Connect with Us

“Bashkë do ia dalim”/ Mesazhi prekës i bluzave të bardha

Sociale

“Bashkë do ia dalim”/ Mesazhi prekës i bluzave të bardha

Publikuar

-

Në një kohë kur situata nga koronavirusi ka mbyllur këdo në shtëpi, mjekët dhe infermierët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës duke bërë një punë të jashtëzakonshme.

Të veshur me veshjet e specializuara, mjekët, infermierët dhe sanitaret e spitalit ‘Infektiv’ kanë dhënë një mesazh të fortë për të gjithë shquptarët .

“Bashkë do ia dalim” shkruhet krahas fotove të shpërndra nga bluzat e bardha të  Spitalit Infektiv.

“Per te gjithe ju qe na shihni cuditshem kur ne futemi te godina e spitalit Infektiv , te kthyer ne karantin tashme. Jemi ne infermieret,mjeket,sanitaret ato q kemi qene gjithmon ne sherbimin tuaj vecse tani ka ndryshuar uniforma jone. Por ne jemi serisht te njejtet vecse ne nje mision te veshtire qe t gjithe ju sdo e kuptoni! Ne jemi me të rrezikuarit nga te gjithe , ne rrezik esht dhe familja jone ndaj Ju lutem mos na shihni cuditshem e mos na pyesin si ja dalim ! Se ne të gjithe bashke ja dalim dhe të gjithe bashkë do dalim shendosh e mir nga ky mision ! Me mbeshtetjen e madhe te shefes sone prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur per kete !Ju lutem ju qendroni ne shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem per stafin tim , per Kliniken e pare te spitalit infektivit !

LEXO EDHE:  “Nënën e kam izoluar në një dhomë, e pamundur t’i shërbej”/ Qytetari rrëfen se si u infektua me COVID-19

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si ndyshon moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si ndyshon moti në vijim

Dita e sotme parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites, kryesisht në zonat veriore, veriperëndimore dhe lindore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat e ajrit ulen në  vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke  luhatur vlerat ditore nga  15°C deri në 38°C.

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë

LEXO EDHE:  Foto-Zero ndërgjegjësim/ Qytetarët e Tiranës mbushin rrugët

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 12 korrik 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 12 korrik 2020

Dashi
Do ta nisni ditën me shumë energji. Rrini në kontakt me miqtë e ngushtë dhe shihni seç po ndodh rreth tyre. Nëse merrni një lajm të keq prej tyre, tregohuni vullnetar për t’i ndihmuar.

Demi
Të mbash emocionet nën kontroll nuk është edhe aq e lehtë. Ka gjasa ta keni të vështirë të zbuloni se çfarë po ju shqetëson realisht. Qëndroni pak kohë vetëm, në mënyrë që të ndiheni të qartësuar.

Binjakët
Do të përjetoni shumë ndryshime së shpejti. Do ta keni të vështirë të jetoni momentin aktualisht. Sa i përket lidhjes suaj në çift, përpiquni të gjeni pak kohë dhe të reflektoni rreth ndodhive të fundit.

Gaforrja
Pika e fortë e qëndrimit për ju sot do të jetë mirëkuptimi i njerëzve. Do të jeni në sinkron me të gjithë, çfarë do t’ju sjellë harmoni dhe shumë argëtim. Hiqni dorë nga kujdesi i tepërt dhe lërini gjërat të marrin rrugën e tyre.

Luani
Një prej miqve tuaj do të ketë një këshillë mjaft të mirë për ju, ndaj merrjani për bazë. Ndërkohë, bëni kujdes nga disa persona të tjerë të cilët përpiqen të realizojnë planet e tyre duke përfituar prej jush. Tregohuni dëgjues i mirë, por mos ndryshoni qëndrim.

Virgjëresha

Pavarësisht se mund të përballeni me zhgënjim gjatë ditës së sotme, mos e humbisni energjinë. Mos u përpiqni të kuptoni çdo mister. Nuk mund të gjeni përgjigjen e çdo pyetje në mënyrë që të keni situatën nën kontroll.

Peshorja
Sot, burimi juaj më i madh i frymëzimit do të jenë njerëzit me të cilët ndesheni. Mendohuni thellë dhe mund të kuptoni se si të përfaqësoni më saktë veten. Një takim i rastësishëm mund t’ju japë një ide se çfarë të bëni për një mik të ngushtë.

LEXO EDHE:  Rreziku i koronavirusit në Europë

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19/ Shifrat shqetësuese në 24 orë

Akrepi
Nëse nuk jeni të sigurt dhe keni dyshime lidhur me një çështje të caktuar, mos hezitoni të pyesni. Problemet në pritje duhet të zgjidhen së shpejti dhe ju e dini se duhet të filloni diku, fillimisht duke menduar pozitivisht.

Shigjetari
Energjia që ju transmetojnë miqtë tuaj është një nga mbështetjet me te mëdha. Ata janë të gatshëm të jenë kudo për ju nëse do te keni nevojë. Kjo do të thotë që nëse keni pritur të bëni një ndryshim në drejtimin e jetës suaj, kjo është koha e duhur për ta bërë.

Bricjapi
Bëhuni kreativë dhe mendoni lidhur me qasjen tuaj në një situatë të caktuar. Nëse do t’i shkruani një letër dashurie partnerit/partneres suaj, do ta bëni edhe më interesante marrëdhënien romantike. Sa i përket aspektit profesional, nuk parashikohen ndryshime.

Ujori
Bëni kujdes me shpenzimet që do kryeni këto kohë. Nëse keni vendosur të blini diçka të re, bëni pak durim. Fakti që këtë periudhë mund të keni shumë para në dispozicion, nuk do të thotë që duhet t’i shpenzoni të gjitha menjëherë.

Peshqit
Kohët e fundit ka pasur disa episode që kanë ndikuar negativisht në rrethin tuaj shoqëror. Por sot gjithçka do të sqarohet dhe ju do të ndjeni se çdo gjë ka kaluar. Marrëdhënia me paratë do të jetë e vështirë këto ditë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi Anastas Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Publikuar

-

Nga

Kryepeshkopi Janullatos/ Shndërrimi i Shën Sofisë në xhami, veprim tragjik edhe mëkat

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar lidhur me vendimin e Turqisë për të kthyer në xhami Kishën e Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofinë).

Sipas tij, kjo bën pjesë në ato veprime tragjike, të cilat minojnë shpresën më të madhe të epokës sonë, që është bashkekzistenca e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore. Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE