LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A trasmetohet koronavirusi nga kartmonedhat?/ Genc Sejko: Nuk kërkon vëmendje të veçantë

12 Mars 2020, 22:05, Sociale CNA
A trasmetohet koronavirusi nga kartmonedhat?/ Genc Sejko: Nuk kërkon

Që prej konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qytetarët janë shqetësuar për faktin nëse kartmonedhat janë transmetuese të këtij virusi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se paratë cash janë si të gjitha sipërfaqet e tjera që nuk janë përhapëse të sëmundjeve.

?Lidhur me kesh-in, kemi marrë dje nga Organizata Ndërkombëtare e Kartëmonedhës, që kesh-i trajtohet njëlloj si të gjithë sipërfaqet e tjera, që nuk është përhapës i sëmundjes. Është njëlloj si gjithë sipërfaqet e tjera të prekshme nga qytetarët. Nuk është element që kërkon vëmendje të veçantë, nuk ka nevojë për dezinfektim?, u shpreh ai në emisionin “Opinion”.

Ndërkohë për punën në banka, Sejko tregoi se parashikohet të fillojë normalisht javën e ardhshme. Guvernatori i BSH-së tha se  kanë dërguar udhëzim të qartë për të marrë masat e duhura lidhur me higjienizimin, për të ruajtur distancën dhe për të pasur një numër të kufizuar punonjësish./ CNA.al

Lajmet e fundit nga