Connect with Us

Akuzat për shpërdorim detyre/ Kryebashkiaku kallëzohet në prokurori

Kronika

Akuzat për shpërdorim detyre/ Kryebashkiaku kallëzohet në prokurori

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Memaliajt Gjolek Guci, është kallëzuar penalisht në prokurori për shpërdorim të detyrës.

Sipas BW, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek  Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj.

Kjo sepse ka bërë kallëzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia dhe ushtria vijojnë kontrollet në terren/ Identifikohen mbi 100 të kthyer nga Italia

Publikuar

-

Nga

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, policia dhe ushtria kanë rinisur kontrollen në terren në mbarë vendin, për identifikimin e personave të kthyer nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Mësohet se ata kanë ngritur gjithsej 70 pika të kontrollit dhe ndërkohë janë identifikuar mbi 100 të kthyer nga Italia pas 27 shkurtit.

Qytetarët që kontrollohen iu kërkohet ID ose pasaportë, dhe verifikohen në TIMS.

Në rastet kur verifikohet se personi vjen nga vendet me risk, policia i merr emër, mbiemër, numër telefoni dhe adresën si dhe e këshillon të qëndrojë në shtëpi dhe nëse shfaq probleme të telefonojë në numrin 127.

LEXO EDHE:  U konfirmua nga Vettingu/ ONM apelon vendimin për prokurorin

LEXO EDHE:  KQZ i kalon të dhënat e Elvis Rroshit prokurorisë

Në rast se kapen sërish nga patrullat, ata do të ndëshkohen në bazë të urdhërit të nxjerrë një ditë më parë nga ministria.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Drejtori i Rendit Publik jep detaje nga operacioni/ “Kemi ndaluar mbi 100 persona që kishin ardhur nga Italia”

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka dhënë detaje nga operacioni i Policisë, që po i bashkohet edhe ushtria e Forcave të Armatosura, lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dervishaj tha se operacioni ka si qëllim që të ndërgjegjësojë qytetarët që vijnë nga shtetet e prekura me koronavirus të vetëkarantinohen.

Ai theksoi se që nga ora 5 e pasdites së sotme e deri më tani janë ndaluar më shumë se 100 persona të ardhur nga Italia, që lëviznin të lirë me makina, ndonëse i është kërkuar të vetëkarantinohen.

LEXO EDHE:  Protesta/ Këlliçi dhe 8 anëtarë të FRPD –së, në Prokurori

LEXO EDHE:  Protesta/ Këlliçi dhe 8 anëtarë të FRPD –së, në Prokurori

“Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia”, deklaroi Dervishaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet një zetor në Kurbin/ Ishte ngarkuar me një skaf dhe kanabis

Publikuar

-

Nga

Policia ka kapur një zetor mbrëmjen e sotme në fshatin Grotull të Kurbinit.

Blutë bëjnë me dije se zetori ishte i ngarkuar me një skaf, që kishte brenda kanabis.

Raportohet se zetori ishte futur nga toka dhe po dërgonte skafin, që dyshohet se kishte destinacion Italinë, në bregdet.

Ende nuk ka shumë detaje nga ky operacion i policisë, ndërsa pritet që policia të hedhë më shumë detaje mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE