Connect with Us

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Jan Prengës/ Ja biseda e fundit me të, çfarë më tha në telefon

Kronika

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Jan Prengës/ Ja biseda e fundit me të, çfarë më tha në telefon

Publikuar

-

Po mbushen plot dy muaj nga rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja e Jan Prengës në Kamëz, por pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, kërkimet policore për gjetjen e trupit të pajetë të 49-vjecarit nuk kanë dhënë rezultat.

Ndërkohë, dita-ditës zbardhen detaje të reja që tregojnë për motivet e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, gruaja e 49-vjecarit ka shpjeguar se ditët e fundit përpara se Jani të rrëmbehej, ishte i shqetësuar, për arsye që ajo nuk i ka të qarta.

“Me Janin jam e martuar prej 27 vitesh dhe kemi 3 fëmijë. Me 17 janar rreth orës 17:30 dolëm me Janin dhe pimë një kafe ne lagje dhe u kthyem në shtëpi. Ai qëndroi disa kohë dhe doli duke më thënë se kishte punë tek toka në bashki dhe në bankë. Në orën 10.30 fola sërish me të dhe më tha se sapo të mbaronte pune në Bashki do të kthehej në shtëpi. Pas këtij moment nuk kam komunikuar me të. Dua të shtoj se Jani nuk kishte probleme më askënd dhe nuk kishte as borxhe vetëm një kredi që e paguante rregullisht. Jani nuk kishte problem me alkoolin si dhe nuk përdorte lëndë narkotike. Vëllezërit e tij jetojnë në Angli dhe për krishtlindje na vizitoi njëri prej tyre. Dy ditët e fundit, ai ishte shumë i shqetësuar, kishte pagjumësi, por për këto shqetësime nuk më tha asgjë”, ka thënë Marie Prenga, bashkëshortja e 49-vjeçarit.

Nëna e 3 fëmijëve, shpjegon më tej se nuk ka parë asnjë mjet apo person të dyshimtë që ti ndiqte gjatë kohës që kanë qenë bashkë. Babai dhe nëna e pengut, thonë se djalin e tyre e takuan një ditë para se të rrëmbehej, pasi shkuan për drekë në shtëpinë e tij. Ata thonë se I biri nuk kishte asnjë shqetësim dhe se njërin nga djemtë e kanë të arrestuar në Angli për çështje droge. Policia ka marrë edhe dëshminë e bashkëpunëtorit të Jan Prengës. Ai thotë se së bashku kanë pasur një mobilieri, por u ndanë në biznes pa probleme, ai ngre dyshime se 49-vjeçari mund të ketë pasur borxhe, nga mënyra sesi ai komunikonte me persona të ndryshëm.

Rrëmbimi i Jan Prengës u urdhërua nga grupe kriminale që u përplasën për një sasi të madhe droge që u zhduk në Britaninë e madhe nga vëllai i tij. Sipas policisë, organizatori kryesor i rrëmbimit është Gentian Doci Fuqini nga Shkodra bashkë me disa familjarë dhe miq të ngushtë të tij, si dhe Dritan Rexhepi një emër i njohur i botës së krimit që ndodhet në burg në Ekuador prej 2014.-raporton BW.

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në pikën kufitare/ Lihet në burg Ardian Doçi, zbardhet dëshmia

Vëllai i Prengës, pasi u kontaktua nga Doçi dhe Rexhepi e ktheu gjysmën e sasisë së drogës dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, por pengu u vra dhe u zhduk. Hetuesit thonë se vlonjati Dritan Rexhepi kishte hyrë garant që nëse droga kthehej pengu do të lirohej, por në momentin që i dolën nga fjala ai i tregoi familjes Prenga emrat e rrëmbyesve.

Pas rrëmbimit Jan Prenga u dërgua në Golden Resort në pronësi të altin Hajrit, i cili C76XZWështë shpallur në kërkim ndërsa familjarë të tij janë në arrest si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Grabitje nën kërcënimin e armës/ Pranga 2 të rinjve në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor “Egnatia”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetases S. M., dy shtetas kishin tentuar të hynin në banesë dhe njëri prej tyre dyshohej se mbante një armë zjarri në dorë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale, brenda një kohe të shkurtër, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar, shtetasit G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga këta shtetas, në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se këta shtetas do ta përdorin për të realizuar vjedhjen.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga krimi në Vlorë/Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe bashkë

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga krimi në Vlorë/Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe bashkë

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet trupi i pajetë i një peshkatari në Porto Romano

Publikuar

-

Nga

Gjendet trupi i pajetë i një peshkatari i cili u mbyt në zonën e Currilave.

Peshkatari ishte zhdukur që prej një marsit dhe policia kufitare ishin lajmëruar për një mbytje në këtë zonë.

Mësohet se rrymat detare e kanë çuar trupin në Gjirin e Porto Romanos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni “Vol-Vo 4”/ Prangoset ish-punonjësi i Hipotekës

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”, i zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik, është vënë në pranga.

Mësohet se në pranga ka rënë ish-punonjësi i Hipotekës së Lezhës, Eraldo Smaçi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Vol-Vo 4”.

LEXO EDHE:  U vetëdorëzua në pikën kufitare/ Lihet në burg Ardian Doçi, zbardhet dëshmia

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga krimi në Vlorë/Dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe bashkë

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO TE PLOTE