të mundësuar funksionimin normal të linjës së urgjencës 127, e cila ka vështirësi për aksesim për shkak të fluksit.”, nënvizon PD/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare”/ Ministri i Brendshëm del me deklaratën e fortë: Do thellojmë masat

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, u ka bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, sipasojë e situatës nga koronavirusi.

Lleshaj thekson së orët në vijim do të jenë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend, ndëraa paralajmëron që masat do të thellohen.

“Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi.

Policia, e mbështetur nga ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin.

Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë”/CNA.al

Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi. Policia, e mbështetur nga ushtria, vijon kontrollin e gjerë për kufizimin e lëvizjeve në të gjithë vendin. Orët dhe ditët në vijim janë vendimtare për frenimin e përhapjes së virusit në vend. Ndaj ky angazhim do të njohë thellim të mëtejshëm, me bindjen se qytetarët do të bashkëpunojnë dhe mbështesin strukturat e vijës së parë 🇦🇱

Gepostet von Sander Lleshaj am Donnerstag, 12. März 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri thirrje qeverisë për masa drastike/ “Mbyllni gjithçka”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Klodian Tomorri, ka kritikuar ashpër masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Tomorri shprehet se institucionet që duhet të mbronin shëndetin publik dështuan në mënyrë spektakolare të parandalojnë infektimin e paralajmëruar të Shqipërisë, ndërsa bën thirrje urgjente për marrjen e masave drastike.

“Masat gjysmake jane katastrofike. Ky virus luftohet me masa ekstreme qe ne fillim.

Qeveria shqiptare u soll ne menyre totalisht te papergjegjshme nga data 25 shkurt deri dy dite me pare duke lejuar levizjen e lire te udhetareve nga Italia. Institucionet qe duhet te mbronin shendetin publik deshtuan ne menyre ekzemplare, por edhe te neveritshme te ndalojne infektimin e paralajmeruar te Shqiperise.

Por pasi gabuan ne fillim dhe lejuan infektimin e vendit, autoritetet jane duke gabuar serish me masat gjysmake qe po ndermarrin.

Kjo situate kerkon dore te hekurt dhe masa drastike. Masat gjysmake ne keto raste jane katastrofike.

Shqiperia duhet te vendose urgjentisht karantinen e detyrueshme per te gjithe udhetaret qe vijne nga jashte. Nuk eshte vetem Italia e infektuar. Epidemia po perhapet me shpejtesi ne France, Spanje, Gjermani, Austri, Zvicer dhe kudo. Mbyllja vetem e Italise ne kushtet kur udhetaret nga vendet e tjera lejohen te hyjne dhe levizin lirisht eshte totalisht e padobishme.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” deputetit të Merkel

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu braktis çadrën dhe ndjek Ramën?!/Deputetja: Ja e vërteta!

Pas sigurimit te kufijve, duhet urgjentisht te thellohen me shume madat e distancimit social ne vend. Eshte e pafalshme se si lejohen ende hapur fabrikat e medha, Call Centerat, bankat. Tashme duhet mbyllur cdo gje pervec farmacive dhe bizneseve qe prodhojne apo tregtojne te mirat primare te domosdoshme per popullaten.

Qeveria duhet te marre persiper nga buxheti nje pjese te kostove per pagesen e rrogave te punonjesve, te pakten per nje periudhe dy javore. Mund te duket me kosto te larte ne fillim. Por eshte e sigurte qe kjo kosto, nuk eshte asgje me faturen qe do te shkaktohet nese infeksioni perhapet masivisht.

Bejeni sot. Bejeni tani dhe lutuni qe te mos jete duke ndodhur sakaq transmetim masiv komunitar.

Kjo nuk eshte kohe per te hezituar,” shkruan Tomorri në faqen e vet në rrjetet sociale/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e fortë e ish deputetit/ “Strategjia e qeverisë kundër koronavirusit po na çon në kolap!”

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike,  Tritan Shehu është shprehur kritik, lidhur me strategjinë e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai liston arsyet se ku sipas tij është gabuar dhe cfarë duhet të ishte bërë ndryshe për të ndaluar përhapjen.

Jo per “panik”, kjo “strategji” po na con ne kolaps, kujdes!
Katerciperisht jo i pershtatshem qendrimi ndaj kornavirusit ne vendin tone, qe prej janarit me humbje kohe, ammulli ne strategji e terren; duhet ndryshuar kursi sa nuk eshte teper vone (vone jemi).
Aktualisht shpallja e “pandemise” nuk do te thote te ndryshoje qendrimi ndaj dedektimit e trajtimit te cdo rasti, te lehte apo te rende, kjo nuk ka te beje me betejen ne terrenin tone, ajo ka te beje me perhapjen boterore te infeksionit, cdo vend merr masat e tij ne lufte, pra:
— Mos u fshihni mbas OBSh e ketyre percaktimeve, direktivat e saj jane shume te pergjitheshme e bazale, qe te jene te vlefeshme edhe per Afriken Qendrore edhe per Gjermanine, mekanizmat, strategjite, taktikat lidhen me secilin.
—Krijoni menjehere qendra laboratorike edhe jashte e larg ISHP, vetem ajo nuk po e perballon dot e do te gaboje, pajisini ato me aparature e kite.
Termi pandemi nuk ka te beje me reduktimin e ekzaminimeve ne raport me perhapjen, eshte shume e gabuar ta interpretoni keshtu, perkundrazi.
—Mos u bazoni vetem te 127, po ben kolaps, nuk ka kapacitet per kete “loje” kaq te madhe. Fusni ne “loje” lojtarin kryesor, mjekun e familjes e paresorin, duke e instruktuar, pajisur me mjetet mbrojtese e klinike, me kapacitet e transportit e komunikimit per 24 ore me pacientet.
—Pandemi nuk do thote qe te lesh te infektuarit ne shtepi e as te koncentroheni vetem ne Tirane ku kolapsi na pret, pra aktivizoni repartet infektive me 25-30 ne cdo qark e sa me poshte.
—Pandemi nuk do te thote te heqesh dore nga karantinimi shteteror, pra te shpallesh kolapsin e shtetit, duke pasur vetem nje te tille ne Durres qe do “pelcase”, do te thote qe te krijojme nje rjet te tille ne te gjithe territorin.
—Ndoshta me e rendesishmja per fazat qe do te arrijne eshte “Fuqizoni Terapite Intensive” kapacitet e varfera te te ciles jane aktualisht te ezauruara, aktivizoini ato jo vetem ne Tirane, qe nuk do te mund te perballoje nevojat mbas pak (qofsha i gabuar), duke importuar urgjent se paku pajisjet e plota per mbi 200 poste te dedikuara.
Perseritja e ketyre nuk demton, perdorja kercenueses e akuzes “panik”, jo vetem nuk garanton asgje, perkundrazi te le te biesh ne…

LEXO TE PLOTE