Connect with Us

Tre hapat që rekomandon qeveria gjermane kundër përhapjes së koronavirus

Sociale

Tre hapat që rekomandon qeveria gjermane kundër përhapjes së koronavirus

Publikuar

-

Ndërkohë që pothuajse gjithë bota ndodhet nën alarmin e përhapjes së koronavirusit, ajo që duhet të kemi parasysh, sugjerojnë specialsitët, është higjena.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka publikuar tre hapa, të cilat iu ndihmojnë të minimizoni mundësitë që të prekeni nga Covid-19.

Qeveria gjermane jep tre shembuj të thjeshtë, që mund t’iu ndohmojnë të mbroni veten tuaj dhe të tjerët nga infeksioni, por edhe sesi të njihni simptomat e sëmundjes dhe të kërkoni ndihmë.

Së pari, mbrojtja.

Qëndroni sa më larg të jetë e mundur nga të tjerët kur kolliteni ose tështini, dhe më mira do ishtë të mbuloni fytyrën. Tështini poshtë bërrylit tuaj, ose në një letër njëpërdorimshe dhe pastaj hidheni menjëherë në kosh.

Kujto, simptomat e para janë kollë, acarim i fytit dhe temperaturë. Disa pacientë gjithashtu vuajnë edhe nga diareja.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tremb bursat globale/ Italia në rrezik izolimi, nuk këshillohen udhëtimet

Po ashtu disa njerëz mund të kenë probleme të frymëmarrjes. Simptomat mund të shfaqen edhe 14 ditë pas infeksionit.

Vepro. Nëse keni qënë në një vend ku ka pasur raste të prekura nga koronavirusi, edhe nëse nuk keni pasur asnjë nga simptomat e mësipërme, shmangni kontaktet me njerëzit sa më shumë të jetë e mundur, për të paktën 14 ditë dhe qëndroni sa më shumë te jetë e mundur në shtëpi.

Qëndroni në kontakt me doktorin tuaj, nëpërmjet telefonit dhe flisni sesi mund të procedoni, para se të shkoni në zyrën e tij. Nëse keni pasur kontakt me një person që është infektuar, kontaktoni menjëherë me shërbimet mjekësore lokale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata në Milano/ Shqiptari tregon jetën nën karantinë

Publikuar

-

Nga

Menaxheri shqiptar, Violi Lamaj i cili jeton në Milano, tha se për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe masave të rrepta të marra në Itali prej dy javësh tashmë qëndron në shtëpi.

Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, ai theksoi se Milano thuajse wshtw izoluar.

“Kam gati 2 javë që qëndroj në shtëpi. Kjo situatë ka nisur që nga fillimi i shkurtit dhe prej dy jasvësh nuk kam kontakte më vëllain i cili ndodhet në San Siro ku situata është edhe më e vështirë.

Për shkak të punës dhe shkollës ne jemi vendosur larg njëri-tjetrit. Vëllai thuajse është izoluar totalisht.

LEXO EDHE:  Policia e Tiranës/ Plan masash për rendin dhe sigurinë gjatë fundjavës

LEXO EDHE:  Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Milano thuajse është zbrazur, në qytetin e Lombardisë ku u regjistrua edhe rasti i parë ai tha se shifran ndryshojnë dhe se nga masat e marrat shihet një frymë pozitive. Më e rëndësishme është të tregohet më shumë kujdes ngaj personave të tretë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Si Kina po del nga “kthetrat” e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kina ishte vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi, i njohur tashmë si Covid-19.

Por, edhe pse me një bilanc vërtetë të rëndë, tashmë Kina duket se po mundet të dalë nga “kthetrat” e Covid-19

Në një lidhje me “Skype” nga Shangai, me “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Rodriguez Mazreku, specialist i burimeve njerëzore, tha se situata tashmë në Kinë është më e qetë. Edhe pse shihet sërish gjendje paniku ai theksoi se nga masat e rrepta qytetarët ndjehen më të qetësuar.

“Vetëm 100 qytete raportohet se janë të infektuar. Në çdo qytet tjetër të Kinës janë kuruar thuajse 90 % e personave.

LEXO EDHE:  Drejtoria e Transportit thirrje qytetarëve/ “Evitoni lëvizjet e panevojshme dhe udhëtimet”

LEXO EDHE:  Drejtoria e Transportit thirrje qytetarëve/ “Evitoni lëvizjet e panevojshme dhe udhëtimet”

Problemi është se po vijnë të infektuar nga shtetet e tjera. Me të gjithë masat e marra Kina po i kthehet normalitetit edhe pse duhet ende pritur ende për të folur për gjëra konkrete”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ Deri më 23 mars, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve

LEXO EDHE:  Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO TE PLOTE