LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fatos Lubonja 14 ditë në karantinë/ “Nuk dal nga shtëpia, më frikëson…”

12 Mars 2020, 21:59, Sociale CNA
Fatos Lubonja 14 ditë në karantinë/ “Nuk dal nga

Analisti, Fatos Lubonja, është vetizoluar në shtëpi pas kthimit nga Italia rreth dy javë më parë.

Në një lidhje telefonike me emisionin ?Real Story? ai tha se ndjehej mirë, por se do të qëndronte 14 ditë i izoluar, ashtu siç i kërkohet të gjithë shqiptarëve që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

?Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana, zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë.

Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare?, theksoi Lubonja./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga