LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

12 Mars 2020, 09:09, Politikë CNA
Biznesi në panik/ Qeveria asnjë masë

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, ndërsa tashmë edhe në vebndin tonë janë konfirmuar 15 rastet e para.

Qeveria ka ndërmarrë masa drastike, ndërkohë janë akorduar edhe një fond prej 400 milion lekësh, për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Që në fakt janë shumë pak, por gjithësesi është një hap i parë.

Janë marrë masa ekstreme e ndoshta deri diku të lavdërueshme, sepse në raste të caktuara ndërhyrja e fortë jep efekte më të mira.

Por, përjashtuar nga kjo është biznesi. Janë baret, restorantet, hoteleria. Kjo e fundit është goditur e para sepse janë anulluar të gjitha rezervimet e kësaj kohe. Dhe nëse punonjësit mbyllen në shtëpi vendet e punës do ngelen bosh, por nga ana tjetër duhet të paguhen pastrueset, sportelistët, kamarierë e banakierë, duhet të paguajnë taksat në shtet, e të tjera si këto. Pa folur pastaj për dritat, ujin, qeratë, kreditë etj.

Mbyllja e një restoranti lë pa punë kamarierë e kuzhinierë, ndërkohë që shumë produkte që mund të jenë në gjendje nëpër magazina mund të hidhen.

Pra, është një nevojë urgjente që qeveria të ndërhyjë për bizneset. Një qeveri e përgjegjshme krahas masave që merr për të izoluar vatrën duhet të reagojë edhe ndaj biznesit.

Janë me mijëra e mijëra të punësuar. Asgjë nuk zgjidhet nëse një biznes pushon nga puna punonjësit apo të gjithë bizneset ngrenë shoqatën e tyre, mbyllin dyert dhe nxjerrin në rrugë gjithë punonjësit.

Qeveria duhet të ndërhyjë, jo vetëm t?iu bëjë thirrje njerëzvve mos dilni nga shtëpia, qeveria duhet të zgjidhë një problematikë. Sepse bizneset kanë edhe kredi, kanë këste për të paguar. Vjen fundi i muajit faturat duhen paguar. Duhet gjetur një zgjidhje për pagat e punonjësve të cilët këta duhet t?i çojnë në shtëpi.

Mirë i hoqën nga puna. Por çfarë do të ndodhë më tej. Ekonomia do të shkojë në kolaps.

Do t?i largojnë nga puna, do tentojnë disa t?i marrin, disa do të ikin, disa mund të mos i kthejnë, kur të rihapet biznesi do të ketë shumë më pak punë. Me mijëra njerëz mund të ngelin rrugëve.

Biznesi vetë nuk mundet ti mbajë punonjësit, që të rrinë në shtëpi dhe t?i paguajë. Masat drastike të qeverisë duhet të shkojnë paralel dhe me masat lehtësuese ndaj ekonomisë dhe biznesit. Duhen parë disa rrugë, siç janë: ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore ose pagimi nga shteti i këtyre për të mos i larguar nga puna, pagesa e një përqindje për njerëzit që nuk do punojnë fare, të ketë një kontribut simbolik, etj.

Pa folur më tej pastaj që të ketë një ndërhyrje te palët përsa i përket kredive për të zgjatur afatet ose për të reduktuar pagesat mujore për shkak të kësaj situate, e cila është një situatë emergjente.

Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi me tërmetin në Durrës dhe të kuptojmë se ajo çfarë ka ndodhur me biznesin në Durrës, është një katastrofë e pakorrigjueshme.

Ndërkohë, qeveria i bën thirrje popullatës të mos dalin nga shtëpia, dhe nga ana tjetër s?ka asnjë masë për biznesin.

Po ashtu qeveria duhet të ndërhyjë edhe për mbylljen e fasonerive dhe call centerat. E në rast se pronarët kundërshtojnë le të ndërhyjë edhe me polici dhe me ushtri, por duhet t?iu garantojë punonjësve dhe vetë firmave se do të ketë një lloj marrëdhënie, do të ketë lehtësira. Duhet një kontribut nga ana e shtetit.

Pronarët e fasonerisë mund të kenë porositë e tyre, por nuk mund të rrezikojnë njerëzit për një porosi të caktuar.

Kështu që është një situatë alarmante me të cilën përballet biznesi dhe ndërhyrja e qeverisë është e domosdoshme.

Biznesi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmën e shtetit. Dhe duhet parë si partneri kryesor i tij dhe jo si armiku që këtë duhet ta rrjepim, ti marrim këtij sa të kemi mundësi dhe qeveria ta tregojë veten sikur është pronari i vetëm i shtetit dhe biznesmeni më i madh i vendit.

Mbështetja ndaj biznesit është ndoshta e vetmja mënyrë për t?i dhënë një frymë ekonomisë, për ta ndihmuar që ajo të mos marrë një goditje si ajo që mori pas tërmetit, e cila do ta çonte në një gjendje të parikuperueshme dhe pasojat do të ndiheshin shumë fort.

Qeveria duhet t?i japë shpresë biznesit të vogël, të mesem, por edhe atij të madh. Në të gjitha nivelet kudo ku ka restorante hoteleri, kudo ku ka pasoja që vijnë nga kjo situatë kaq emergjente. Nuk mund të marrë masa drastike, pa shkuar paralelisht me një ndihmë ndaj biznesit dhe zbutjes së pasojave që ata mund të kenë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga