Connect with Us

Gazetari zbulon burrin e deputetes socialiste me virusin “Korona”

Denoncim

Gazetari zbulon burrin e deputetes socialiste me virusin “Korona”

Publikuar

-

Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e virusit “korona”, që po tmerron botën dhe ka futur në panik shqiptarët, ka qenë në fokus të temës. Krahas të ftuarve të tjerë në të është prezent dhe gazetari Bledian Koka, i cili gjatë fjalës së tij ka zbuluar, se ka dijeni rreth prekjes nga koronavirusi edhe bashkëshortit të një deputeteje socialiste

Në dijeninë time, rezulton se disa mjek, mes të cilëve edhe bashkëshorti i një deputeteje të PS-së, Klodiana Spahiu, i cili është një ndër shefat e spitalit të Durrësit, është vendosur menjëherë në karantinë. Në dijeninë time deputetja e ka bërë tamponin e parë dhe ka rezultuar negative”, ka deklaruar Koka./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Fiks fare”në Korçë/ Policia nuk njeh ligjin, i heq pa të drejtë lejen e qarkullimit subjektit

Publikuar

-

Nga

Polici rrugor  e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe  kërkon tërheqjen e licencës, por gabon nenin. Komisioni vlerëson se polici ka gabuar pjesërisht dhe e thellon akoma më shumë gabimin,  vendos gjobë  e heqje të lejes së qarkullimit me objektin “mjete që nuk kanë atë destinacion  apo janë të palicensuar” dhe vendos termin “jashtë orarit”. Ndërkohë që mjetet ishin të licencuara nga bashkia për të kryer këtë transport në këto destinacione dhe është pikërisht kjo e fundit që vendos nëse i hiqet apo jo licenca.

Fiks Fare ndoqi ankesën e ardhur nga një subjekt i cili operontë në linjën ndërqytetase të Korçës, për transportin e udhëtarëve në zonat Vinçan dhe Goskovë. Ata pretendojnë se policia e qarkullimit rrugor i bën presion të vazhdueshëm duke vendosur gjoba dhe kërkuar tërheqje të licencës me të cilën punojnë. Në një intervistë për Fiksin pronari aktual por edhe ai që ka punuar dikur këtë linjë tregojnë se policia i ka vendsour rregullisht gjoba qoftë për orarin, por edhe në rastet kur nuk kanë konstatuar leje duke favorizuar kështu subjektet të cilat punojnë pa licencë. Rasti më flagrant është ai i bllokimit të dy mjeteve të operatorit që punon këtë linjë ku brenda orës për një vonesë 15 minutëshe policia i ka bllokuar mjetet duke i kërkuar edhe tërheqjen e licencës.

Fiksi intervistoi edhe përgjegjësin e Drejtorisë së Transporteve të Bashkisë Korçë Nikolin Lika, i cili pranoi se kjo situatë ka krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve. Ai theksoi se për këtë linjë nuk kanë patur asnjë ankesë nga banorët e zonës dhe heqja e licencën nuk është diskutuar asnjëherë.

Në përgjigjen e saj lidhur me këtë situatë  Drejtoria e Policisë Qarku Korçë  pretendon se pavarësisht se procesverbali i plotësuar nga polici i qarkullimit ishte pjesërisht i rregullt, kjo gjë është korigjuar nga komisioni. Sipas tyre, për shkak të vonesës në orar, komisioni ka vendosur t’i  heq lejen e qarkullimit për  8 muaj dhe një gjobë,  50 mijë lekë të reja.

Por nëse analizojmë procesverbalin e policit,  subjekti është konstatuar se ishte me vonesë në orar, dhe sipas tij ka shkelur nenin  86 pika 1 të kodit rrugor . Por ky nen nuk parashikon këtë kundravjatje, por shprehimisht thotë ” Për zbatimin e këtij neni, një mjet do të quhet i caktuar në shërbimin në linjë kur ushtruesi i këtij transporti, që shpërblehet për punën e realizuar, kryen rrugë të një destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish.”

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ SHBA përgatitet të evakuojë 230 amerikanë nga Wuhani

Korigjimin sipas shkresës e ka bërë komisioni, por edhe ky i fundit edhe pse ka dënuar subjektin për vonesat në orar neni që ka vendosur flet për kundravjatje në rastet kur automjeti nuk është i licencuar për atë destinacion. Më saktë neni 81 pika 8 dhe neni 81.10 ku thuhet “81.8. Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë” kurse neni 81.10  shkruhet “Mosrespektimi i pikave 8 dhe 9 çon në masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së qarkullimit nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsëritjeje pezullimi i lejes së qarkullimit shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj.”

Pra si polici i qarkullimit rrugor, ashtu edhe komisioni që ka vlerësuar punën e tij dhe ka marrë vendimin, e kanë dënuar subjektin në bazë të neneve të ndryshme nga kundravajtja e cilësuar, vonesë në orar. Mbi të gjitha qëndron fakti se Institucioni licencues Bashkia  Korçë, jo vetëm që nuk ka patur ankesa për subjektin në fjalë, por kjo masë e vendosur nga  policia ka vështirësuar  transportin e qytetarëve në këtë linjë. /Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fakulteti i muzikës/ Konkursi nxjerr fitues kandidatin pa doktoraturë!

Publikuar

-

Nga

Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka konkuruar në Akadeninë e arteve, dega dirigjim koral, por nuk ka fituar, edhe pse i plotësonte të gjitha kriteret.

Oleg Arapi me doktoraturë mori 84 pikë, dhe vec kualifikimeve, numëron edhe qindra altivitete brenda dhe jashtë vendit. Komisioni Ad Hoc me 5 personalitete të muzikës,vendosi, t’ i japë 91 pikë Bujar Alliut, i cili nuk ka as doktoraturë.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop” – Viti olimpik/ Federatat e sportit shqiptar 4 muaj pa marrë fonde!

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” faktin qw sportistët nuk kanë marrë rrogë mujore e si rrjedhojw, nuk u janë paguar as sigurimet.

Sportistët këtu në Shqiperi paguhen vetëm për trajtim ushqimor.Stop interesohet drejtpërdrejt me zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit, z. Kostandin Shkurti, pwr mungeswn e parave prej disa muajsh.

Zv.ministri Shkurti deklaron, se kanë kaluar fondet në 5 mars 2020. Nga ana tjetwr, pas njw verifikimi nw thesar, fondet nuk kishin kaluar.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Audioja e drejtoreshës për masat e koronavirusit/ Spahia sulmon Ramën

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Dogana e Kosovës ndalon importin nga Kina

LEXO TE PLOTE