Connect with Us

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin”/ Meta takim me 4 personalitete të shquara

Lajme

“Së bashku për të mbrojtur shëndetin”/ Meta takim me 4 personalitete të shquara

Publikuar

-

Presidenti, Ilir Meta, ka pritur sot katër personalitete të shquara të shëndetësisë shqiptare, me të cilët ndanë disa shqetësime për situatën e shkaktuar si pasojë e përhapjes të koronavirusit në vendin tonë.

Meta bën me dije se “Profesor Isuf Kalo, mjeku i parë shqiptar në stafin permanent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagen, mjekët e nderuar dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme në sistemin shëndetësor, Fedhon Meksi dhe Andrea Gudha, si edhe ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, më njohën me pikëpamjet e tyre shumë të vyera për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate të vështirë, që në vlerësimin e përbashkët kërkon përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim të ngushtë dhe transparencë”.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Komisioni Hetimor bën lëvizjen e papritur

Meta thekson se, së bashku vlerësuam punën e jashtëzakonshme të të gjithëve mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës, që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, duke theksuar se përfshirja e kapaciteteve të çmuara njerëzore e shkencore, edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor, është hap vendimtar për suksesin e tejkalimit të kësaj sfide madhore.

“Thirrja jonë për çdo qytetar është të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve!
Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Manastirliu kërkon reduktimin e personelit të “call center”-ave/ Merr edhe vendimin për komunikimin me qytetarët

Publikuar

-

Nga

Në vijim të marrjes së masave për parandalimin e koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për reduktim në maksimum të personelit të “call center”-ave.

Gjithashtu Manastirliu ka kërkuar mirëkuptimin nga ana e bizneseve në të mirë të atyre që janë të punësuar dhe të familjarëve të tyre.

“Për hir të mbrojtjes së shëndetit kam vendosur që unë vetë komunikimet e përditshme t’i bëj në formë virtuale. Asgjë nuk do të ndryshojë, do marrim pyetje dhe do i përgjigjemi pyetjeve”, u shpreh Manastirliu në një dalje për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Anullimi i faljes së namazit/ Rama falenderon KMSH: Mesazh kutimplotë!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komunitetit Mysliman të Shqiptarëve për Anullimin e faljes së namazit të së premtes dhe të çdo tubimi nëpër xhami.

Rama shprehet se ky është vendimi i duhur në kohën e duhur por dhe një mesazh kutimplotë.

“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”, porosit profeti muhamet, paqja e zotit qoftë mbi të. Respekt, respekt, respekt për komunitetin musliman që vendosi anullimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Bizneset në kolaps nga koronavirusi/ Shoqatat e turizmit kërkesë Ramës, Klosit, Denajt e Veliajt

Publikuar

-

Nga

Pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, Shoqatat e Turizmit në vendin tonë ATA, ATU dhe ATOA i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Turizmit Blendi Klosit, ministres së Financave Anila Denajt dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn.

Ata ngrejnë alarmin se industria e Turizmit është në kolaps për shkak të anullimeve të udhëtimeve dhe se bizneset që mbahen nga turizmi janë drejt falimentimit.

Shoqatat e turizmit kërkojnë që qeveria të mbulojë 50% të rrogave të punonjësve, të falen pagesat e dritave, ujit, sigurimet, tatim fitimi, taksas e pronës, taksa vendore, etj, për një periudhë 3 deri 6 mujore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE