Connect with Us

Situata në Milano/ Shqiptari tregon jetën nën karantinë

Sociale

Situata në Milano/ Shqiptari tregon jetën nën karantinë

Publikuar

-

Menaxheri shqiptar, Violi Lamaj i cili jeton në Milano, tha se për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe masave të rrepta të marra në Itali prej dy javësh tashmë qëndron në shtëpi.

Në një lidhje më “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, ai theksoi se Milano thuajse wshtw izoluar.

“Kam gati 2 javë që qëndroj në shtëpi. Kjo situatë ka nisur që nga fillimi i shkurtit dhe prej dy jasvësh nuk kam kontakte më vëllain i cili ndodhet në San Siro ku situata është edhe më e vështirë.

Për shkak të punës dhe shkollës ne jemi vendosur larg njëri-tjetrit. Vëllai thuajse është izoluar totalisht.

LEXO EDHE:  Vrasja e Lamajt, shtyhet gjyqi për Arben Frrokun

Milano thuajse është zbrazur, në qytetin e Lombardisë ku u regjistrua edhe rasti i parë ai tha se shifran ndryshojnë dhe se nga masat e marrat shihet një frymë pozitive. Më e rëndësishme është të tregohet më shumë kujdes ngaj personave të tretë”, u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Si Kina po del nga “kthetrat” e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Kina ishte vendi i parë ku shpërtheu koronavirusi, i njohur tashmë si Covid-19.

Por, edhe pse me një bilanc vërtetë të rëndë, tashmë Kina duket se po mundet të dalë nga “kthetrat” e Covid-19

Në një lidhje me “Skype” nga Shangai, me “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, Rodriguez Mazreku, specialist i burimeve njerëzore, tha se situata tashmë në Kinë është më e qetë. Edhe pse shihet sërish gjendje paniku ai theksoi se nga masat e rrepta qytetarët ndjehen më të qetësuar.

“Vetëm 100 qytete raportohet se janë të infektuar. Në çdo qytet tjetër të Kinës janë kuruar thuajse 90 % e personave.

LEXO EDHE:  Vidhnin bizhuteri dhe sende të çmuara/ Shkatërrohet banda e “skifterëve” shqiptarë

LEXO EDHE:  “Reparti i patologjisë në Kavajë do kthehet në karantinë/ Kërcënim serioz për banorët"

Problemi është se po vijnë të infektuar nga shtetet e tjera. Me të gjithë masat e marra Kina po i kthehet normalitetit edhe pse duhet ende pritur ende për të folur për gjëra konkrete”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme pritet një përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Temperaturat e mëngjesit parashikohen në vlerat nga 1ºC në zonat malore deri në 5ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO EDHE:  Foto-Sulmohen shqiptarët dhe kosovarët në Milano/ Shpërndahen fletushka raciste ndaj emigrantëve

LEXO EDHE:  Modelja 20 vjeçare rrëmbehet për t’u shitur në internet/ Dalin pamjet e tmershme

Ndërkohë në vlerat e mesditës parashikohet rritje me nga 15ºC në relievet malore deri në 21ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 11 mars 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Marrëdhënia juaj me partnerin do marrë një kthesë shumë pozitive gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe me të çliruar për t’i shprehur ndjenjat dhe do kënaqeni gjithë kohës. Disa beqarë do kenë fatin e madh të gjejnë personin që kanë ëndërruar prej kaq kohësh. Në planin financiar perspektivat do jenë goxha të mira dhe buxheti do mbrohet fort nga planetët.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do jeni shumë karizmatikë sot ju të dashuruarit dhe do arrini të krijoni kurdoherë një ambient të ngrohtë pranë partnerit. Çdo çast do jetë i bukur. Beqarët do kenë mundësi për njohje të reja, por mirë është të mos nxitohen për asgjë. Financat do dini shumë mirë si t’i menaxhoni kështu që nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Po vazhduat kështu edhe më tej shumë shpejt do pasuroheni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Hëna do jetë pozicionuar mirë sot në jetën tuaj në çift kështu që klima do qëndrojë gjithë kohës sensuale. Do jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe morale. Beqarët do tundohen shumë nga dikush, por ka rrezik që ai më shumë sesa t’ua zbukurojë, do ua ndërlikojë jetën. Buxheti do jetë goxha më i qëndrueshëm se më parë kështu që keni për t’u ndier të qetë.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Sot do mundoheni me çdo kusht t’iu gjeni zgjidhje problemeve që ju kanë dalë në jetën tuaj në çift dhe mund ta hiqni dorë edhe nga disa zakone të përditshme. Për të mirën e lidhjes do jeni gati për gjithçka. Beqarët do përdorin çdo lloj arme që do kenë në dorë për të joshur personat që pëlqejnë. Në planin financiar optimizmi do ju pushtojë dhe do arrini ta mbani situatën nën kontroll.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Ditë e mbushur me emocione pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në asnjë moment nuk do ndiheni keq, përkundrazi do arrini të zgjidhni edhe disa hatër-mbetje të së shkuarës. Beqarët do kenë takime interesante dhe mund te kalojnë momente shumë romantike. Në planin financiar do ju mungojë maturia dhe mund të hidhni hapa të gabuara.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do jeni shumë posesivë sot ju të dashuruarit dhe mund të thoni gjëra të pamenduara mirë. Debatet në disa raste mund të kalojnë çdo lloj parashikimi. Beqarët do jenë gati të hedhin çdo lloj hapi me ata që do takojnë sepse ai do ju përshtatet në çdo pikë. Sektori i financave do jetë goxha e trazuar dhe nuk duhet të kryeni asnjë lloj hapi të pamenduar me kujdes.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mërkuri do ndikojë më shumë nga të gjithë për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë më te logjikshëm e më të kontrolluar. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur sot. Beqarët mirë është të përfitojnë nga çdo lloj mundësie që do iu jepet për të realizuar takimet e menduara. Priten gjëra pozitive sot. Në planin financiar mos prisni përmirësime të jashtëzakonshme sepse kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Sot mund të përballeni me goxha probleme ju të dashuruarit dhe në disa momente mund të ndiheni vërtet keq. As ju dhe as ai që keni në krah nuk do toleroni aspak. Beqarët që ndiejnë prej kohësh për dikë duhet t’i bëjnë sot deklaratat sepse është koha e duhur. Buxhetin do arrini ta mbani nën kontroll edhe falë mbështetjes së familjarëve.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Rutina do jetë armiku më i madh i jetës tuaj në çift gjatë kësaj dhe ajo mund të shkatërrojë gjithçka të bukur që keni ndërtuar deri më sot. Beqarët nuk do kenë një ditë pozitive, përkundrazi do mërziten shumë kur të mos i përfillë askush nga ata që do joshin. Buxheti do ketë përmirësime më të mëdha edhe nga sa mund të ishin parashikuar.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e qëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni shumë më të qetë pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet që keni pasur. Për beqarët do ketë plot mundësi për takime, por jo të gjithë do mund të bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës ne jetën tuaj kështu që mund ta kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më të madh.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shumë sensuale do jete kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni pozitive dhe të buzëqeshur gjatë gjithë kohës. Nga ana tjetër, në mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike. Beqarët do kenë disa takime, por vetëm një qe do realizojnë në mesditë do ju pëlqejë tej mase. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te qenë shumë më e mire nga më parë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Sot do kaloni një krizë te vështirë ju të dashuruarit dhe në shumë momente do ndiheni keq. Si ju ashtu dhe ai qe keni ne krah do e ngrini zërin më shumë nga sa duhet. Beqarët do jenë pafund sensuale dhe shumë veta do mundohen t’i bëjnë për vete. Në këtë mënyrë ata do mund të bëjnë edhe zgjedhjen më të mirë. Në planin financiar mund të ndërmerrni edhe rreziqe nëse jeni të sigurt se do fitoni shumë.

LEXO TE PLOTE