Connect with Us

U nis drejt Tiranës/ Mjekët rikthejnë në spitalin e Durrësit të moshuarën me koronavirus

Lajme

U nis drejt Tiranës/ Mjekët rikthejnë në spitalin e Durrësit të moshuarën me koronavirus

Publikuar

-

“Shërbimet e reanimacionit Covid në kolaps”/ Urgjencë ekstreme për teste PCR

Gruaja e infektuar me koronavirus në Durrës u bë gati pë tu transportuar drejt Infektivit në QSUT në Tiranë.

Në mënyrë krejt të papritur,  mjekët  e kanë nxjerrë menjëherë nga ambulanca dhe e kanë rikthyer sërish brenda ambienteve të spitalit të Durrësit. Nuk dihet ende pse autoambulanca nuk u nis dhe pse pas disa minutash gruaja e moshuar u nxorr për t’u futur sërish në ambientet e spitalit të Durrësit.

Me herët zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se e moshuara ishte në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Një mutacion i koronavirusit është bërë dominues/ Përhapet më shpejt se origjinali

76- vjeçarja kishte qenë në Itali nga kishte importuar dhe koronavirusin por është shtruar në spitalin infektiv të Durrësit me probleme të rënda me frymëmarrjen dhe ka qëndruar për një javë e shtruar aty ndërsa dyshohet se mund të ketë infektuar mjekët dhe infermierët që i kanë shërbyer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video/ Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve

Publikuar

-

Nga

Inceneratori i Tiranës shtrihet në Zimbabve (VIDEO)

Geogenix BV, kompania guackë e regjistruar në Holandë, e cila zotëron koncesionin e inceneratorit të Tiranës ka arritur të shtjerë në dorë kontratën e shumëpërfolur të mbetjeve Zimbabve. Pas shumë akuzash dhe skandalesh, të cilat përfshinë edhe ministrat e qeverisë së Zimbabves, Geogenix ia ka dalë të marrë miratimin e propozimit të pakërkuar për të marrë me koncesion administrimin e mbetjeve në Harare, kryeqytetin e Zimbabves.

Marrëveshja fillimisht është miratuar nga Këshilli Bashkiak, ku është prezantuar nga Mauro Bianchi, përfaqësues i kompanisë Geogenix

Pas miratimit në këshillin bashkiak, koncesioni është miratuar dy javë më parë edhe nga qeveria e Zimbabves duke i hapur rrugë realizimit të projektit. Në pamjet e bëra publike nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Harares, ngjitur me Bianchin është edhe një person tjetër me maskë si përfaqësues i kompanisë Geogenix. Mediat në Zimbabve raportojnë se personi në fjalë është shtetas shqiptar. Por MCN nuk mundi të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Mirel Mërtirin, personin që zotëron inceneratorët në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së Covid-19?

Tentativat e kompanisë që ka me koncesion inceneratorin e Tiranës për të marrë një kontratë të ngjashme edhe në Zimbabve kanë nisur disa vite më parë, kur ajo nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me bashkinë e Harares. Në atë kohë, bashkia e kryeqytetit kishte hapur tender për menaxhimin e  mbetjeve, por tentoi t’ia jepte kontratën 134 milionë dollarëshe, pa garë kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Skandali u denoncua në mediat e Zimbabves, të cilat akuzuan ministrin e punëve lokale, Juli Moyo, si të përfshirë në korrupsion.

LEXO EDHE:  Një mutacion i koronavirusit është bërë dominues/ Përhapet më shpejt se origjinali

Pas këtyre akuzave, këshilli bashkiak i Harares e anuloi marrëveshjen e mirëkuptimit në korrik të vitit të kaluar. Por një vit më pas koncesioni është miratuar, edhe pse nuk dihet nëse vlera e tij është 134 milionë dollarë sa u raportua vjet.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Publikuar

-

Nga

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia nis kërkimet për çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në pyllin e Llogarasë.

Mësohet se çifti i turistëve nga Franca, janë nisur orët e para të mëngjesit për të eksploruar pyllin në Llogara, por më pas nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave te mbrojtura të cilët njohin shtigjet në pyll.

LEXO EDHE:  Një mutacion i koronavirusit është bërë dominues/ Përhapet më shpejt se origjinali

LEXO EDHE:  Rasti i parë në Itali/ Një qen infektohet me Covid-19 në Bari

Po ashtu pritet të bëhet kontroll edhe me dron për të bërë te mundur gjetjen e tyre para se të errësohet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Publikuar

-

Nga

Skandali i policisë me kompanitë celulare

Policia e Shtetit ka vendosur që të kalojë shërbimin e telefonisë për të gjithë policinë nga kompania Vodafone tek kompania One.

Bëhet fjalë për rreth 12 mijë abonime të policëve të cilët tani do të duhet të kalojnë nga Vodafone në One.

Që nga vitit 2007, Ministria e Brendëshme ka patur një kontratë kolektive me kompaninë Vodafone e cila u siguronte të gjithë punonjësve të strukturave të minsitrisë, përfshi gjithë policët e shtetit, tarifa më të ulëta se sa po ta merrnin shërbimin individualisht.

Kontrata e fundit përfundoi një muaj më parë. Ministria ndërkohë ka vendosur të mos bëjë më kontratë kolektive, por t’ja lërë çdo institucioni në dorë nëse duan të bëjnë një kontratë kolektive.

Si rezultat, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH) ka vendosur të bëjë kontratë kolektive si institucion.

Një burim i Exit News në DPPSH informon se Policia e Shtetit ka vendosur të ndryshojë shërbimin nga operatori Vodafone në operatorin One, duke iu kërkuar rreth 12 mijë punonjësve të saj të ndryshojnë operatorin.

Exit News i ka kërkuar DPPSH-së ta konfirmojë këtë informacion por nuk ka marrë përgjigje.

Duke lënë mënjanë konsideratat tregtare të këtij veprimi, ky kontraktim risjell në vëmendje një shqetësim që lidhet me pronësinë e kompanisë One.

LEXO EDHE:  “Ekipi shëndetësor duhet të testohet”/ Dr. Beqiri: Ministria e Shëndetësisë ka detyrim t’i sigurojë gjitha pajisjet

LEXO EDHE:  Kur do t’i rikthehemi jetës që kishim, para shfaqjes së Covid-19?

Sikurse Exit News ka raportuar dy vjet më parë pronari kryesor i One është bullgari Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek One, duhet të ngrejë shqetësime serioze.

Për më shumë se 14 vjet, Policia e Shtetit ka marrë një shërbim të sigurt, pa rrjedhje dhe probleme sigurie, por tashmë po zgjedh që të hyjë në një marrëdhënie të pasigurt, me një operator mbi të cilin ka hije dyshimi.

Mbi të gjitha, kontrata kolektive nuk është prokurim publik—telefonat e punonjësve të policisë nuk paguhen nga buxheti publik por nga vetë punonjësit e policisë. Për këtë arsye konsideratat e besueshmërisë dhe sigurisë së shërbimit duhet të jenë konsideratat kryesore të Policisë së sShtetit.

Të rrezikosh besueshmërinë dhe sigurinë e një shërbimi të tillë, mund t’u shërbejë interesave private dhe jo publike./exitnews

LEXO TE PLOTE