LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ka nisur “lufta e madhe” e çmimeve të naftës/ Kush do të fitojë?

12 Mars 2020, 07:27, Blog CNA
Ka nisur “lufta e madhe” e çmimeve të naftës/ Kush

Nga Nikolas K.Gvosdev ?National Interest?

* Kur hynë në fuqi sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë vitin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska do të hakmerrej në kohën dhe vendin që do të zgjidhte ajo vetë. Prishja e marrëveshjes së OPEC-Plus, dhe provokimi i një lufte çmimesh në sektorin e naftës me Arabinë Saudite, mund të duket si një mënyrë e çuditshme për të reaguar, por edhe në këtë mënyrë mund të ketë brenda një strategji të zgjuar.

Unë besoj se Kremlini po luan fort që deri në fund të këtij viti, të jetë në gjendje që jo vetëm të dëmtojë interesat e Shteteve të Bashkuara, por edhe të rindërtojë partneritetin e tij me Arabinë Saudite. Një nga gabimet kryesore të politikanëve amerikanë, është zakoni i tyre i keq për të shpallur me zë të lartë strategjitë e tyre muaj apo edhe vite përpara se ato të zbatohen, duke iu dhënë kështu kundërshtarëve të tyre mjaftueshëm kohë për t?u përgatitur.

Gjatë 2 viteve të fundit, anëtarët e Kongresit e kanë bërë plotësisht të qartë se projektet ruse që anashkalojnë Ukrainën – gazsjellësit ?Stream Turk? dhe ?Nordstream 2?- ishin në shënjestër të tyre. Moska u përpoq të shpejtojë përfundimin e këtyre projekteve, përpara se një proces i ngadaltë legjislativ në SHBA-së, të mund të miratonte një raund të ri sanksionesh ndëshkuese. ?Stream Turk? përfundoi në kohë, dhe tashmë po dërgon energjinë ruse në Turqi dhe Evropën e Jugut. Ndërkohë gazjellësi ?Nordstream 2?, do të ishte ndërtuar tashmë po të mos ishte për danezët dhe proceset e tyre të mbrojtjes së mjedisit, të cilët e mbajtën peng projektin derisa hynë në fuqi sanksionet amerikane.

Edhe me atë ndihmë – dhe kjo falë një mosmarrëveshje që Danimarka pati për një shitje të mundshme të Grenlandës – Moska pati paralajmërime kaq të shumta në kohë, sa që kërkoi nga kontraktorët e saj evropianë që të fokusoheshin më së pari tek pjesët më sfiduese teknike të gazjellësit.

Kompania ruse ?Gazprom?, zotëron aftësinë teknike për të përfunduar projektin sipas kohës së planifikuar. Por ?Nordstream?, ka të ngjarë të përfundojë deri në fund të këtij viti. Po, vonesat ishin të mjaftueshme për ta detyruar Rusinë të vazhdojë ta përdorë Ukrainën si një tranzit të eksporteve të saj.

Por pozicioni i Moskës në tregjet evropiane të energjisë, mbetet kryesisht i paprekur. Pra, plani rezervë i SHBA-së ka qenë inkurajimi i evropianëve, teksa ?Nordstream? mbetet i papërfunduar, për të blerë sa më shumë energji të prodhuar nga burimet e Amerikës së Veriut.

Në fakt, një pjesë e rëndësishme e strategjisë amerikane, në një epokë të re të konkurrencës mes fuqive të mëdha, është të garojë me Rusinë mbi tregjet e energjisë, dhe të zvogëlojë burimet që Moska mund t?i grumbullojë si eksportuese e madhe e energjisë.

Në fillim, strategjia amerikane gjatë mandatit të dytë të administratës Obama, ishte të inkurajonte Arabinë Saudite të përsëriste performancën e saj të viteve 1980, duke shfrytëzuar aftësinë e vet për të rritur prodhimin dhe ulur çmimin e naftës, në mënyrë që të dëmtonte prodhuesit rusës,

dhe të detyronte Moskën të tërhiqej nga ndërhyrja e saj në Ukrainën Lindore dhe Siri.

Por edhe pse Arabia Saudite uli kostot e prodhimit të energjisë, Riadi nuk mundet që të përballojë shumë gjatë një luftë çmimesh, për shkak të dëmit të madh që kjo do t?i shkakonte buxhetit të këtij vendi.

Arabia Saudite, u zhvendos në mënyrë dramatike nga konkurrenca me Rusinë, drejt një strategjie të re të koordinimit me Rusinë. Në fund, Riadi dhe Moska u bënë boshti i marrëveshjes së re OPEC-Plus, që u nënshkrua enkas për të stabilizuar tregjet globale të energjisë, dhe për të vendosur një çmim ?dysheme? për çmimet e energjisë.

Në këmbim të bashkëpunimit, Moska priste që Riadi dhe shtetet e tjera të Gjirit Persik të drejtonin nga ekonomia ruse flukset e tyre financiare, të bllokuara nga sanksionet e SHBA-së. Blerja nga Katari e aksioneve në kompaninë shtetërore ruse ?Rosneft?, është një shembull i kësaj qasje.

Por dobësia e saj, ishte ?karta e egër? që do të përdorte sektori energjitik në SHBA. Prodhuesit amerikanë, ishin gati të përfitonin nga çmimet më të larta, dhe të mbushnin boshllëqet kur Rusia dhe Arabia Saudite të ulnin prodhimin e tyre.

Në kushtet kur Shtetet e Bashkuara nuk pranuan të bëhen pjesë e marrëveshjes OPEC-Plus, pjesëmarrja e vazhdueshme e Rusisë në të do të mbetet e kushtueshme, sidomos nëse Arabia Saudite vazhdoi të nxisë pajtueshmërinë e Moskës.

Ne kemi parë muajt e fundit një forcim të ri në politikat e Kremlinit, ku Rusia është e gatshme të rrezikojë përshkallëzimin e situatës, në mënyrë që të përfitojë apo të diskreditojë SHBA-në. Bota e ka parë këtë model në Siri përballë Turqisë gjatë javëve të fundit.

Rusët shkelën disa nga vijat e kuqe të Ankarasë, dhe më pas lejuan që Turqia të shihte në çfarë mase mundej të mbështetej ose jo tek Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë. Vetëm atëherë presidenti Rexhep Erdogan, shkoi në Moskë për të rihapur negociatat me Vladimir Putin.

Prodhuesit rusë të energjisë, e ndjenë se ishin në anën humbëse të dyshes Moskë-Rijad. Ata kanë kërkuar prej 1 viti që Rusia të dalë nga kjo marrëveshje. Dhe paniku i krijuar nga koronavirusi, u dha atyre mundësinë të argumentojnë se shkurtimet e mëtejshme të OPEC-Plus, nuk do të bënin asgjë për të parandaluar rënien e çmimeve të energjisë, dhe se Rusia do të vazhdojë të humbasë pjesën e saj të tregut global të energjisë.

Reagimi i sauditëve, ka qenë i ngjashëm. Ata i janë përgjigjur bllofit të Rusisë, duke premtuar të prodhojnë më shumë nafte me çmime edhe më të ulëta. Por rusët kanë ende disa avantazhe: buxheti rus ka ende mundësi të përmbushë objektivat e tij edhe me çmimet shumë më të ulëta të naftës, sesa do ta lejonte buxheti i Arabisë Saudite.

Rusia mund të rrisë eksportet e saj, ndërsa një rritje e eksporteve saudite do të kërkonte më shumë kohë. Për më tepër, Rusia duket se është e gatshme të angazhohet në një tjetër provë përballë metodës amerikane mbi eksportin e energjisë në periudhën e një luftë të gjatë të çmimeve.

Duke pasur parasysh që administrata Trump, nuk ka të ngjarë të blejë sasi të mëdha të prodhimit amerikan me një çmim të lartë, për të garantuar për rezervën strategjike, prodhuesit amerikanë do të përballen me perspektivën e të ardhurave shumë më të ulëta.

Nëse Xho Bajden zgjidhet president, atëherë amerikanët mund të presin të shohin më shumë rregullore mjedisore, duke e dëmtuar më tej prodhimin e naftës në SHBA. A do të ishin sauditët më të prirur të bënin sërish pazare me Moskën? Ndoshta. Një marrëveshje e mirës, varet nga ecuria e marrëdhënieve SHBA-Arabi Saudite, gjatë një lufte të gjatë të çmimeve të naftës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga