Connect with Us

Shiste materiale mbrojtëse të skaduara/ Arrestohet 59-vjeçari në Francë

Bota

Shiste materiale mbrojtëse të skaduara/ Arrestohet 59-vjeçari në Francë

Publikuar

-

Një burrë 59-vjeçar u arrestua në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara.

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.

Bëhet me dije se operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara. Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.

LEXO EDHE:  Foto/ Për 20 vite francezët kanë ndërtuar kështjellën mesjetare me teknikat e Mesjetës

Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia më e prekura në Ballkan nga koronavirusi/ Dy spitale shtetërore në Athinë kthehen në karantina

Publikuar

-

Nga

Tashmë koronavirusi ka mbërritur edhe në Ballkan, ndërsa Mediat raportojnë se në Greqi, janë konfirmuar deri tani 89 raste të infektuara nga koronavirusi.

Ndërkohë, po ashtu raportohet se dy spitale shtetërore të Athinës në fillim ”Sotiria” dhe më pas edhe ”Alexandra” janë kthyer në karantinë pasi janë konfirmuar rastet.

Nga ana tjetër, një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias deklaroi se të gjitha institucionet përfshirë ato arsimore, administrata etj do të mbylleshin për 2 javë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste me Corona

Publikuar

-

Nga

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës.

Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje.

Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Kupola e Reichstag-ut në Berlin do të mbyllet për vizitorët si një masë paraprake nga e marta

RKI gjithashtu u bën thirrje komunave që të aktivizojnë planet e krizës. Ai i nxiti të gjithë kryetarët e bashkive që të veprojnë në këtë mënyrë, tha Wieler. “Ne jemi në fillim të kësaj epidemie. Ne do ta kapërcejmë atë vetëm nëse të gjithë ata që kanë përgjegjësi merren me këtë krizë para nesh në përputhje me rrethanat.” Wieler këshillon me fjalë të qarta që njerëzit të shmangin aktivitetet e mëdha dhe jo absolutisht të nevojshme.

Në të njëjtën kohë, Instituti Robert Koch tërheq vëmendjen që në Gjermani, rreziku për popullatën në tërësi ende konsiderohet “i mesëm”. Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa rajone krizash, siç është qarku Heinsberg në Renaninë Veriore-Vestfali. Në tërësi, deri të hënën janë raportuar më shumë se 1100 infektime. Sipas Wieler-it, katër nga pesë pacientë me COVID-19 do ta kalojnë butë sëmundjen. Sipas tij, megjithatë, kjo nuk vlen për njerëzit e moshuar dhe me sëmundje kronike.

Saksoni-Anhalti është tani shteti i fundit federal që konfirmon rastet e para me infektime. Katër vetë rezultuan pozitivë për virusin e koronës, njoftoi Ministria e Shtetit e Çështjeve Sociale në Magdeburg. Tre nga të infektuarit qenë kthyer nga pushimet në Tirolin Jugor ose nga Tiroli.

Seehofer në karantinë

LEXO EDHE:  Gazetari sulmon Ramën/A pyete për Haradinajn, apo kujt i plasi tr***!

LEXO EDHE:  François Fillon apo Alain Juppé? Duel konservatorësh

Ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Ingolstadt për momentin për shkak të një kontakti me një person të infektuar potencialisht. Fillimisht do të pritet rezultati i testit të personit që kontaktoi ai, tha zëdhënësi i Seehoferit, Steve Alter.

Alter njoftoi të hënën në mbrëmje në Twitter se 70-vjeçari Seehofer dhe personi që kishte kontaktuar kishin qenë në të njëjtën dhomë gjatë një takimi në Bruksel. Takimi ndodhi në një mbledhje të ministrave të brendshëm të BE në Bruksel javën e kaluar.

Deutsche Bank mbyll degët

Deutsche Bank duhet të mbyllë përkohësisht dy degë të tjera për shkak të infektimit të dy punonjësve me COVID-19. Një punonjës në Këln dhe një në Detmold rezultuan pozitiv në test. Të gjithë punonjësit që kishin qenë në kontakt me të infektuarit u dërguan në një karantinë 14-ditore. Degët do të pastroheshin plotësisht. Më parë qenë mbyllur një degë e Deutsche Bank në Gelsenkirchen dhe dega në Kempten në Allgäu./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi hyn dhe në parlamentin italian

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi nuk ka kursyer as deputetët në Itali. Sikurse bëjnë të ditur mediat italiane, deputeti Claudio Pedrazzini rezultoi pozitiv me virusin.

Pedrazzini bëhet kështu anëtari i parë i parlamentit italian i cili rezulton pozitiv me koronavirsin. Deputetët e tjerë të cilët ulen pranë Pedrazzini-t janë lajmëruar tashmë dhe pritet që të merren masat e parashikuara në këto raste.

Ndërkohë, Dhoma ka njoftuar palët e interesuara se nuk do të jetë e mundur që ato të marrin pjesë në seancën e së mërkurës. Nga an atjetër, Pedrazzini ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe “ se thjesht ka ndonjëherë temperaturë.”

LEXO EDHE:  François Fillon apo Alain Juppé? Duel konservatorësh

LEXO EDHE:  Foto/ Për 20 vite francezët kanë ndërtuar kështjellën mesjetare me teknikat e Mesjetës

Situata në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të infektuar ka shkuar në 10,149, ndërsa 631 të tjerë kanë humbur jetën.

LEXO TE PLOTE