Connect with Us

“Shantazh për të përfituar”/ SHBA: Pronarët e përdorën median për të favorizuar bizneset

Politikë

“Shantazh për të përfituar”/ SHBA: Pronarët e përdorën median për të favorizuar bizneset

Publikuar

-

Një ndër pikat ku raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA ndalet gjatë është edhe ai i situatës që zotëroi median shqiptare përgjatë vitit të shkuar.

Duke folur për këtë sektorë të rendësishëm të fjalës së lirë raporti thekson se pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raportin që më pas vijon:

“Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre”.

LEXO EDHE:  Basha thirret në Prokurori/ Hetim i trefishtë për pagesat ndaj lobuesve në SHBA

Po ashtu në raport thuhet se pati “njoftime të besueshme se përfaqësues me peshë të medias përdorën organet e medias për të bërë shatazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mugesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve duke rreshtuar si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazment Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës dhe Manastirliut

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Bardhi ngre akuzat se Rama dhe Manastirliu po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ndërsa ka publikuar edhe një video që ka të bëjë me vdekjen e të moshuarës në Durrës.

Sipas tij, dëshmia e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.

“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan ai krahas videos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se ky është një hap pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

‘Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë’, shkruan ambasadorja e SHBA.

Kiujtojmë se Meta dekretoi sot emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga nesër ushtria zbret në teren/ Kollçaku paralajmëron ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbresë në terren për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit, ku prioritare janë të ardhurit nga Italia dhe zonat e prekura.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Kollçaku tha se masat do forcohen sipas riskut të rrezikut nga koronavirusi dhe se FA do jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Analisti: Rama po kërkon të bëjë atë, që bëjnë diktaturat

LEXO EDHE:  Sulmi me dron/ Teherani do t'i tregojë kufijtë SHBA-së

“Njerëzit që kanë udhëtuar dy javët e fundit jashtë vendit duhet të zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim. Nëse nuk i zbatojnë do të penalizohen. Ne u bëjmë thirrje të zbatojnë këshillat dhe për çdo problem të kontaktojnë numrin 127. Do të vazhdohet për aq kohë sa është e nevojshme. Nuk ka afat. Në vazhdim në varësi të situatës do të shtohen ose do pakësohen. Aktualisht shtrihen në të gjithë vendin”, deklaron ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE