Connect with Us

Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Opinione

Ti ke fatin e madh të qendrosh në shtëpi

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri

Qendro në shtëpi

Ti që nuk je i detyruar të dalësh në punë

Ti që nuk e ke të domosdoshme të levizësh

Mos shko në kafe sot.

Mos u dynd në qendër tregtare nga paniku.

Mos hip në urban.
Konsideroje veten me shumë fat që nuk je i detyruar të dalësh nga shtepia. Nje fat, të cilin nuk e kanë shumë të tjerë. Nuk e kanë mjekët, që u duhet të dalin në punë dhe të jenë në vijën e parë të luftës ndaj ketij armiku të pabesë dhe të poshtër.

Nuk e kanë policët, bankierët, kolegët e mi dhe shumë e shumë të tjerë që duhet të jenë në punë detyrimisht. Por ti e ke fatin shumë të madh të qendrosh në shtëpi.

LEXO EDHE:  Rilindja shpall fitoren mbi SHBA-në/ Nga Klodian Tomorri

Një ditë e gjitha kjo do të mbarojë. Ti ke në dorë, të vendosësh si do të mbarojë.

Nëse nuk shkon në kafe sot, nëse nuk dyndesh në qendrën tregtare, në market, në urban… ti do të kesh mundesi t’i bësh keto gjera prapë nesër.

Por nëse tregohesh i papërgjegjshëm dhe lëviz, ekziston një mundësi shume e lartë, që ti mos ta shohësh dot fundin kur kjo të ketë mbaruar dhe jeta të jetë rikthyer në normalitet. Jo vetëm ti, por edhe shumë të tjerë mund të mos e shohin për fajin tënd. Kjo të bën vrasës. Pa dashje, por sërish do kesh jetë në ndërgjegjen tënde.

Rri në shtëpi. Tregohu i përgjegjshëm. Për veten, për të afermit, për të tjerët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Para interesit egoist, nuk stepen!

Publikuar

-

Nga

Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat europiane dhe amerikane, çfarë ve re?

Interesi personal ose egoist përpara jetës të njerëzve në jo pak raste!

Dakord, ndalojini ndeshjet, por shteti të më rimbursojë humbjet nga mosardhja e tifozëve në stadium.

Dakord, mos u mblidhni në vende me njerëz, por për votime hajdeni tani sa nuk u bë qameti!

Si të mos vini në protestat e grave për 8 marsin???

Shkollat i mbyllëm, por provimet e maturës nuk shtyhen!

Detyrat e shkollës? Poqese nuk ke lidhje Interneti në shtëpi, je i humbur!

Nuk kuptojnë se kjo mund t’u prishi jetën përfundimisht mijra fëmijve! Përgjithmonë ata do të mbesin pas derisa të skualifikohen!

Cfarë pabarazie sociale!

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ E vërteta e hidhur që maskon ulja fiktive e papunësisë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ E vërteta e hidhur që maskon ulja fiktive e papunësisë

I mbaruam kongreset, mitingjet, ndeshjet, tani mbylluni!

Unë mbyll kufijtë e mi, ti mbyll kufijtë e tu, ata mbyllin kufijtë e tyre!

Unë mbrohem nga ty, apo ti mbrohesh nga unë? Apo të dy mbrohemi nga njeri tjetri?

Kjo e dyta më duket!

Sartri kishte të drejtë atëhere : Ferri janë të tjerët?

Ti që je në punë, merr rrogën sepse qendron në shtëpi me fëmijën. Po unë që jam papunë, kur qendroj me fëmijën si ty nuk kam nevojë për lekë!?

Si thoshte ai i shenjti dhe kishte të drejtë : Ti që ke do të kesh edhe më shumë, ti që ke pak do të t’i marrin edhe ato që ke!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

Publikuar

-

Nga

Ajo:-E zuri flama edhe Shqipërinë. Por sëmundja made-in Kina, më shumë merr burrat mbi 70-të vjeçarë? E ke dëgjuar ti shoku Mitro?!

Më ngeci fjala në lëfyt: Më 1 maj, mbush 72 pranvera.Por e mblodha. Çdo e keqe e ka një të mirë. E keqja: Corona që mund të më rrëmbejë. E mira: çupa më bëri kompliment për moshën. Mora fjalën:

LEXO EDHE:  E frikshme/ Shkon në 5 numri i viktimave të prekur nga coronavirusi në Itali

LEXO EDHE:  Rilindja shpall fitoren mbi SHBA-në/ Nga Klodian Tomorri

-E kam dëgjuar…

Ikën dritat. Ngecëm në errësirë…Ajo tentoi të më kapi nga duart.

Unë:- Të lutem mos më prek! Kujto porositë e Ramës!

Me veta mallkova racën e verdhë. Na ndau nga prekja e çupave, edhe kur na jepet rasti, -rrallë ama, -në errësirë?!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ylli Rakipi/ Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq sot përballë shqiptarëve dhe kabinetit të vet, me një maskë të skaduar, nëntë vjet më parë.

– Kjo është një maskë amerikane, e prodhuar në Kinë, – tha Edi Rama, – dhe po të mos ishin të sakta ato nuk do ta kalonin dot Amerikën dhe oqeanin.
Janë maska që përdoren gjerësisht, pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por që nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë, disa herë më mirë facoletën, apo garzat që vendosen përpara fytyrës

Kjo ligjëratë e lodhshme, cinike dhe e paturpshme, e Kryetarit të Qeverisë, erdhi fill pasi opozita, e kapi me pras në dorë, me 1.2 milionë maska të skaduara, nëntë vite më parë, të cilat në mënyrë kriminale, janë shpërndarë, për përdorim nga personelet mjekësore.

I gjithë shpjegimi i Edi Ramës, si në çdo dalje tjetër, ishte qesharak. Por, më qesharak ishte shpjegimi, se këto maska ishin amerikane?!

Po çfarë rëndësie ka fakti nëse maskat janë prodhim amerikan, aziatik, apo skandinav?! Si ka mundësi, që kryeministri ynë kërkon të mbrohet dhe të fshihet deri në vulgaritet me Amerikën dhe amerikanët?!

Fakti që këto 1.2 milionë maska, kanë nëntë vjet që kanë skaduar, nuk ka amerikan dhe bir nëne që t’i marrë në mbrojtje.

Ndoshta është koha që Edi Rama, jo vetëm duhet të na i kursejë këto lloj daljesh televizive, por edhe të fshihet.

Çdo dalje e tij në media, çdo fjalë që nxjerr nga goja, ai dhe qeveria e vet, tregojnë vetëm faktin e tmerrshëm, se sa të papërgatitur jemi përballë së keqes, që po pushton pjesën dërrmuese të botës.

Ka dy muaj, që autoritetet më të larta shëndetësore të Shqipërisë, kanë folur për një spital, vendndodhjen e të cilit e mbanin sekret, thjesht për faktin që ky spital nuk ekzistonte.

24 orët e fundit, kur koronavirusi sapo ka shpërthyer, u caktuan fonde që shtëpia e pushimit në Durrës, të kthehet në karantinë. Por, kur do të ndodhë kjo?

Të presësh deri në minutën e fundit, që Italia të mbyllë kufijtë e vet dhe pas kësaj të urdhërosh edhe ti mbylljen e kufijve të Shqipërisë me këtë vend, është jo vetëm e vonuar, por edhe kriminale.

Mijëra shqiptarë, të infektuar ose jo, braktisën zonat e kuqe, nga veriu i Italisë dhe u derdhën në Shqipëri, nga toka dhe nga ajri. Ç’kuptim ka të mbyllësh kufijtë, pasi virusi u importua?

LEXO EDHE:  Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

LEXO EDHE:  Një amerikan humb jetën nga koronavirusi/ Rritet frikshëm numri i viktimave

Edi Rama, përpara qeverisë së vet, i shpalli sot luftë koronavirusit, me një maskë të skaduar nëntë vjet më parë, të vendosur në fytyrë.

Mos u mërzitni me gjeneralin tonë! Sot, ai deklaroi që jemi në luftë. Po me çfarë ushtrie do të luftojë kryeministri ynë dhe ne të gjithë bashkë me të?!

Lufta e sotme ndryshon shumë nga ajo e pak kohëve më parë, lufta me tërmetin. Në atë luftë, fatkeqësia ndodhi vetëm tek ne. Aty, Edi Rama zgjati dorën dhe bota, siç ndodh rëndom, jo vetëm për ata që lypin, por për shkak të fatkeqësisë, u solidarizua dhe vendosi të na ndihmojë.
Sot, është ndryshe. Sepse sot ne jemi vetëm dhe lufta me virusin, lufta me të keqen, ose ka hyrë, ose është në pragun e të gjithëve. Dhe Edi Rama, nuk mund të zgjasë më dorën.

Por, sot kryeministri ynë, erdhi një moment dhe u bë i sinqertë. Ja që ndodh edhe që Edi Rama të bëhet një herë i sinqertë. Sepse ai i ka sjellë punët e këtij vendi, kaq keq, duke harxhuar çdo qindarkë  me koncesione kaq të çuditshme dhe të pavlerë, sa sot nuk ka çfarë të bëjë.

Edhe po të dojë, nuk mundet, sepse Edi Rama dhe Shqipëria, janë një grimcë përpara Kinës, që ndërton spitale brenda 10 ditësh.

Edi Rama, në shtatë vite, në vend të qindra milionë dollarëve, të harxhuara për koncesione në shëndetësi, mund dhe duhet të kishte ndërtuar spitale të standarteve më të larta dhe sot ai mund të luftonte dhe ta vriste koronavirusin.

Por, siç pritej, po ndodh krejt ndryshe. Sot, shteti fasadë bashkë me Edi Ramën, janë në pikë të hallit.
Ndoshta, çdo gjë që të thuash sot, nuk ka asnjë vlerë. Për herë të parë, mu dhimbs vërtet Edi Rama…

Ndaj njerëz, lëreni atë në hallin e vet, me fytyrën e mbuluar me maskën e skaduar nëntë vite më parë. Edhe po të dojë vërtet, sot ai, vërtet s’mundet. Zoti na ndihmoftë!

 

LEXO TE PLOTE