Connect with Us

Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima, 10.590 persona të infektuar

Bota

Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima, 10.590 persona të infektuar

Publikuar

-

Bilanci i të prekurve dhe viktimave në Itali nga koronavirusi po vazhdon të rritet me shpejtësi të frikshme.

Mësohet se vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 196 persona, duke e dërguar në total numrin e viktimave në 827 nga 631 që ishte një ditë më parë.

Aktualisht 10.590 persona rezultojnë të jenë të prekur me koronavirus, ndërsa 1,045 janë shëruar, konkretisht nga dita e djeshme 41 qytetarë.

LEXO EDHE:  Corona si test stresi për demokracinë

Sipas Corriere della Serra, 5,838 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma, 1.028 janë në kujdes intensiv, ndërsa 3.724 janë në izolim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kufizimet nga pandemia/ Greqia planifikon të heqë karantinën për udhëtarët nga vendet e BE-së

Publikuar

-

Nga

Kufizimet nga pandemia/ Greqia planifikon të heqë karantinën për udhëtarët nga vendet e BE-së

Greqia po planifikon të heqë karantinën e detyrueshme për të gjithë udhëtarët nga vendet e Bashkimit Europian, si dhe pesë shtete të tjera.

Megjithatë, kushti në këtë rast është që ata të jenë negativë për virusin ose të jenë të vaksinuar.

Muajin e kaluar, vendi hoqi rregullin e karantinimit për një javë për udhëtarët izraelitë që janë të vaksinuar apo që kanë një test negativ për virusin.

Greqia, që para se të goditej nga pandemia sapo kishte nisur të dilte nga një krizë financiare e gjatë, ka njoftuar se do të hapë sektorin turistik duke nisur nga mesi i majit.

LEXO EDHE:  Studimi/ Mutacioni i koronavirusit, mund ta ketë bërë atë më infektues

LEXO EDHE:  Kontrolle për drogë në tragete që vijnë nga Durrësi/E habitshme ajo që gjejnë financierët italianë

Zyrtarët kanë njoftuar se qytetarët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të lejohen të udhëtojnë në Greqi përmes aeroporteve të Athinës, Selanikiut, Heraklion-it, Rodosit, Kos, Mykonos, Santorinit dhe Korfuzit, si dhe nëpërmjet dy kufijve tokësore.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë të huajt që arrijnë në Greqi duhet të kenë një test negativ për Covid-19 dhe duhet të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19/ Kosova shënon 14 viktima dhe 701 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  ka njoftuar se të mërkurën në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja të vdekjeve nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste, Prishtinë 2, Prizren 2, Viti 2, Gjilan 1 , Klinë 1, Mitrovicë 1, Shtërpcë 1, Skenderaj 1 dhe Suharekë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publikë janë testuar edhe 4.557 mostra të dyshuara. Sipas rezultateve janë shënuar edhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore sëmundjen e kanë mundur edhe 737 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.186.

LEXO EDHE:  “Valët e muzikës përhapin virusin”/ Erion Dasho tallet me Klosin: Shyqyr bëmë një zbulim

LEXO EDHE:  Mbyllja e shkollës nga frika e koronavirusit/ Ministria e Arsimit i heq licencën: Udhëheqësit të ndiqen nga organet e drejtësisë

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 99.536, i viktimave në 2.022 dhe i të shëruarve në 84.328.

LEXO TE PLOTE

Bota

Danimarka ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Danimarka ka ndërprerë plotësisht aplikimin e vaksinës AstraZeneca.

Sipas BBC, ky vendim është marrë pas raportimeve se kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku. Masa e ndërmarrë pritet të vonojë programin e vaksinimit për disa javë.

Disa vende europiane kanë pezulluar më parë vaksinën përkohësisht, ndërsa shumica po e përdorin vetëm për të moshuarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE