Connect with Us

Rudina Hajdari kujton ditëlindjen e të atit/ Krenari dhe përulje për kontributin dhe sakrificën e tij

Lajme

Rudina Hajdari kujton ditëlindjen e të atit/ Krenari dhe përulje për kontributin dhe sakrificën e tij

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka kujtuar ditën e lindjes së babait të saj, Azem Hajdari.

“Sot në ditën e lindjes së tij kujtojmë me krenari dhe përulje kontributin dhe sakrificen e tij të pakufij për Shqipërinë dhe Kosovën”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale.

Azem Hajdari ka qenë lideri i lëvizjes studentore 1990-91 që çoi drejt rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Ai simbolizon nisjen e periudhës demokratike në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari përjashtohet nga PD?/ Befason Grida Duma

Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Përhapja e koronavirusit në Shqipëri/ Meta takon Drejtorin e Zyrës së OBSH në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka takuar Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.

Presidenti ben më dije se biseduan lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Ai thekson se nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

LEXO EDHE:  Vajza e Azem Hajdarit/ Të godasim fasadat e qeverisë të bashkuar

LEXO EDHE:  Paketa e censurës “mollë sherri” në Kuvend/ Hajdari debaton me Ballën

“Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

I shërbyen 73-vjeçares me koronavirus/ Vetizolohen 4 mjekë e infermierë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Katër mjekë dhe infermierë janë vetizoluar pasi i shërbyen një 73-vjeçareje të prekur nga koronavirusi në Durrës.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që është kujdesuar për zonjën në fjalë, i është nënshtruar testit për koronavirusin, dhe tamponët janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë

LEXO EDHE:  Bislim Ahmetaj ka një mesazh për demokratët/ Të mblidhemi të gjejmë rrugën e humbur

LEXO EDHE:  Propozimi i PS për reformën zgjedhore/ Hajdari:Gjiknuri i paturpshëm

Gruaja me inicialet Xh.G, e cila është e sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve, mbrëmë ka pasur tension të lartë 140/70./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada amerikane thirrje urgjente

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, Ambasada amerikane ka bërë thirrje për qytetarët amerikanë në vendin tonë.

Ambasada këshillon shtetasit amerikanë të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz” , thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

LEXO TE PLOTE