Sociale
Ish-kryeministri mesazh optimist/ Meksi: Përhapja e “flamës” virus varet prej nesh!

Ish kryeministri, Aleksandër Meksi, ka adresuar një thirrje të sinqertë shqiptarëve lidhur me rregjimin karantinës që duhet vlerësuar si një masë e detyrueshme për të shmangur përhapjen e virusit “Korona” që po shokon botën me panikun.
Në mesazhin e publikuar nga faqja e tij në rrjetet sociale ish Kryeministri e vlerëson si sakrificë mbylljen nëpër shtëpia dhe braktisjen e pirjes së kafes tradicionale e takimet me miq e shok, ndërsa konkludon se përhapja e kësaj “Flame”, sikurse ai e etiketon koronavirusin, “varet prej nesh”.
“Vëllezër e Motra bashkëkombës !!!
Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira.
Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme.
E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh.
Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.
Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat !!” shkruan ish kryeministri Aleksandër Meksi./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...