LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Kontrolle të rrepta në 70 pika/ Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët

11 Mars 2020, 22:07, Kronika CNA
Video - Kontrolle të rrepta në 70 pika/ Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus.

Mësohet se që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar.

Këto kontrolle po bëhen për parandalimin e përhapjes së virusit korona, i cili ka infektuar deri më tani sipas shifrave zyrtare, 15 persona në vendin tonë.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Policia e Shtetit i sugjeron qytetarëve të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt paralajmëron se do t’i gjobisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga