Connect with Us

Denoncimet për koronavirusin/ Komisioni i Shëndetësisë padit Sali Berishën

Politikë

Denoncimet për koronavirusin/ Komisioni i Shëndetësisë padit Sali Berishën

Publikuar

-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar ish-kryeministrin Edi Rama për denoncimet e bëra nga ky i fundit lidhur me situatën në vend.

Balla thotë se këto ditë të emergjencës kur duhet të gjithë të zbatojnë udhëzimet, vendimet dhe urdhërat e qeverisë dhe ekspertëve, më e rrezikshme dhe më e ndyrë se koronavirusi është përhapja e qëllimshme e panikut.

Numri 2 i PS-së thotë se në Shqipëri këtë fushatë të turpshme po e udhëheq Berisha, e pas tij Lulzim Basha, duke iu referuar si “turisti” i emëruar në krye të SHQUP-it.

Balla bën me dije se Komisioni i Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit për përhapje informacionesh të rreme që përhapin panik.

“Facebook-u i Sali Berishës është një makinë paniku që punon 24 orë me ligësi dhe këmbëngulje për të terrorizuar qytetarët. Sapo është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme, kallzimi penal i deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga Neni 267 i Kodit Penal, kundër shtetasit Sali Berisha, i biri i Ram dhe Sheqere, i datëlindjes 15.10.1944 lindur në Tropojë e banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Rama “përzë” nga homazhet familjarët e Ibrahim Bashës

Ne dhe publiku shqiptar kemi besimin se institucioni i Prokurorisë, në bashkëpunim me gjykatën dhe kushtëzimet proceduriale, do të veprojë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe pa ngurim, dhe presim me vëmendjen maksimale dhënien rrugë të këtij kallëzimi sipas procedurës përkatëse. Çdo veprim i Drejtësisë në respekt të ligjit, nuk është thjeshtë një përgjigje ndaj veprimeve të qëllimshme panikuese të të akuzuarit, por është edhe shprehje e ushtrimit të detyrës institucionale dhe qytetare në mbrojtje të jetës dhe sigurisë publike, si dhe të vlerave e parimeve të lirisë së fjalës, demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, socialisti thekson se deputetët që kanë paraqitur kallëzimin, kanë shprehur gatishmërinë për tu vënë dizpozicion të veprimeve hetimore në çdo moment./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Me qetësi dhe dashuri”/ Meta harron “luftën” me qeverinë, mesazhi për qytetarët

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (Laprake), ku në kuadër të Aleancës per Dhurimin e Gjakut, ka dhuruar gjak se bashku me nje pjese te kabinetit te Tij, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ndërkohë, Meta i është përgjigjur interesit të mediave edhe në lidhje me situatën e koronavirusit në vend si dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

Kreu i shtetit ka zgjedhur të japë një përgjigje “me qetësi dhe dashuri”, duke harruar “luftën” me qeverinë.

LEXO EDHE:  Përplasjet politike në Tiranë/ Dhjetëra padi për shpifje

LEXO EDHE:  Shkon në 14 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

“Task-forca në Presidencë nuk zëvëndëson apo dublon atë të qeverisë. Janë të ndryshme, kjo është në funksion të detyrave që ka presidenti.  Për shkak të situatës, duhet të përqëndrohemi tek mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik. Duhet ti referohemi 127, por duhet parë mundësia edhe për një nr tjetër për të përballuar fluksin e qytetarëve. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes dhe pa panik”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj afatin e shlyerjes së kredive për bizneset dhe qytetarët, pas thirrjes së bërë ditën e djeshme nga lideri i demokratëve.

Basha përshëndet vendimin dhe fton qeverinë që të zbatojë propozimet e bëra nga PD për hir të Shqiptarëve. Kryetari i PD thotë se duhet të jemi pranë qytetarëve dhe bizneseve të vogla, pasi koha nuk pret.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Rama “përzë” nga homazhet familjarët e Ibrahim Bashës

LEXO EDHE:  Rama mori ryshfet 4 milione euro për plehrat, vetëm dorë e parë

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nesër administrata shtetërore pushim”/ Rama njoftim të rëndësishëm për punonjësit

Publikuar

-

Nga

“Nesër administrata shtetërore do të jetë pushim”.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili tregon se kjo është një masë e marrë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga koronavirusi.

Rama deklaron se punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen në drejtorinë  e Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë thotë se nuk duhen marrë në automjete familjarë përveç punonjësve të administratës, ndryshe paralajmëron se do të merren sanksione të rënda.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit tr-dr, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aerportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emër për emër.

LEXO EDHE:  Berisha akuza vëllait kryeministrit/ Ka përdorur disa herë makinën e trafikantit Genc Xhixha

LEXO EDHE:  Berisha akuza vëllait kryeministrit/ Ka përdorur disa herë makinën e trafikantit Genc Xhixha

Marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda. Për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo e personave që do të mbërrijnë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale, ndërsa thekson se duhet shumë kujdes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE