Connect with Us

Akuzat e PD-së/ Rama injoron Bashën: Lërini në dëshpërimin e tyre

Politikë

Akuzat e PD-së/ Rama injoron Bashën: Lërini në dëshpërimin e tyre

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një konferencë për mediat ku ka dhënë shpjegime të reja për tre ditët e shtetrrethimit në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Një nga pyetjet, ishin dhe akuzat e PD-së, gjatë këtyre ditëve, ku kryeministri Rama zgjodhi ti përgjigjej shkurt dhe prerë.

“Këta lërini në dëshpërimin e tyre se edhe në kohën kur të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë luftë tani që njerëzit duhet të jenë njerëz më shumë se asnjëherë me njëri tjetrin. Është një luftë ku të gjithë duhet të rrimë vetëm dhe të jemi bashkë”, u shpreh Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. arqile

    13 Mars, 2020 at 8:11 am

    Ti je armiku no 1 i shqiptareve gomar

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha “bojkoton” Ramën/ Nuk pranon të përgjigjet për ftesën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është pyetur për ftesën e kryeministrit, Edi Rama, dhe ka folur për kritikat e këtij të fundit.

Basha refuzoi të japë një përgjigje dhe dha një mesazh solidariteti për qytetarët. Lideri i demokratëve vuri theksin tek shqetësimi që opozita ka e që, sipas tij, është shëndeti i qytetarëve.

“Është rast unik ta nisim me sulmin e kryetarit të qeverisë dhe fajësimi nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur në fakt përgjegjësia kryesore për përballimin e krizës, është e qeverisë. Por më lejoni ta nis ashtu siç duhet duke i shprehur bashkëqytetarëve të mi kudo që janë gjithë solidaritetin tim personal dhe duke iu falenderuar për të gjithë masat që keni marrë këto ditë dhe duke shprehur mbështetjen time dhe shqetësimin tim që këtë kohë ta kalojnë me sa më pak pasoja. Jam i vetëdijshëm që Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshme me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, i donosdoshëm për higjenën personale, pamundësia e mbi 50 përqind të shqiptarëve për të siguruar ushqimet bazë. Shqetësimi kryesor i yni, shqetësimi kryesor i opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia në tërësi e shqiptarëve”, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Basha kritikoi qeverinë se nuk ka reaguar në kohë dhe e fajësoi për ardhjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Kriza kërkon jo vetëm t’i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intestiteti i masave nuk mund të fillojë pas shfaqjes së krizës sepse shfaqja e virusit në Kinë na dha 45 ditë kohë. Këtë ka kërkuar opozita, këtë kam kërkuar unë prej datës 2 shkurt, prej datës 7 shkurt. Personalisht prej datës 24 shkurt që të marrë masa. Ndoshta edhe nga kompleksi që shfaqi zoti Rama edhe tani, pse ia kërkoj publikisht, nuk i ka ndërmarrë këto masa”, tha kryedemokrati, ndërsa u pyet nëse do të ulej në tryezë me Ramën.

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

LEXO EDHE:  Ja kush do e drejtojë fushatën e PD

“Mendoj që duhet të kalojmë përtej fasadës. Tani na duhen mendje esëll, këmbë në tokë, vendime të forta, na duhet një plan dhe transparenca, ku të gjithë të dinë se çfarë do bëjnë dhe çfarë pritet prej gjithsecilit. Mjekët të kenë pajisjet e mjaftueshme për t’i kuruar pacientët  kur të shtohet vala, dhe sigurisht që do të shtohet të kenë pajisjet e nevojshme për t’i kuruar. Kemi vetëm 120 njësi respiratore, do të presim derisa të mbushen korridoret? Duhet të ishin marrë masat para 2 javësh, tre javësh, dhe nëse nuk marrim masat sot, do t’i kemi njerëzit pa pajisjet bazë për t’i trajtuar. Mjekët duhet të ketë pajisje mbrojtëse, tamponë testimi “, nënvizoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spaho kritika të forta qeverisë/ “Nuk na dëgjuat, masat të vonuara”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka kritikuar ashpër qeverinë lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një lidhje me “Ilva Noë”Spaho theksoi se masat  janë shumë të vonuara, duke shtuar se kriza shëndetësore që sapo ka filluar, do të shoqërohet me një krizë të rëndë ekonomike.

“Përgjatë gjithë kësaj periudhe që po ndeshemi me këtë epidemi, PD është përpjekur të jetë sa më konstruktive për ta kaluar sa më lehtë dhe të kursejë jetë njerëzore, madje nuk duam as kredite politike kur qeveria zbaton një pjesë apo të gjitha propozimet që kemi bërë për të lehësuar situatën.

Nuk e kritikojmë Ramën pse ka rënë coronavirusi, asnjë qeveri e majtë apo e djathë nuk do ta ndalonte dot, e kritikojmë pse po bën pak, me vonesë dhe përpiqet të mbulojë me propagandë në vend që të marrë masa. Kriza sapo ka filluar. Kemi shumë punë përpara që të korrigjojmë çfarë s’është bërë“/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

A tremben nga koronavirusi?/ Ja si përgjigjen Rama dhe Basha

Publikuar

-

Nga

Të gjithë shqiptarët janë frikësuar nga konfirmimi i disa rasteve me koronavirus në vendin tonë, por si po e përjetojnë dy krerët e dy partive më të mëdha politike.

Gjatë një lidhje live me emisionin “Opinion”, Edi Rama dhe Lulzim Basha u pyetën nga gazetari Blendi Fevziu nëse kanë frikë nga virusi.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk është i frikësuar dhe bëri apel që qytetarët të kenë sa më shumë kujdes.

“Frikë jo, as unë nuk duhet të kem frikë, as qyetarët, por duhet të kemi super super kujdes. Duhet të kujdeseni të mos merrni në qafë veten dhe familjarët tuja, nëse vjen edhe pse ti kujdesesh kjo është punë tjetër”, tha Rama, ndërkohë lideri i demokratëve nënvizoi se është i shqetësuar.

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

LEXO EDHE:  Basha “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, krizën e zgjidhim ne

“Nuk është koha për panik. Natyrisht që kam shqetësim. Kam shqetësim për prindërit e mi, që janë në moshë. Kam shqetësim për të afërm në gjendje të sëmurë, për miq me shëndet të rënduar, siç do të kishte secili prej nesh”, theksoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE