LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha "bojkoton" Ramën/ Nuk pranon të përgjigjet për ftesën

12 Mars 2020, 21:44, Politikë CNA
Basha "bojkoton" Ramën/ Nuk pranon të përgjigjet

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur për ftesën e kryeministrit, Edi Rama, dhe ka folur për kritikat e këtij të fundit.

Basha refuzoi të japë një përgjigje dhe dha një mesazh solidariteti për qytetarët. Lideri i demokratëve vuri theksin tek shqetësimi që opozita ka e që, sipas tij, është shëndeti i qytetarëve.

“Është rast unik ta nisim me sulmin e kryetarit të qeverisë dhe fajësimi nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për përballimin e krizës, është e qeverisë. Por më lejoni ta nis ashtu siç duhet duke i shprehur bashkëqytetarëve të mi kudo që janë gjithë solidaritetin tim personal dhe duke iu falenderuar për të gjithë masat që keni marrë këto ditë dhe duke shprehur mbështetjen time dhe shqetësimin tim që këtë kohë ta kalojnë me sa më pak pasoja. Jam i vetëdijshëm që Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshme me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, i donosdoshëm për higjenën personale, pamundësia e mbi 50 përqind të shqiptarëve për të siguruar ushqimet bazë. Shqetësimi kryesor i yni, shqetësimi kryesor i opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia në tërësi e shqiptarëve”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Basha kritikoi qeverinë se nuk ka reaguar në kohë dhe e fajësoi për ardhjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Kriza kërkon jo vetëm t?i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intestiteti i masave nuk mund të fillojë pas shfaqjes së krizës sepse shfaqja e virusit në Kinë na dha 45 ditë kohë. Këtë ka kërkuar opozita, këtë kam kërkuar unë prej datës 2 shkurt, prej datës 7 shkurt. Personalisht prej datës 24 shkurt që të marrë masa. Ndoshta edhe nga kompleksi që shfaqi zoti Rama edhe tani, pse ia kërkoj publikisht, nuk i ka ndërmarrë këto masa”, tha kryedemokrati, ndërsa u pyet nëse do të ulej në tryezë me Ramën.

“Mendoj që duhet të kalojmë përtej fasadës. Tani na duhen mendje esëll, këmbë në tokë, vendime të forta, na duhet një plan dhe transparenca, ku të gjithë të dinë se çfarë do bëjnë dhe çfarë pritet prej gjithsecilit. Mjekët të kenë pajisjet e mjaftueshme për t?i kuruar pacientët  kur të shtohet vala, dhe sigurisht që do të shtohet të kenë pajisjet e nevojshme për t?i kuruar. Kemi vetëm 120 njësi respiratore, do të presim derisa të mbushen korridoret? Duhet të ishin marrë masat para 2 javësh, tre javësh, dhe nëse nuk marrim masat sot, do t?i kemi njerëzit pa pajisjet bazë për t?i trajtuar. Mjekët duhet të ketë pajisje mbrojtëse, tamponë testimi “, nënvizoi Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga