Connect with Us

Fotot në kohë/ Kur Edi Rama ishte një “nxënës” i keq dhe kopjac

Politikë

Fotot në kohë/ Kur Edi Rama ishte një “nxënës” i keq dhe kopjac

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama qeveris vendin, prej vitit 2013, kur e solli në pushtet Ilir Meta.

Tashmë në pothuajse shtatë vite qeverisje, rezultatet e të cilës i shohim dhe i prekim çdo ditë, Edi Rama të paktën një gjë ka mësuar ta bëjë mirë. Që është propaganda, dhe asgjë më shumë sesa kaq. Ekonomia shkon çdo ditë e më keq, ama Rama tashmë ka mësuar të flasë në publik edhe pa letër para.

Por, çfarë ndodhte shtatë vite më parë.

CNA.al iu sjell më poshtë disa foto, të bëra në mars të vitit 2013, kur Edi Rama kërkonte të sillte Rilindjen në pushtet. Sikurse shikohet nga fotot, Rama në atë kohë, edhe pse në fakt nuk kishte program hiç, që të mos harronte se çfarë duhej të deklaronte para qytetarëve, e shkruante në dorë si një nxënës i keq dhe kopjac.

LEXO EDHE:  Mësuesja korçare “kritikon” Ramën/ Ja si ja kthen kryeministri

Fotot janë bërë në muajin mars 2013, disa ditë para darkës me ngjala në Gjirin e Lalzit, kur ftonte Ilir Metën për bashkëqeverisje.

Darka e ngjalave më pas, u “kurorëzua” me marëveshjen e 1 prillit, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Meta, i cili kishte qenë për 4 vite pjesë e qeverisë Berisha, u largua nga posti i ministrit të Ekonomisë në Janar të 2011-ës, pas protestave të dhunshme në bulevard ku humbën jetën 4 protestues dhe në 1 prill 2013, bashkohet në koalicion me Ramën.

CNA.al do të vijojë të sjellë herë pas here foto në kohë, të cilat tregojnë moralin pa moral dhe fytyrën e vërtetë të politikanëve tanë./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, ndërsa tashmë edhe në vebndin tonë janë konfirmuar 12 rastet e para.

Qeveria ka ndërmarrë masa drastike, ndërkohë janë akorduar edhe një fond prej 400 milion lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Që në fakt janë shumë pak, por gjithësesi është një hap i parë.

Janë marrë masa ekstreme e ndoshta deri diku të lavdërueshme, sepse në raste të caktuara ndërhyrja e fortë jep efekte më të mira.

Por, përjashtuar nga kjo është biznesi. Janë baret, restorantet, hoteleria. Kjo e fundit është goditur e para sepse janë anulluar të gjitha rezervimet e kësaj kohe. Dhe nëse punonjësit mbyllen në shtëpi vendet e punës do ngelen bosh, por nga ana tjetër duhet të paguhen pastrueset, sportelistët, kamarierë e banakierë, duhet të paguajnë taksat në shtet, e të tjera si këto. Pa folur pastaj për dritat, ujin, qeratë, kreditë etj.

Mbyllja e një restoranti lë pa punë kamarierë e kuzhinierë, ndërkohë që shumë produkte që mund të jenë në gjendje nëpër magazina mund të hidhen.

Pra, është një nevojë urgjente që qeveria të ndërhyjë për bizneset. Një qeveri e përgjegjshme krahas masave që merr për të izoluar vatrën duhet të reagojë edhe ndaj biznesit.

Janë me mijëra e mijëra të punësuar. Asgjë nuk zgjidhet nëse një biznes pushon nga puna punonjësit apo të gjithë bizneset ngrenë shoqatën e tyre, mbyllin dyert dhe nxjerrin në rrugë gjithë punonjësit.

Qeveria duhet të ndërhyjë, jo vetëm t’iu bëjë thirrje njerëzvve mos dilni nga shtëpia, qeveria duhet të zgjidhë një problematikë. Sepse bizneset kanë edhe kredi, kanë këste për të paguar. Vjen fundi i muajit faturat duhen paguar. Duhet gjetur një zgjidhje për pagat e punonjësve të cilët këta duhet t’i çojnë në shtëpi.

Mirë i hoqën nga puna. Por çfarë do të ndodhë më tej. Ekonomia do të shkojë në kolaps.

Do t’i largojnë nga puna, do tentojnë disa t’i marrin, disa do të ikin, disa mund të mos i kthejnë, kur të rihapet biznesi do të ketë shumë më pak punë. Me mijëra njerëz mund të ngelin rrugëve.

Biznesi vetë nuk mundet ti mbajë punonjësit, që të rrinë në shtëpi dhe t’i paguajë. Masat drastike të qeverisë duhet të shkojnë paralel dhe me masat lehtësuese ndaj ekonomisë dhe biznesit. Duhen parë disa rrugë, siç janë: ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore ose pagimi nga shteti i këtyre për të mos i larguar nga puna, pagesa e një përqindje për njerëzit që nuk do punojnë fare, të ketë një kontribut simbolik, etj.

LEXO EDHE:  PD: Meta, njeriu i fundit që mund të ofendojë, pas skandalit me Doshin

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Pasuritë do të konfiskohen, do futesh në burg

Pa folur më tej pastaj që të ketë një ndërhyrje te palët përsa i përket kredive për të zgjatur afatet ose për të reduktuar pagesat mujore për shkak të kësaj situate, e cila është një situatë emergjente.

Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi me tërmetin në Durrës dhe të kuptojmë se ajo çfarë ka ndodhur me biznesin në Durrës, është një katastrofë e pakorrigjueshme.

Ndërkohë, qeveria i bën thirrje popullatës të mos dalin nga shtëpia, dhe nga ana tjetër s’ka asnjë masë për biznesin.

Po ashtu qeveria duhet të ndërhyjë edhe për mbylljen e fasonerive dhe call centerat. E në rast se pronarët kundërshtojnë le të ndërhyjë edhe me polici dhe me ushtri, por duhet t’iu garantojë punonjësve dhe vetë firmave se do të ketë një lloj marrëdhënie, do të ketë lehtësira. Duhet një kontribut nga ana e shtetit.

Pronarët e fasonerisë mund të kenë porositë e tyre, por nuk mund të rrezikojnë njerëzit për një porosi të caktuar.

Kështu që është një situatë alarmante me të cilën përballet biznesi dhe ndërhyrja e qeverisë është e domosdoshme.

Biznesi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit. Dhe duhet parë si partneri kryesor i tij dhe jo si armiku që këtë duhet ta rrjepim, ti marrim këtij sa të kemi mundësi dhe qeveria ta tregojë veten sikur është pronari i vetëm i shtetit dhe biznesmeni më i madh i vendit.

Mbështetja ndaj biznesit është ndoshta e vetmja mënyrë për t’i dhënë një frymë ekonomisë, për ta ndihmuar që ajo të mos marrë një goditje si ajo që mori pas tërmetit, e cila do ta çonte në një gjendje të parikuperueshme dhe pasojat do të ndiheshin shumë fort.

Qeveria duhet t’i japë shpresë biznesit të vogël, të mesem, por edhe atij të madh. Në të gjitha nivelet kudo ku ka restorante hoteleri, kudo ku ka pasoja që vijnë nga kjo situatë kaq emergjente. Nuk mund të marrë masa drastike, pa shkuar paralelisht me një ndihmë ndaj biznesit dhe zbutjes së pasojave që ata mund të kenë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin/ “Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës “

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm për qytetarët që jetojnë në Tiranë dhe Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bën me dije se nga mesdita nuk do të ketë më transport urban në këto dy qytete, ndërsa tregon se për mjekët dhe infermierët do të ketë një transport të posaçëm.

“Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Bashkia Durrës pezullon shërbimin e transportit publik

Publikuar

-

Nga

Pas Bashkisë së Tiranës edhe Bashkia e Durrësit ka vendosur pezullimin e shërbimit të transportit publik.

Në një njoftim të Bashkisë së Durrësit thuhet se për shkak të koronavirusit, duke filluar nga data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytetin bregdetar.

“Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

-Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit

LEXO EDHE:  Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën/ Pasuritë do të konfiskohen, do futesh në burg

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Petrit Vasili/ Akuza të forta Kolegjit Zgjedhor

-Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna

-Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.”-thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE