LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Viktima e parë nga koronavirusi/ Rakacolli sqaron pse nuk e transportuan të moshuarën nga Durrësi

11 Mars 2020, 13:58, Aktualitet CNA
Viktima e parë nga koronavirusi/ Rakacolli sqaron pse nuk e transportuan

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një tjetër prononcim për mediat viktimës së parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Zv/ministrja Mira Rakacolli, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e së ndjerës, sqaroi edhe sëmundjet nga të cilat e ndjera vuante.

E moshuara vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass dhe prej disa vitesh ishte nën survejimin e mjekëve.

Gjithashtu Rakacolli bëri me dije se gruaja e moshuar, mbrëmjen e djeshme u dërgua nga infektivi i Durrësit në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësorë u përkeqësua prej mbrëmjes së djeshme, aq sa e moshuara nuk mundi të përballojë as transportimin me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga