LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si duhet ndryshuar marrëveshja BE-Turqi mbi refugjatët sirianë

11 Mars 2020, 07:29, Blog CNA
Si duhet ndryshuar marrëveshja BE-Turqi mbi refugjatët sirianë

Nga René Wildangel ?European Council on Foreign Relations?

* Në marsin e 4 viteve më parë, udhëheqësit e BE-së dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Ankaraja pritej të parandalonte emigrimin e sirianëve nga Turqia në Greqi. Në këmbim, Turqia do të merrte një mbështetje të shtuar financiare, pasi kishte pritur më shumë se 4 milionë refugjatë, mes tyre 3.7 milionë sirianë. Marrëveshja përfshinte gjithashtu një mekanizëm, që do të rivendoste çdo refugjat sirian shumë në nevojë në Bashkimin Evropian, për çdo emigrant që Greqia do ta rikthente mbrapsht në Turqi.

Për më tepër, që të dyja palët ranë dakord të ?ri-energjizojnë? procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e përmbushi në fakt synimin kryesor të BE-së:një rënie të ndjeshme të migracionit nga Turqia drejt Greqisë. Dhe në muajt e parë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes,  fluksi u ul ndjeshëm. Por Greqia mbeti e vetme përballë zbarkimeve të vazhdueshme të refugjatëve në ishujt e saj.

Dhe palët nuk mundën të zbatojnë logjikën e marrëveshjes ? pra të kthenin refugjatët nga Greqia në Turqi – pasi ata që mbërritën në Greqi, kishin të drejtë të kërkonin azil atje, dhe ligji ndërkombëtar e ndalon dëbimin e refugjatëve. Kësisoj, deri në fundin e vitit 2019, Greqia kishte deportuar vetëm 2.000 njerëz në Turqi.

Ndërsa BE-ja dhe autoritetet greke ishin shumë të ngadalta në përpunimin e kërkesave për azil, kushtet çnjerëzore në kampet e mbipopulluara të refugjatëve, u bënë normaliteti i ri në Greqi.

Pretendimet e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, se Turqia mund të dërgojë ?miliona? refugjatë në Evropë, janë një propagandë politike absurde.

Vetëm refugjatët më të dëshpëruar, mund të jenë të gatshëm të ndjekin thirrje të tilla, dhe të gjenden të bllokuar në një situatë të pasigurtë pranë kufirit të BE-së. Bashkimi Evropian ka tani një përgjegjësi të dyfishtë, atë të adresimit urgjent të situatës në ishujt grekë, dhe të situatës me të cilën përballen refugjatët në Turqi.

Dhe kjo duhet të përfshijë rishikimin e marrëveshjes BE-Turqi. Së pari, unioni duhet t?i japë fund situatës së paqëndrueshme në ishujt grekë. BE ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj, por një përgjigje ndaj krizës aktuale, e bazuar ekskluzivisht tek mjetet ushtarake, është tejet e gabuar. Megjithë përpjekjet e fundit të qeverisë greke për të kufizuar të drejtën e azilit, Brukseli është i detyruar të parandalojë aktet agresive ndaj refugjatëve, dhe të forcojë angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, përfshirë Konventën e Refugjatëve të vitit 1951.

Reagimi ndaj krizës në ishujt grekë, është shumë i vonuar:42.000 njerëz kanë ngecur në ?vatrat e nxehta?, të cilat autoritetet lokale i krijuan në fillim, për të identifikuar dhe regjistruar të ardhurit e rinj, përpara se të përpunonin kërkesat e tyre për azil, dhe t?i zhvendosnin në vendet e tjera anëtare të BE-së.

BE duhet t?i zhvendosë menjëherë njerëzit më në nevojë, përfshirë mijëra të mitur të pashoqëruar, dhe njerëz të sëmurë rëndë. Qeveria gjermane, ka sinjalizuar se është e gatshme të pranojë 1.500 njerëz nga ky kontigjent, dhe ka kërkuar për këtë ndihmë nga një koalicion  vendesh anëtare që të bëjnë të njëjtën gjë.

Dhe ka pasur shenja që kjo mund të ndodhë me disa vende, përfshirë Francën, Portugalinë dhe Finlandën. Nga ana tjetër, shtetet evropiane duhet të ndërmarrin hapa thelbësorë drejt reformimit të sistemit evropian të azilit, që të garantojnë të drejtat themelore të refugjatëve dhe emigrantëve.

Së dyti, Bashkimi Evropian duhet ta pranojë që marrëveshja me Turqinë nuk po funksionon siç parashikohej në vitin 2016, ndaj duhet të rishikohet. Që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit kundër Erdoganit në verën e 2016-ës, dhe fushatën e tij të paprecedentë kundër opozitës politike në vend, marrëdhëniet BE-Turqi janë tensionuar, ndërsa bisedimet e pranimit në union të Turqisë janë shndërruar në një perspektivë shumë të largët.

Prandaj, marrëveshja BE-Turqi duhet të përqendrohet tani ekskluzivisht në mbështetjen ndaj refugjatëve dhe mbrojtjen e tyre në Turqi. Paketa financiare e BE-së, është e vetmja pjesë e marrëveshjes që ka funksionuar:unioni ka disbursuar gati gjysmën e 6 miliardë eurove që i ishte premtuar Turqisë.

Pjesa më e madhe e 3 miliardë eurove, janë ndarë tashmë për projekte specifike. Këto fonde, synojnë të mbështesin refugjatët më të rrezikuar në Turqi, si dhe komunitetet pritëse. Tani BE-ja duhet ta zgjerojë këtë pjesë të marrëveshjes me fonde dhe projekte shtesë.

Por blloku duhet të kërkojë që në këmbim, Erdogani të angazhohet të ndalë përdorimin e refugjatëve si një armë për të arritur qëllimet e tij politike. Në të njëjtën kohë, BE duhet të shtojë veprimtarinë e saj humanitare për civilët në Idlib, dhe atyre që po ikin nga konflikti i armatosur.

Refugjatët nga Idlib, do të përfitonin nga një marrëveshje e rishikuar BE-Turqi, që fokusohet në mbrojtjen dhe mirëqenien e refugjatëve në Turqi, si dhe që krijon mundësinë e rivendosjes të atyre refugjatëve që kanë më shumë probleme./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga