Connect with Us

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Politikë

Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë/ Ftesë publike Ramës

Publikuar

-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e Bankës së Shqipërisë për të shtyrë me 3 muaj afatin e shlyerjes së kredive për bizneset dhe qytetarët, pas thirrjes së bërë ditën e djeshme nga lideri i demokratëve.

Basha përshëndet vendimin dhe fton qeverinë që të zbatojë propozimet e bëra nga PD për hir të Shqiptarëve. Kryetari i PD thotë se duhet të jemi pranë qytetarëve dhe bizneseve të vogla, pasi koha nuk pret.

“Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama -Komisionerit Hann: Vettingu në rrugë të mbarë, hapni negociatat

Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ruaju nga informacioni i rremë”/ Rama iu dërgon mesazh personal shqiptarëve, këshillat që jep

Publikuar

-

Nga

Në të gjithë telefonat celular, rreth mesditës së sotme ka ardhur një mesazh personal nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ripërsërit apelin për qytetarët që të mos dalin nga shtëpia për qejf dhe të hapin dritaret.

Në mesazh, ai iu jep këshilla qytetarëve shqiptarë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Edi Rama: Halim Kosova burrë i mirë, nuk do ketë ndryshime në qeveri

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, shkruan kryeministrit në sms-në e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta pret në takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë/ Të merren masa për efektet e COVID-19 në ekonomi   

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, me kërkesë të Tij, priti sot paradite në një takim Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për të diskutuar në lidhje me situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë së COVID 19, si dhe efektet e mundshme në ekonominë e vendit dhe në sektorin bankar.

Guvernatori Sejko e informoi Presidentin Meta se gjendja e sektorit bankar vazhdon të jetë likuide dhe e mirëkapitalizuar dhe se janë marrë të gjitha masat për një vazhdimësi normale të aktivitetit operacional me klientët.

“Banka e Shipërisë është angazhuar për marrjen e vendimeve lehtësuese në interes të komunitetit të biznesit dhe të individëve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë situatën e krijuar, efektet e mundshme të saj në ekonominë e vendit dhe disponon instrumentat e nevojshëm në funksion të ruajtjes së parametrave  makro-ekonomikë dhe stabilitetit financiar në vend”, – sqaroi Guvernatori Sejko.

LEXO EDHE:  Basha “urdhër” deputetëve të PD/ Të gjithë në bazë për organizimin e protestës

LEXO EDHE:  “Hëngshin kokën e njëri-tjetrit”/ Basha i përvishet Ramës

Presidenti Meta vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë dhe shprehu besimin se do të merren në kohë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur efektet negative, si në sektorin bankar, ashtu edhe në stabilitetin makro-ekonomik të vendit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kallëzimi penal ndaj Berishës/ PD “i përvishet” keq Ramës

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar për kallëzimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u depozitua nga Komisioni i Shëndetësisë për përhapje të lajmeve të rreme që shkaktojnë panik.

Me tone të ashpra, PD thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund ta fusë dot në karantinë të vërtetën dhe opozitën. Demokratët paralajmërojnë se asnjë kallëzim apo shantazh nuk do t’i largojë nga misioni për të thënë të vërtetën.

PD deklaron se denoncimi i Berishës për të moshuarën nga Durrësi që ndërroi jetë, e infektuar me koronavirus, por pa u trajtuar sipas protokollit dhe denoncimi i Partisë Demokratike për shpërndarjen nga qeveria të 1.2 milionë maskave të skaduara për personelin shëndetësor, kanë rezultuar të vërteta.

Sipas tyre, këto raste vërtetojnë shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë së kryeministrit, i cili deri para pak ditësh siguronte shqiptarët se nuk ishin të rrezikuar dhe se ky ishte thjesht një grip.

“1. E vërteta është se qeveria nuk mori në kohë asnjë masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit të rrezikshëm. Deklaratat e Edi Ramës dhe të Ministres së Shëndetësisë se kishin marrë masa, u provuan me fakte se ishin të gënjeshtra. Vetëm pas denoncimit tonë të datës 25 dhe 26 Shkurt se në asnjë prej qendrave shëndetësore dhe spitalet në vend, nuk kishin dërguar mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu në datën 28 Shkurt njoftuan se kishin shpërndarë mjetet mbrojtëse në gjithë Shqipërinë. U provuam me fakte, se fatkeqësisht këto mjete mbrojtëse ishin të skaduara dhe nuk ofronin asnjë mbrojtje për personelin shëndetësor, të cilët janë të rrezikur nga kontakti i përditshëm dhe i lartë më qytetarët.

2. E vërteta është se qeveria, edhe sot që flasim nuk ka tërhequr sasinë e maskave të skaduara të shpërndara për personelin mjekësor. Akoma shumica e mjekëve dhe e stafit shëndetësor, që përballen me qindra njerëz në ditë, punojnë të pambrojtur.

LEXO EDHE:  Edi Rama: Halim Kosova burrë i mirë, nuk do ketë ndryshime në qeveri

LEXO EDHE:  Reagon Blushi për CityNews/Pas refuzimit që i bëri Basha propozimit të tij

3. E vërteta është se qeveria nuk ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për përballimin e situtës. 3.5 milionë dollarë janë të asgjë para përmasave në rritje të krizës. Ky fond nuk mjafton as për të furnizuar me dizifektant qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

4. Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje.

5. Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar nga taksat, tarifat dhe sigurimet shoqërore/shëndetësore, bizneset që janë urdhëruar të ndërpresin aktivitetin e tyre.

6. Qeveria nuk ka marrë masa për të mundësuar funksionimin normal të linjës së urgjencës 127, e cila ka vështirësi për aksesim për shkak të fluksit.”, nënvizon PD/ CNA.al

LEXO TE PLOTE