Connect with Us

AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

Sociale

AMA ultimatum mediave/ “Mbroni personelin dhe publikun”

Publikuar

-

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bërë një apel të fortë për mediat, lidhur me situatën e koronavirust në vendin tonë, i cili ka prekur 15 persona.

AMA i kërkon mediave t’i kushtojnë më shumë vëmendje mbrojtjes së publikut dhe personelit në studio televizive dhe redaksitë e informacionit.

Ajo kërkon që subjektet audiovizive që të kujdesen me përgjegjësi maksimale për personelin dhe urdhëron të ndalohet prezenca e publikut të përqendruar në programe televizive direkte ose të regjistruara.

“Në formatet informative apo forum, të mos ketë më shumë se 2 persona të pranishëm, duke respektuar distancat apo standardet që janë përfshirë dhe në udhëzimet që ka bërë publike së fundmi Ministria e Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Shtimi i lidhjeve direkte, në distancë, mënjanon rreziqet e transmetimit të virusit.

LEXO EDHE:  Alarmi nga koronavirusi në Itali/ Rajoni Friuli Venezia Giulia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Angazhimi dhe puna voluminoze e redaksive audio dhe audiovizive për raportimin dhe mbulimin e zhvillimeve në terren, duhet të marrë parasysh dhe shëndetin e personelit gazetaresk dhe mbështetës, për të mënjanuar efektet e padëshiruara nga raste të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Duke vlerësuar shëndetin e qytetarit mbi gjithçka, AMA, nga data 12.03.2020 do të monitorojë transmetimet audiovizive dhe për rastet e evidentuara të neglizhencave apo shkeljeve të kërkesave të mësipërme do të fillojë procedurat administrative”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AMA-s./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Besimtarët marrin masa ndaj koronavirusit/ Dioqeza Katolike pezullon çdo aktivitet pas KMSH-së

Publikuar

-

Nga

Dioqeza Katolike ka pezulluar sot të gjithë aktivitetin e saj në Shqipëri, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi që ka mbërritur prej disa ditësh tashmë në vendin tonë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Dioqeza bën me dije se ka pezulluar të gjitha kremtimet liturgjike, përfshirë edhe Meshën e Shenjtë, katekizmin, aktivitetet e programuara si për fëmijë e të rritur dhe kurset e formimit pranë qendrave komunitare.

Mësohet se ky vendim do të hyjë në fuqi ditën e nesërme dhe aktivitetet do të pezullohen deri në datën 3 mars.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Përfundon testimi i 3 rasteve të reja në Shqipëri

LEXO EDHE:  Iu ndërpre mandati pa dhënë motivin/ Ambasadorja Lama paralajmëron Thaçin

Ky vendim i Dioqezës Katolike vjen një ditë pas atij të Komunitetit Mysliman Shqiptar, i cili po ashtu pezulloi çdo aktivitet në kuadër të masave të marra pë t’u mbrojtur nga koronavirusi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punonjësit e fasonerisë përballë rrezikut/ Asnjë masë mbrojtëse kundër koronavirusit, si kërcënohen nga pronarët

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që 15 persona janë konfirmuar të prekur nga koronavirusi në vendin tonë, autoritetett kanë filluar edhe marrjen e masave të ashpra kundër përhapjes së këtij virusi.

Por, duket se janë lënë në “harresë” dy bizneset më problematike, siç janë biznesi fason dhe call centerat, pasi përqendrimi i njerëzve është shumë i madh dhe distanca mes tyre nuk respektohet.

Pavarësisht situatës, biznesi fason nuk është mbyllur, dhe për më tepër punonjësit që nuk pranojnë të futen në fabrikë kërcënohen me largim nga puna.

Kështu, rreth 2500 punëtorë kanë dalë sërish në protestë mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të fasonërisë ku punojnë, për shkak se detyrohen nga eprorët e tyre që të hyjnë në fabrikë, edhe pse nuk ka asnjë masë parandaluese për marrjen e koronavirusit.

Mësohet se punonjësit që janë të punësuar, janë të lagjes Shkozë. Punonjësit thonë se pronarët dhe disa eprorë të kësaj fabrike janë kthyer nga Italia disa ditë më parë ndërsa punëtorët janë shprehur të shqetësuar pasi dyshojnë se mund të jenë të infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE:  Rritja e viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi/ Meta kërkon marrjen e masave emergjente

LEXO EDHE:  Drejtoresha e ISHP: Virusi nuk kërkon “pasaportë”, kemi rritur mbikqyrjen  

Punonjësit thonë se janë kërcënuar, duke iu thënë “O hyni brenda dhe nisni punën, ose merrni librezat edhe ikni”.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm ka pasur protesta dhe në një fabrikë pranë ish-uzinës së metalurgjikut në Alidem, ku punonjësit nuk duan që të nisin punën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizon moti/ Temperaturat pësojnë rritje të ndjeshme

Publikuar

-

Nga

Moti i kthjellët do të mbizotërojë për ditën e sotme mbi vendin tonë.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek.

Për shkak të orëve me diell temperaturat në vlerat e mesditës do të pësojnë një rritje të ndjeshme.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Në vendet malore 4°C deri në 19°C
Në vendet e ulëta 6°C deri në 22°C
Në vendet bregdetare 9°C deri në 21°C

LEXO TE PLOTE