Connect with Us

Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

Sociale

Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat bëri të ditur se dy rastet e reja, njëri është i afërm i “pacientit zero”, ndërsa tjetri është një 77-vjeçar nga Lushnja, me një histori udhëtimi në Bergamo të Italisë.

Po ashtu Mira Rakacolli bëri të ditur se ISHP ka kryer në total 157 analiza, nga të cilat 42 vetëm në 24 orët e fundit.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektiv në gjendje stabël, një në Durrës. 7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet”, -tha Rakacolli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

RTSH Shkollë/ Ministria e Arsimit publikon oraret e mësimit për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini  ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Duke nisur nga sot, Radio Televizioni Shqiptar do ti dedikojë një kanal ekskluziv mësimdhënies nga shtëpia.

“RTSH Shkollë, sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësuesit Solita Xhanaj (klasa 6-8) dhe Xhevdet Reka (klasa 9-12).

Pas orës 12:00, leksionet i gjeni në kanalin youtube të MASR: https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ ”- shkruan Besa Shahini.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana bosh/ Qytetarët reflektim për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi, i njohur si Covid-19, tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku deri tani janë konfirmuar 10 raste të infektuar.

Por, krahas masave drastike që qeveria ka marrë kundër përhapjes së koronavirusit, duket se fatmirësisht nga një reflektim edhe nga ana e qytetarëve.

Rrugët e kryeqytetit duken më të zbrazura se asnjëherë, duke treguar kështu se qytetarët e Tiranës kanë filluar reflektim në zbatim të këshillave të mjekëve, për të qëndruar sa më pak në kontakt me të tjerët.

Por, pavarësisht se një pjesë e madhe e qytetarëve duket se janë ndërgjegjësuar në lidhje me këtë situatë, ka edhe të tjerë që vijojnë normalisht mënyren e jetesës dhe nuk heqin dorë nga frekuentimi i lokaleve dhe kafeneve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tre hapat që rekomandon qeveria gjermane kundër përhapjes së koronavirus

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që pothuajse gjithë bota ndodhet nën alarmin e përhapjes së koronavirusit, ajo që duhet të kemi parasysh, sugjerojnë specialsitët, është higjena.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka publikuar tre hapa, të cilat iu ndihmojnë të minimizoni mundësitë që të prekeni nga Covid-19.

Qeveria gjermane jep tre shembuj të thjeshtë, që mund t’iu ndohmojnë të mbroni veten tuaj dhe të tjerët nga infeksioni, por edhe sesi të njihni simptomat e sëmundjes dhe të kërkoni ndihmë.

Së pari, mbrojtja.

Qëndroni sa më larg të jetë e mundur nga të tjerët kur kolliteni ose tështini, dhe më mira do ishtë të mbuloni fytyrën. Tështini poshtë bërrylit tuaj, ose në një letër njëpërdorimshe dhe pastaj hidheni menjëherë në kosh.

Kujto, simptomat e para janë kollë, acarim i fytit dhe temperaturë. Disa pacientë gjithashtu vuajnë edhe nga diareja.

Po ashtu disa njerëz mund të kenë probleme të frymëmarrjes. Simptomat mund të shfaqen edhe 14 ditë pas infeksionit.

Vepro. Nëse keni qënë në një vend ku ka pasur raste të prekura nga koronavirusi, edhe nëse nuk keni pasur asnjë nga simptomat e mësipërme, shmangni kontaktet me njerëzit sa më shumë të jetë e mundur, për të paktën 14 ditë dhe qëndroni sa më shumë te jetë e mundur në shtëpi.

Qëndroni në kontakt me doktorin tuaj, nëpërmjet telefonit dhe flisni sesi mund të procedoni, para se të shkoni në zyrën e tij. Nëse keni pasur kontakt me një person që është infektuar, kontaktoni menjëherë me shërbimet mjekësore lokale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE