Connect with Us

Beteja me COVID-19/ Koha për të thirrur në ndihmë studentët

Lajme

Beteja me COVID-19/ Koha për të thirrur në ndihmë studentët

Publikuar

-

Koronavirusi, i njohur tashmë si COVID-19, po mban në alarm shumë vende të botës. Përhapja globale e virusit ka arritur tani në nivelin e një pandemie në përmasa të mëdha. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi një ditë më parë se organizata e tij e ka vlerësuar papushim 24 orë përhapjen dhe tani duhet bërë fjalë për një pandemi. Në dy javët e fundit numri i rasteve me COVID-19 jashtë epiqendrës, Kinës, është 13-fishuar.

Në të gjithë botën heronjtë që po përballen me këtë betejë janë mjekët dhe infermierët që po punojnë me orare të gjata pa pushim, për tiu ardhur në ndihmë të infektuarve.

Tashmë COVID-19 ka mbërritur edhe në vendin tonë, ku janë konfirmuar 15 rastet e para.

Por, ndërkohë që vendi përballet me këtë betejë, ajo çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare është të thërrasë në apel studentët. Në qoftë se do të shohim në Itali, Francë dhe Gjermani, por edhe në vende të tjera, edhe në rastin e Kinës apo Koresë së Jugut, ajo që ka ndodhur është që qeveritë kanë thirrur në apel studentët.

Pra, të gjithë studentët të cilët janë në fakultetin e infermierisë, mjekësisë apo edhe ato të stomatoligjisë, janë thirrur dhe janë trajnuar në pak kohë në mënyrë të shpejtë dhe pastaj janë përdorur në këtë situatë emergjence.

Cilat janë mënyrat sesi janë përdorur?!

Janë vendosur çadra në ambiente publike, ku këta studentë të veshur me mjete mbrojtëse kanë matur temperaturën e njerëzve ose iu kanë bërë analizat në rrugë. Kanë shikuar edhe njerëzit në hyrjet e spitaleve. Pra, nuk lejohet që turma e njerëzve të hyjë nëpër spitale, apo persona të sëmurë. Por, ata kanë një kontroll paraprak në një ambient tjetër, që mund të jetë një çadër ose një ambien tjetër i ngritur posaçërisht për të kryer këto kontrolle.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mjekët braktisin punën për të mbushur sallën ku do fliste Rama

Dhe për këto kontrolle nuk ka nevojë të ketë ekspertë, por studentët e mjekësisë dhe të infermierisë, të cilët janë me mijëra në Shqipëri mund të asistojnë së shumti në Tiranë dhe në Durrës, sidomos për të ulur panikun tek qytetarët, dhe që të sensibilizojnë njerëzit që të bëjnë kontrolle.

Mjafton që ata të jenë me mjete mbrojtëse dhe sipas protokollit, për të bërë të mundur një ndihmë të madhe në lidhje me shumë njerëz, të cilët dyshohen se mund të kenë koronavirus apo të tjerë që mund të kenë thjeshtë viroza stonore apo të tjera problematika që nuk kanë lidhje me Covid-19.

Do të ishte një ndihmë e madhe kjo për qytetarët nëse qeveria do të ndërmerrte këtë hap sa më shpejt. Duhet të fillojë trajnimi në mënyrë urgjente për ta, dhe pastaj t’i nxjerrësh në terren.

Ndoshta policia dhe ushtria është e lehtë të nxirren në rrugë, sepse ata janë të trajnuar dhe dinë ta bëjnë mirë detyrën, kurse studentët e infermierisë dhe mjekësisë, sidomos ata që kanë mbaruar vitin e parë, mund të trajnohen për të matur temperaturën dhe për të bërë analiza të thjeshta në rrugë.

E në këtë rast mund të futet në funksion të këtyre analizave dhe këtyre ndihmave momentale edhe kompania koncesionare e analizave, dhe Check-up. Gjithçka duhet të jetë në shërbim të kësaj situate. Kuptohet që qeveria duhet t’iu paguajë edhe detyrimet apo t’i thërrasë si ndihmës apo të vendosë shpërblim për ta që ti motivojë sa më shumë që të japin kontributin e tyre për situatën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kishin kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësi/ Mjekët dhe infermierët dalin të pastër

Publikuar

-

Nga

Mjekët që kishin kontakt me të moshuarën, e cila humbi jetën në Durrës nga koronavirusi dalin të pastër.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një videolive me kryeministrin, Edi Rama.

Manastirliu deklaroi se të gjitha kampionet e testimeve për mjekët dhe infermjerët e Spitalit të Durrësit kanë rezultuar negative.

“Unë dua që ta ndaj këtë lajm me ju për të parën herë pasi jo vetëm që propaganda në vazhdimësi gjithë këto ditë vijon të japë lajme të rreme dhe të nxisë panikte qytetarave. Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit dua të njoftoj që të gjithë testimet janë negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me gjithë protokollet e mbrojtjes personale dhe atyre që rekomandohen nga OBSH dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetsisë për trajtimin e rasteve.

LEXO EDHE:  A po e bëjnë rrjetet sociale më të frikshëm Koronavirusin, nga sa është vërtet?

LEXO EDHE:  A po e bëjnë rrjetet sociale më të frikshëm Koronavirusin, nga sa është vërtet?

Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për ata dhe familjarët punë e madhe po bëhet përsa i përket investigimit të rasteve dhe mbi të gjitha një punë e madhe po bëhet në spitalet tona”, tha ministrja.

Ndërkohë Manastirliu tregoi se analizat e familjares së moshuarës, e cila ndërroi jetë nga virusi, janë ende në proces./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rritet numri i të infektuarve/ 15 persona me koronavirus në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri është rritur sërish.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bën me dije se, deri më tani, janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.

Ajo deklaroi se 12 raste kanë pasur kontakte me djalin që u kthye nga Italia dhe u konfirmua si pozitiv së bashku me babain dhe 2 janë raste janë të reja, një në Tiranë, një në Lushnje.

“Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive. Sot kemi testuar 84 raste. Janë 34 raste, ku 31 prej tyre kanë dalë negative dhe vetëm tre pozitive”, tha ministrja gjatë një videolive me kryeministrin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Mjekët braktisin punën për të mbushur sallën ku do fliste Rama

LEXO EDHE:  A po e bëjnë rrjetet sociale më të frikshëm Koronavirusin, nga sa është vërtet?

Aktualisht katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Manastirliu kërkon reduktimin e personelit të “call center”-ave/ Merr edhe vendimin për komunikimin me qytetarët

Publikuar

-

Nga

Në vijim të marrjes së masave për parandalimin e koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për reduktim në maksimum të personelit të “call center”-ave.

Gjithashtu Manastirliu ka kërkuar mirëkuptimin nga ana e bizneseve në të mirë të atyre që janë të punësuar dhe të familjarëve të tyre.

“Për hir të mbrojtjes së shëndetit kam vendosur që unë vetë komunikimet e përditshme t’i bëj në formë virtuale. Asgjë nuk do të ndryshojë, do marrim pyetje dhe do i përgjigjemi pyetjeve”, u shpreh Manastirliu në një dalje për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE