LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish mjeku i NHS i bllokuar në Itali paralajmëron Anglinë/ "Merrni masa, s'janë vetëm të moshuarit që po vdesin"

12 Mars 2020, 22:37, Kosova & Bota CNA
Ish mjeku i NHS i bllokuar në Itali paralajmëron Anglinë/

Një ish-mjek i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Angli ka mbetur i bllokuar në Itali për shkak të rritjes së numrit të shpejtë të të infektuarve me koronavirus në këtë vend dhe izolimit të shtetit.

Nga Italia ai i është lutur qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të mbyllë gjithçka në kuadër të luftës kundër këtij virusi.

Profesori Mohamed Abu Hilal, i cili tani punon në Brescia, në veri të Italisë, u bëri thirrje zyrtarëve që të përgatisin më shumë shtretër, mjekë dhe infermierë në NHS.

Ai paralajmëroi se nuk janë vetëm të moshuarit që vdesin nga COVID-19, megjithëse shifrat sugjerojnë se janë më të prekurit.

“COVID-19 është serioz, ndihet të jetë në një luftë! Njerëzit po vdesin, jo vetëm të moshuarit. Shtretërit janë plot. Duhet të mbyllni gjithçka, të përgatisni shtretër, ventilatorë, antiviralë, mjekë dhe infermierë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi!”, deklaroi ai.

Qeveria e shtetit fqinj ka shpallur zonë të kuqe gjithë Italinë, ka mbyllur shkollat, kafenetë, parukierët dhe restorantet, ndërsa banorët janë urdhëruar të izolohen nëpër banesa.

Rritja e presionit ka vënë qeverinë në lëvizje për të imponuar rregulla të ngjashme sepse ka frikë se Mbretëria e Bashkuar po shkon në të njëjtin drejtim si Italia, ku janë konfirmuar 15.111 raste dhe 1.016 vdekje. Kryeministri Boris Johnson do të zhvillojë sot një takim urgjent dhe pritet të marrë masa të rrepta.

Mjekët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre se NHS do të dëmtojë nën presionin e një shpërthimi të koronavirusit në shkallë të plotë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga